You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

14 January 2015

Ti harron

Ti harron

Ti harron se unë e di
Dëshirën e fshehur

Ti harron se unë e njoh
Ëndrrën e fjetur

Dhe më ruan nga zhgënjimi i përzgjedhur
Dhe kujton se po dremit e përkëdhelur.

Bir

Do të doja të të tregoja
Për jetën
Për njerëzit
Për botën
Po fjalët e mia të pavenda janë
Përpara frymëmarrjes tënde
Para forcës së zbulimit të vetvetes
Ndaj mirë do bëj të hesht
Derisa pyetje të më bësh
Në do
E aq, grimca rrëmuje saç i shoh nga prizmi i thyer i këndvështrimit tim
Nga tjetër erë e tjetër botë latuar
të t'i dëftej.
E ndoshta, pak të të ndihmojnë ta shohësh
Jetën
Njerëzit
Botën
Veten.

Zhvillimi

Fillimi është i vështirë - thonë
I pamundur është
E prapë e nisim.

Ndarja,
përfundimi është i vështirë - thonë
I lodhshëm është,
po prapë ja dalim

se jemi kurioze ti nxjerrim fundin.

Lojës. Eksperiencës. Njerëzve.

Hapësira ndërmjet
Zhvillimi.
Vetëm është.
E në fakt atje në heshtje ndodh gjithçka.
Brumoset fillimi
Rrënohet fundi
Ngrihen piedestalet
Dhe piramidat.

No comments:

Post a Comment