You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

24 January 2015

Pyetje

Pse? Kur? Si? Çfarë?

Të gjitha pyetjet kanë të paktën një përgjigje.
Shumë përgjigje mund të kenë po ashtu
Dhe s'ka rëndësi në pyetja u bë në mëndje
A zë i fortë nga turma s'di se ku.

Sepse. Atëherë. Kështu. Gjithçka.

Përgjigjet mund të kenë si fillim.
Por, po, jo, ndoshta asnjëherë,
Herë dalin e herë duan prapë shpjegim.

Dikur pyetje nuk bëhen më, as konstatime.
As teza brenda vetes s'ngrihen më.
Arësyeja e mosarësyes në dyzime
Mungesë interesimi nën zë.

Në fakt kur pyetje s'ka janë hequr shpresat
Dhe parimore bindja köken ngrë.
Lumin e pyetjeve e thau harresa.
Ose i mori fshesa një  nga një.

No comments:

Post a Comment