You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

09 December 2014

Pak rimë me "Frikë"

S ' tremb errësira
Po egërsirat që fsheh

Nuk tremb lartësia
Po gremina ku bie

S ' tremb njerëzia
Po gjyq i pa bërë

Nuk tremb dashuria
Po plag' që mund të lërë

S'të tremb kur përpiqesh
     Dhe një herë, sërish
Por fakti që humbjen
      Do ndjesh gjer në mish

Mos e lër kot frikën
Peng pranë të të mbajë
Shih dritën e jetës
Të thërret drejt saj!

No comments:

Post a Comment