You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

02 February 2015

Flasim

Për gjysmën e errët të hënës
Që diellin s'e njeh

Për grimcat e bukës në borë
Që zogu s'i sheh

Për modën a kohën e duhur
Për foshnja në djep

Për halle njerëzish e fate
E macen që fshihet në cep

Flasim
Dhe zgjidhim problemet
Për gjithë k'të milet
Se zgjidhjet "normale" njeriu
Nga llafet i pret (ç'mysybet).

Dhe teksa filxhani i cilfosur
rimbushet me kafe të re
Në mëndje më vjen ajo shprehja
Që dikur me të qeshur më the:

"Të gjithe nga një gojë e kemi
Po veshë i kemi nga dy
Që dyfish vëmendshëm t'dëgjojmë
E buçen ta mbyllim disi."

No comments:

Post a Comment