You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

20 March 2015

Mëngjeseve

I ndryshëm
Ritmi i mëngjeseve
Nga dita.

Kronometrike ndarja
E mendimeve
Veprimeve.
E fokusuar.
Si sprinteri që 100 metërshin
Me numur frymëmarrjesh mat.

30 sekonda shtriqje
2 min larje dhëmbësh
10 min buke
Kafe
Tesha

Procedura përsëritëse
Lista mendore gjërash të bëra a të harruara vetëtijnë e zhduken.

E përsëri
Në preçizionin kohëshfrytëzues
Gjithmonë gjendet kohë
Për gjërat e mira.
Një a njëqind milisekonda puthje
Që dita e eklipseve
Mbarë të vejë
Si jeta.

No comments:

Post a Comment