You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

14 March 2015

Përgjithësisht për emigracionin në Suedi (1)

Kuptoj se në Shqipëri e Kosovë ka një florë informacioni për emigracionin ne Suedi. Ca janë të dhëna korrekte e të tjera jo. Pjesë të informacionit ndoshta lihen pa u permendur kastile. Një pjesë zbukurohet apo harrohet në ri tregim e përsëritje. Qoftë për mundësitë kërkesat kushtet, rezultatet  etj etj.

Duke mos marrë përsipër të sqaroj apo shpjegoj gjithçka sepse vendimet e përzgjedhjet ashtu si dhe mundësitë apo rezultatet e mundimeve e përpjekjeve janë individuale do të doja t'i dedikoj disa postime fakteve të emigracionit ashtu siç gjenden në të dhënat zyrtare apo mediatike.

Në postin e parë do të them diçka për azilkërkuesit por duke paralajmëruar se në 2013 (vit për të cilin e gjeta me lehtësisht shifrën) 1 156 shqiptarë dhe 1 209 kosovare kërkuan azil në Suedi. Nuk e di saktësisht  sa prej tyre morën të drejtën e azilit por po të gjykoj nga artikujt në media për grevën e urisë nga persona të emigruar për gjakmarrje  në tetor 2014 (për të cilën do të flas herë tjetër) si dhe rastin e fëmijës 3 vjeçar nga Kosova që për shkak të sëmundjes nuk mund të transferohej e prapëseprapë ju refuzua aplikimi probabiliteti është shumë i vogël.

Ndërkohë procesi i aplikimit për azil (më tepër detaje për formatin e aplikimit herë tjetër) është i zgjatur, (deri disa vjeçar) depresionues dhe demotivues  (për të thënë më të paktën).  I takon azilkërkuesit të vërtetojë nevojën për mbrojtje dhe rrezikun që i kanoset e që e shtyn të kërkojë leje qëndrimi në Suedi.

Azilkërkuesi  pasi ka bërë kërkesën dhe deri sa të marrë lejen e punësimit e të qëndrimit nuk ka të drejtë të punësohet dhe banon në një banesë të marrë më qera nga Enti i emigracionit së bashku me aplikues të tjerë. Banesat kanë qenë të paracaktuara por dyndja e viteve të fundit ka krijuar probleme. (Edhe për  këtë linjë shpresoj të  shtjelloj më tepër me vonë por banesat gjenden nga qytetet më  qendrorë e deri në fshatrat më të humbura ish kazerma ushtrie hotele të falimentuara etj etj)

Por për tu rikthyer tek ajo që në fakt doja të shpjegoja te ky post. Diçka që është relativisht pozitive në mes problemeve dhe vështirësive. Ana financiare e mbijetesës së azilkërkuesit.
 
Një person që ka aplikuar për azil në Suedi dhe nuk ka mundësi të financojë qëndrimin këtu merr këto pagesa ditore derisa të merret vendim për kërkesën e tij.

Nëse banon në një nga banesat e dhëna nga Enti i Emigracionit ku jepet edhe ushqim (kr= korona suedeze ose ndryshe SEK. 9 kr afërsisht 1 euro)

24 kr/ditë  për të rritur
19 kr/ditë për të rritur që bashkëjetojnë
12 kr/ditë për femijë deri 17 vjeç (Nëse janë më shumë se tre fëmijë përgjysmohet vlera nga fëmija i tretë e sipër)

Nëse aplikuesi banon vetë dmth kujdeset vetë për ushqim etj pagesat janë:

71 kr/ditë për të rriturit
61 kr/ditë për të rritur që bashkëjetojnë
37 kr/ditë për fëmijët deri 3 vjeç
43 kr/ditë për fëmijët 4–10 vjeç
50 kr/ditë për fëmijë 11–17 år (nga fëmija i tretë e sipër përgjysmohet vlera)
Përveç ushqimit pagesa ditore duhet të përdoret për rroba këpucë medikamente dhe vizita mjekesore dentist artikuj higjene dhe të përdorimit të përditshëm  si dhe për aktivitete të kohës së lirë (kafe cigare etj etj).

Shifrat më sipër vijnë nga Enti i emigracionit si dhe nga Migrationsinfo
http://www.migrationsinfo.se/fragor-och-svar/hur-mycket-pengar-fr-flyktingar/

No comments:

Post a Comment