You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

15 March 2015

Teori jo konspirative

Nganjëherë na duhet të marrim vendime e të bëjmë përzgjedhje problemesh të ndryshme. Mënyra më e lehtë për këtë është tabela plus minus ku në njërën anë vendosen gjërat pozitive e në tjetrën ato negative. Nëse e bëjmë analizën realisht, krahu me mbipeshë numrash sado kundër intuitës të jetë tregon zgjedhjen që duhet të bëjmë.

Një tjetër metodikë për zgjidhje cilësore problemesh është pjesë e modelit  të njohur si modeli Toyota ose LEAN.
Në LEAN gjithçka orientohet drejt përmirësimit të përhershëm e të vazhdueshëm të proceseve (qoftë procese prodhimi si ne rastet e makinave por edhe në proceset njerëzore etj). Metodika LEAN ka shumë struktura ndihmëse por një nga ato më thelbësoret në përballjen me një problem është struktura më "5 përse".

Shembulli: 
Problemi i dukshëm: T'u vu gjobë se po ecje me shpejtësi. (problem)
PSE ? - Se ishe vonë për punë . (Pse-ja nr 1)
PSE ? - Se të  zuri gjumi. (Pse-ja nr 2)
PSE ? - Se nuk ra zilja. (Pse-ja nr 3)
PSE ? -  Se kishte mbaruar bateria (Pse-ja nr 4 )
PSE?  - Se kishe harruar ta ndërroje. (PSE-JA nr 5 = një shkak thelbësor )
Zgjidhja në rastin e marrë për shembull, apo masa parandaluese (procesi që eviton përsëritjen) është blerja e baterive apo krijimi i rutinës për ndërrim baterish me intervale të paracaktuara.

Natyrisht mund të shtrohen edhe pse nr 6, nr 7 e më tej. Por në përgjithësi pas pse-së nr 5 i jemi afruar bollshëm shkakut kryesor për të patur mundësi të veprojmë e t'i japim zgjidhje reale problemit.

Çelësi kyç në përdorimin e metodikës është që analiza të fokusohet dhe të përpiqet të ndjekë lidhjen shkak-efekt pa kapërcyer disa hallka arsyetimi njëherësh dhe duke parë përtej shtresave vetëjustifikuese.

Siç vihet re edhe në shembullin më sipër PSE-ja e pestë sjell në vëmendje një proces të gabuar apo të munguar veprimi ose një sjellje që mund të ndryshohet/përmirësohet. Kjo lidhje është një nga indikatorët që vërteton se i jemi afruar mjaftueshëm thelbit të problemit.

Një nga gjërat që duhen mbajtur mend sa herë që aplikojmë metodën me 5 Pse është fakti që "fajet nuk i kanë njerëzit pjesëmarrës por proceset (ndoshta të munguara) dhe mangësitë në to". Prandaj nëse sugjerimet për parandalimin e përsëritjes përmbajnë përgjigje të tipit "po të kishte më shumë kohë në dispozicion, më shumë para, më shumë njerëz etj" ato, edhe pse të vërteta nuk janë zgjidhje (mund të jenë zgjidhje ose lehtësues momentalë) të përsëritshme.

Sepse normalisht çdo zgjidhje duhet të paraprihet nga një analizë historike e një përmirësim të ardhshëm ashtu siç  shprehet bukur në shqip
"Të bëhesha edhe njëherë nuse pa e di unë si nusëroj!"

No comments:

Post a Comment