You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

07 March 2015

Perla muzikore në shqipërim të lirë

Nga malli për ty

Një përjetësi e jetova sikur fare të mos ishe ti
Në çdo ëndërr ishe afër, kaq afër kaq  pranë
Kur  mendoja se të gjeja, ti ishe tjetërkund
Sa herë gjeja dikë pashë ëndrrën mirazh të bërë.

Pa mendo të gjithë prehrat që lashë nga malli për ty
Se e dija që aty je dhe që mua më prisje
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun më t'bukur që ishte.

Ish e thjeshtë e bukur. Më the qe me kishe prit'
E pernima që kishte një parajsë mbi tokë dhe e pashë
Dhe m'u lute ta ndaja jetën time me ty
T'i ndoqa hapat dhe gjithë ëndrrat i patëm bashkë

Pa mendo të gjithë prehrat që lashë nga malli për ty
Se e dija që aty je dhe që mua më prisje
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun më t'bukur që ishte.

Nuk ka askënd që e ndolli zemrën time kaq mrekullisht
Me përkujdesjen ti zhduke hidhërimin e dhimbjen
Të gjitha hijet, gjithë errësirën që më parë ishte aq e qartë
E largon dhe dritën që qiellit ngrihet e shohim bashkë.

Pa mendo të gjithë prehrat që lashë nga malli për ty
Se e dija që aty je dhe që mua më prisje
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun më t'bukur që ishte.

Teksti në suedisht: http://artists.letssingit.com/cajsastina-akerstrom-lyrics-av-langtan-till-dig-m76cgqp#ixzz3Tg00EZEu

No comments:

Post a Comment