Megjithese e them sinqerisht qe canta ishte me e thjeshte sesa prezantimi i vetes.
Ja pra canta ime e dites dhe permbajtja e saj:
- fletore shenimesh (planesh?!?) cope 3 (hobi, pune, private)
- kalendar cope 1
- libri kriminalistik qe po lexoj keto dite "Box 21" nga Roslund Hellström
- Kuleta te cilen e kam dhurate nga nje vizite e sime meje ne Egjipt. Permbajtja e kuletes i bie te jete post me vete ;). Gjithsesi pervec thelpit te detyrueshem te hudhres permban: Monedha, 4 celesa si dhe nje Victorinox-mini swiss army knife, nje paracetamol (Panodil), n karta te ndryshme anetaresie, karte identiteti, dy foto jo personale, n kartevizita, 3 kartemonedha (preferoj te paguaj me karte per efekte sigurie), disa Post-It te zhubrosura dhe kuitanca blerjesh te ndryshme.
- Lejekalimet, kartat e identifikimit ne kompjuter etj te punes - cope 4.
- Telefoni celular i markes se preferuar Nokia.
- Rimel- Maybelline (i parafundit ishte ne fakt i markes Rimel)
- buzekuq (Liptreat nga Isadora me arome e shije karamelesh zana)
- nje ton sysh i ngurte ( i gjelbri - jo stilolapsi) nga Isadora.
- dy karfica flokesh
- tone sysh (pluhur bezhe dhe lejla) nga Lumene.
- Stilolapsa - cope 3 dhe portamine-1 cope
Dua te shoh canten e Tenes, canten ose xhepat e e.t. tek BBP1K dhe te N.Agos.
Ata qe s'kane blog mund fare mire ta pershkruajne permbajtjen cantore/xhepore ne koment.
Don't keep us waiting ! :)
me pelqeu çanta jote.ka gjithçka qe duhet dhe mgjth duket ende minimaliste:)
ReplyDeleteshenimet jane mire te mbahen edhe une kam filluar te mendoj per fletore te tilla sepse i harron shume gjera dhe eshte bezdi kur nuk e shpreh çfare do te thuash..
ate trajtuesin e buzeve me arome karamelesh Zana dua ta provoj:)
ato fletoret me pelqyen mua qe jam rremujaxhie e madhe. Une e kam gati fotografine. Duhet vetem te shkruaj tekstin. Japim fjalen qe sot ne darke do te jete gati.
ReplyDeleteVe bast qe sapo e kishe pastruar canten me pare se ta fotografoje :)
ReplyDeleteSepse kur me duhet te kerkoj ndonje gje tek canta e gruas time.... s'mjafton memoria e kompiuterit per ti bere inventarin ;)
Bile heren e fundit,si me te qeshur i thashe:shiko mos ke ndonje ome rezerve per makinen :)
sa per xhepat e mij: =0(vetem portofoli dhe disa karta :( )
ciao sapere,mire u pafshim kur te kthehem,sepse tani futem vetem sa per te pare se c'eshte bere :)
Edrus te betohem qe nuk e kam pastruar canten.
ReplyDeleteRremujen e kam tek copat e letrave ne kulete.
Kujdes portofolin ne Shqiperi se mos ta zbrazin ;)
o Edrus me shkrive...
ReplyDelete