Finlanda
Anna Hellerstedt, Enti i eksportit i Finlandes
”Ketu ne Finlande kerkesat jane shpesh te larta per aftesite verbale. Njohuri te rrjedhshme gjuhesore ne te folur dhe ne te shkruar kerkohen jo vetem per finlandishten po edhe ne anglisht e suedisht. Nojftimet per vendet e lira te punes afishohen ne internet, ne gazeta dhe nepermjet firmave te rekrutimit. Pasi ke kaluar intervisten e pare do te kalosh edhe 1-2 intervista te tjera (ne varesi te nivelit te vendit te punes per te cilin ke aplikuar), madje ndonjehere duhet te kalosh disa testime per tiparet e personalitetit apo per percaktimin e kapacitetit mendor.”
Britania e Madhe
Lena Westling Seljee, Zyra e punesimit per te huaj:
”Ne Britanine e Madhe kerkesat jane shume konservative persa i perket menyres se veshjes ne pune. Nese ke mundesi te paraqitesh menjehere per nje interviste pune (shpenzimet per te cilen do ti paguash vete- sepse shume pak punedhenes kompensojne per kostot e intervistimit) dhe nese ke zgjidhur nje pjese te problemeve praktike ne lidhje me zhvendosje banese etj, mund te raportosh kete gje ne aplikimin qe ben per vendin e punes. Vendimi i punesimit mund te behet shpejt dhe pa marre parasysh ndonje "dite te fundit" per te lene aplikimin. Perpiqu pra te aplikosh menjehere.”
Danimarka
Magnus Granlund, konslut menaxhimi:
”Nje punedhenes danez pret qe ti te paraqesesh qarte vetveten dhe cilesite e mira te tuat. Shumica e mardhenieve midis punedhenesit dhe punemarresit jane te percaktuara nga marreveshje kolektive dhe jo ne legjislacion. Situatat e punesimit daneze lejojne per nje individualitet me te madh se ato te disa vendeve te tjera, mundesia e negocijmit eshte me e madhe gje qe eshte mire ta dish. Ne krahasim me psh. Suedine eshte me e thjeshte per punedhenesin te te heqi nga puna ne Danimarke.”
Gjermania
Janna Lundqvist, Enti i eksportit
”Ne Gjermani, intervista eshte formale. Njerezit nuk i drejtohen njeri -tjetrit me emer dhe eshte e rendesishmte te perdoresh titujt e duhur si psh Zoti Doktor, nese personi me te cilin po bisedoni ka mbrojtur doktoraturen. Situata me formale e intervistes nenkupton qe eshte me e ralle me pyetje per jeten private apo interesat e kohes se lire dhe me e zakonshme me type te ndryshme testesh. Kerkesa per punesim dergohet vetem ne raste te vecanta me e-mail. Menyra me e zakonshme eshte si nje zarf kandidature me te gjitha pjeset perberese. Ne kerkesat per punesim ne Gjermani perfshihet gjithmone nje foto e aplikuesit.”
Franca:
Lena Westling Seljee, Zyra e punesimit per te huajt:
”Ne France eshte e zakonshme te nisesh kerkesa spontane punesimi ne firma te ndryshme dhe te perdoresh kontakte dhe rrjete te njohurish. Pa njohuri te mjaftueshme ne frengjisht eshte e veshtire te punesohesh. Intervista e punesimit ne France eshte relativisht formale. kerkohet kujdes ne veshje dhe parapergatitje. Mund te kete edhe testime te ndryshme nese behet fjale per punesim te kualifikuar. Ki parasysh qe punedhenesi nuk e sheh si detyren e tij te te japi mundesi te mesosh frengjisht. Evito per kete aresye te besh kerkesa te tilla apo argumenta te tilla si gjate intervistes ashtu edhe ne kerkesen e punesimit.”
Italia
Margareta Appell, Zyra e punesimit per te huajt
”Shumica e intervistave behen ne italisht. Ne shume provinca kerkohet qe te jesh pajisur me nje libreze punesimi te vecante, Libretto del lavoro ose Scheda professionale del lavoratore qe te kesh mundesi te punesohesh. Kontrollo cfare kerkesash ka ne rajonin apo provincen qe do. Ne itali eshte shume e zakonshme te punesohesh nepermjet kontakteve. Menyra te tjera punesimi jane nepermjet gazetave dhe firmave te krekrutimit te personelit. Ne itali veshja eshte teper e rendesishme. Mos guxo te paraqitesh ne interviste (nese je femer) pa kombinuar canten me kepucet e veshura. ”
SHBA
Jens Eriksson, trainer karriere:
”Ne SHBA kerkohet te jesh pak me i drejtperdrejte sesa ne Suedi. Pa e teperuar eshte mire te jesh i sigurte ne vete dhe te paraqesesh vetite me te mira te tuat. Ne SHBA eshte e pranueshme te japesh informacion per punesime shtese apo sporte me te cilat je marre, per shembull ' Kam stervitur gjate 5 vjeteve nje skuader gjimastikore femijesh' te jep pike shtese ne vleresim. Punedhenesit amerikane vleresojne nje leter falenderimi pas intervistes"
Njoftim!
ReplyDeleteBlogu yne per pak ore do jete jashte funksionimit.
Kerkojme ndjese dhe premtojme te kthehemi shpejt nen adresen redbonsaico.blogspot.com
Cheers
ta nxirrkan fruthin:)
ReplyDeleteaman se me keto intervistat na çmenden keta,vetem kete muaj kam patu nja 8 cop(plus dhe testet)
ReplyDeleteca nga ata intervistuesit jan berryla fare mund ti dredhesh si te duash.
Amour-Monde sa nga ato 8 berrylat qe drodhe si te doje te dhane pune ?
ReplyDelete;)
hahah
ReplyDeletejo vetem qe i drodha por testet e tyre me nga 215 pyetje mbi personalitetin ishin shum "finoke"
un punet i zgjedhe tani vetem ne baze te rroges deti tani asnje nuk ma ka prishur mendjen ,te premten kisha intervisten e tret ne te njjetn vend dhe prap hezitoj.