You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

09 March 2007

Intervista pune neper bote

Nese do te shkosh ne nje interviste pune ne Itali - mos harro te kombinosh canten me kepucet. Do te fillosh pune ne Gjermani ? Mos harro te perdoresh tituj dhe formalitete. 
 
"Sipas vendit edhe kuvendi" eshte vecanerisht e perdorshme ne intervistat e punes. Nje interviste duhet te kete pjeset e duhura perberese qe te jete e sukseshme. Ja disa nga kerkesat me fjalet perkatese te "eksperteve" vendas. 
 
Ne Suedi intervistat jane me teper si biseda te hapura ne te cilat shefi fare mire mund te pyesi cilen skuader basketbolli apo hockey te pelqen apo cfare interesash ke ne kohen e lire. Ne interviste marrin pjese pervec nje perfaqesuesi te zyres se personelit dhe shefit me te afert edhe perfaqesues te sindikates. Ne disa raste intervista me perfaqesuesit e sindikates behet ne fazen e dyte te rekrutimit. Marreveshjet kolektive midis sindikatave dhe shtetit apo grupit perfaqesues te industrise jane pervec legjislacionit shume te detajuar te punesimit mburoja jote si punemarres. Ne Suedi eshte relativisht e veshtire per nje punedhenes te te heqi nga puna. Aplikimi per pune perbehet nga CV dhe nje leter prezantimi (te dyja mund te nisen me e-mail). Pritet qe nese perzgjidhesh per interviste ti te paraqesesh kopje dhe vertetime qe mbeshtesin te dhenat e CV si dhe te lesh emra e numra telefoni prej te pakten dy "referencave". Detajet e nje rekrytimi ne Suedi jane te shumta por si shpjegim permbledhes po e ndaloj ketu.


Finlanda
Anna Hellerstedt, Enti i eksportit i Finlandes
Ketu ne Finlande kerkesat jane shpesh te larta per aftesite verbale. Njohuri te rrjedhshme gjuhesore ne te folur dhe ne te shkruar kerkohen jo vetem per finlandishten po edhe ne anglisht e suedisht. Nojftimet per vendet e lira te punes afishohen ne internet, ne gazeta dhe nepermjet firmave te rekrutimit. Pasi ke kaluar intervisten e pare do te kalosh edhe 1-2 intervista te tjera (ne varesi te nivelit te vendit te punes per te cilin ke aplikuar), madje ndonjehere duhet te kalosh disa testime per tiparet e personalitetit apo per percaktimin e kapacitetit mendor.

Britania e Madhe
Lena Westling Seljee, Zyra e punesimit per te huaj:
Ne Britanine e Madhe kerkesat jane shume konservative persa i perket menyres se veshjes ne puneNese ke mundesi te paraqitesh menjehere per nje interviste pune (shpenzimet per te cilen do ti paguash vete- sepse shume pak punedhenes kompensojne per kostot e intervistimit) dhe nese ke zgjidhur nje pjese te problemeve praktike ne lidhje me zhvendosje banese etj, mund te raportosh kete gje ne aplikimin qe ben per vendin e punesVendimi i punesimit mund te behet shpejt dhe pa marre parasysh ndonje "dite te fundit" per te lene aplikimin. Perpiqu pra te aplikosh menjehere.”

Danimarka
Magnus Granlund, konslut menaxhimi:
Nje punedhenes danez pret qe ti te paraqesesh qarte vetveten dhe cilesite e mira te tuat. Shumica e mardhenieve midis punedhenesit dhe punemarresit jane te percaktuara nga marreveshje kolektive dhe jo ne legjislacionSituatat e punesimit daneze lejojne per nje individualitet me te madh se ato te disa vendeve te tjera, mundesia e negocijmit eshte me e madhe gje qe eshte mire ta dish. Ne krahasim me psh. Suedine eshte me e thjeshte per punedhenesin te te heqi nga puna ne Danimarke.”  

Gjermania
Janna Lundqvist, Enti i eksportit
Ne Gjermani, intervista eshte formale. Njerezit nuk i drejtohen njeri -tjetrit me emer dhe eshte e rendesishmte te perdoresh titujt e duhur si psh Zoti Doktornese personi me te cilin po bisedoni ka mbrojtur doktoraturenSituata me formale e intervistes nenkupton qe eshte me e ralle me pyetje per jeten private apo interesat e kohes se lire dhe me e zakonshme me type te ndryshme testeshKerkesa per punesim dergohet vetem ne raste te vecanta me e-mail. Menyra me e zakonshme eshte si nje zarf kandidature me te gjitha pjeset perberese. Ne kerkesat per punesim ne Gjermani perfshihet gjithmone nje foto e aplikuesit.”

Franca:
Lena Westling Seljee, Zyra e punesimit per te huajt:
Ne France eshte e zakonshme te nisesh kerkesa spontane punesimi ne firma te ndryshme dhe te perdoresh kontakte dhe rrjete  te njohurishPa njohuri te mjaftueshme ne frengjisht eshte e veshtire te punesohesh. Intervista e punesimit ne France eshte relativisht formalekerkohet kujdes ne veshje dhe parapergatitjeMund te kete edhe testime te ndryshme nese behet fjale per punesim te kualifikuarKi parasysh qe punedhenesi nuk e sheh si detyren e tij te te japi mundesi te mesosh frengjisht. Evito per kete aresye te besh kerkesa te tilla apo argumenta te tilla si gjate intervistes ashtu edhe ne kerkesen e punesimit.

Italia
Margareta Appell, Zyra e punesimit per te huajt
Shumica e intervistave behen ne italisht. Ne shume provinca kerkohet qe te jesh pajisur me nje libreze punesimi te vecante, Libretto del lavoro ose Scheda professionale del lavoratore qe te kesh mundesi te punesohesh. Kontrollo cfare kerkesash ka ne rajonin apo provincen qe do. Ne itali eshte shume e zakonshme te punesohesh nepermjet kontakteve. Menyra te tjera punesimi jane nepermjet gazetave dhe firmave te krekrutimit te personelit. Ne itali veshja eshte teper e rendesishme. Mos guxo te paraqitesh ne interviste (nese je femer) pa kombinuar canten me kepucet e veshura. 

SHBA
Jens Eriksson, trainer karriere:
Ne SHBA kerkohet te jesh pak me i drejtperdrejte sesa ne Suedi. Pa e teperuar eshte mire te jesh i sigurte ne vete dhe te paraqesesh vetite me te mira te tuat. Ne SHBA eshte e pranueshme te japesh informacion per punesime shtese apo sporte me te cilat je marreper shembull ' Kam stervitur gjate 5 vjeteve nje skuader gjimastikore femijesh' te jep pike shtese ne vleresimPunedhenesit amerikane vleresojne nje leter falenderimi pas intervistes"

5 comments:

  1. Njoftim!
    Blogu yne per pak ore do jete jashte funksionimit.
    Kerkojme ndjese dhe premtojme te kthehemi shpejt nen adresen redbonsaico.blogspot.com

    Cheers

    ReplyDelete
  2. aman se me keto intervistat na çmenden keta,vetem kete muaj kam patu nja 8 cop(plus dhe testet)
    ca nga ata intervistuesit jan berryla fare mund ti dredhesh si te duash.

    ReplyDelete
  3. Amour-Monde sa nga ato 8 berrylat qe drodhe si te doje te dhane pune ?
    ;)

    ReplyDelete
  4. hahah
    jo vetem qe i drodha por testet e tyre me nga 215 pyetje mbi personalitetin ishin shum "finoke"
    un punet i zgjedhe tani vetem ne baze te rroges deti tani asnje nuk ma ka prishur mendjen ,te premten kisha intervisten e tret ne te njjetn vend dhe prap hezitoj.

    ReplyDelete