I njeti monolog, asnjehere i ndodhur por gjithmone i menduar, vazhdonte t'i rrotullohej ne tru. Ideja nuk ishte vetjake, e kishte lexuar diku ose ndoshta degjuar megjithate ne kujtime i perziej me zerin e gjyshit qe ndillte pellumbat. Pellumbat qe Eri i kishte dashur te ishin si pellumbat postare te kontit te Montekristos.
Columba livia.
" E sheh nipce!- keshtu kthehen pellumbat gjithmone ne baze.
Jane monogame pellumbat nipce. Ngado t'i nisesh prape do te vijne ketu. Se ketu e kane lene zemren.
E di ti c'do te thote monogame nipce? S'e ke mesuar jo. Nuk ta kane thene ne shkollen e madhe me termat e pafundme. Te rrofshin diplomat me pioniere me grushtin lart qe merr cdo fund viti"
Kurdo qe mendonte fjalen monogame i kujtoheshin pellumbat.
Dhe deshira per te gjetur partneren e perjetshme, folene ku te mund te kthehej vit pas viti, nga te gjitha distancat, pa asnje kufizim.Dhe zhgenjimi.
Edhe tani qe behej gati te udhetonte i dukej vetja si pellumb. Pellumb pa fole.
E dinte tanime kuptimin e monogamise po dija nuk zevendesonte asgje. "Me mire te dish sesa te kesh" - thoshte nje here e nje kohe gjyshja. Sa gabim e kishte.
I ulur ne kolltukun e rehatshem te aeroportit, me nje gote birre ne tavoline, me veshtrimin e perhumbur pertej xhamave. Vazhdonte te nisej e te mberrinte ne destinacione te panjohura, pardje i sapokthyer nga pranvera, tani ne pritje te avjonit te vonuar te vjeshtes. Gjithmone gur lumi i latuar nga rrjedha. Gjithmone i pavend.
Dhe ju kujtua serish nje udhetim. I bere para nje viti. Ne avionin plot me njerez nje 40 vjecare me nje gur ne dore, sa nje veze pellumbi. Ajo pikturonte ne gure. Nuse pashke mireseardhjeje, kerpudha te kuqe helmatisese, mace. Gurin e vogel sa nje veze pullumbi nuk e kishte pikturuar akoma. Nuk ja kishte lexuar akoma motivin. Nuk ja dinte kuptimin. Ndaj e mbante me vete.
Tundi koken, a thua i pohoi dicka pasqyrimit te vetes ne xhamat e aeroportit.
Birren e la papire.
Nuk ishte mire te dalldisej para udhetimit.
Sidomos nese donte te dinte ne e kish gjetur folene.
Absolutisht jo nese donte te gjente nje vend ku nuk e lagte me lumi i fatit, pervecse ndoshta te paparashikueshmeve, morenave.
Kritike te te gjitha vendeve,
ReplyDeleteBashkohuni ;)
C'paskeni qene, as nje 2-sh nuk vini le per 4 a 5 as qe behet fjale :((
ReplyDeletePorosia u be. Nese lidhja me temen ju humbet ...s'kam c'i bej, shpjegime s'jap ;))
Ah, detyra ju pasua Enit!
E di ti c'do te thote monogame nipce? ---bukur bukur:))
ReplyDeleteromantizem i veçante...i thurrur bukur duke perdorur monogamine!
ReplyDeleteE dinte tanime kuptimin e monogamise po dija nuk zevendesonte asgje. "Me mire te dish sesa te kesh" - thoshte nje here e nje kohe gjyshja. Sa gabim e kishte.
ReplyDeleteElais, u kenaqa. S'ka nevoje per komente.
p.s. Rrofte Abslout Raspberry!:)
:) Thank you girls :)
ReplyDeletemonogamia mund edhe te shtyhet me kusht qe te mos ngaterrosh sorren me pellumbeshen.
ReplyDeletePellumbi nuk e ngaterron kurre pellumbeshen e tij me pellumbeshat e botes, aq me pak me sorren. Monogamia eshte thjesht rezultat anesor.
ReplyDeleteAman Elais.
ReplyDeletePo ku di pellumbi ç'eshte monogamia.
kush ja mbajti pishen ?
Kur na duken kinezet te gjithe njisoj, imagjino pellumbat.
Thuaj shyqyr qe s'kane goje pellumbeshat, pa kushedi se ç'do degjonim :)
Dikur, dikujt i interesonte te krijonte simbole dhe gjeti pellumbin, simbol paqe, simbol besnikerie.
tek e fundit kafshe shume me pak e evoluar se....se.. gomari ta zeme
Vetem se gomari dhe gomarica jane shume me te idenifikueshem se pellumbat.
gomari tekiut, gomarica nekiut,
qazimit, hysenit, hasanit.....:)
........
Ps:nese monogamia nuk eshte tema kryesore e shkrimit por vete shkrimi dhe ne se deshiron nji note prej meje:
-2 :)))))))
O :D
Monogamia nuk eshte aspak tema e shkrimit.
ReplyDeleteKerkimi i vetvetes- pa lëvozhgat e thata të ndajfoljeve të kohës- eshte.
Pellumbi postie(homing pigeon), per te cilin thone qe eshte monogam e rikthehet gjithmone ne fole ishte nje mjet per te lidhur te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen, bestytnine me shpresen etj.
http://en.wikipedia.org/wiki/Homing_pigeon
eh.. si flisni ju artistat.
ReplyDeleteprandaj ju kam xhan une .:)
.. te kerkosh levozhgat e kohes me nji ndajfolje te pellumbit pigeon per te gjetur vetveten duke lidhur te tashmen me te kaluaren pa bestytni...
....
Bukur !:)
"Gjithmone gur lumi i latuar nga rrjedha. Gjithmone i pavend."
ReplyDelete10 (me yll-kë)
Lëvozhgat e thata, më duket se të pëlqen që të jenë Vazhdimisht "në lëvizje/ndryshim"...... ndryshe nga zhgualli i thatë i ndonjë tjetri :)
M'i rritet shume veshet tani ;)
ReplyDeleteEdrus, levozhgat hidhen, permbajtja mbetet, ndajfoljet plotesojne foljen :D
Më pëlqeu ajo frazë: "Gjithmone gur lumi i latuar nga rrjedha. Gjithmone i pavend."
ReplyDeleteNë atë pavëndësi,në atë përplasje sa andej këndej që na bëjnë lumenjtë e kohës, dhe ne lëmë copëra prej nesh, diku me shumë e diku më pak, diku me gëzim e diku me dhimbje, por gjithsesi "latimi" nga këto perplasje, s-mund të bëje gjë tjetër përveç se të shtoje harmonizimin e "rrumbullakësisë" sonë.... deri ne perfeksion :)
Bingo !
ReplyDelete(ket shprehjen e kam lexu me1 t-shirt):
ReplyDeletevodka, connecting people. :)
Nuk po merrem me nota. Shkrimi me pelqeu padyshim.
Tema dhe shtjellimi i saj, notë shumë të mirë!
ReplyDeleteNga ana drejtëshkrimore(hihihihi) nota e vendosur(nga unë) të ul mesataren.
HAHA!
ReplyDeleteUne do kisha ngelur ne klase po te prisja note nga ju (se do me kish kaluar mosha e notes them )
gjithsesi ti thellohu pak me shume tek kritika e drejteshkrimit se kritika na rrit nga pak :)