You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

11 June 2007

Detyra


I njeti monolog, asnjehere i ndodhur por gjithmone i menduar, vazhdonte t'i rrotullohej ne tru. Ideja nuk ishte vetjake, e kishte lexuar diku ose ndoshta degjuar megjithate ne kujtime i perziej me zerin e gjyshit qe ndillte pellumbat. Pellumbat qe Eri i kishte dashur te ishin si pellumbat postare te kontit te Montekristos.
Columba livia.

" E sheh nipce!- keshtu kthehen pellumbat gjithmone ne baze.
Jane monogame pellumbat nipce. Ngado t'i nisesh prape do te vijne ketu. Se ketu e kane lene zemren.
E di ti c'do te thote monogame nipce? S'e ke mesuar jo. Nuk ta kane thene ne shkollen e madhe me termat e pafundme. Te rrofshin diplomat me pioniere me grushtin lart qe merr cdo fund viti"

Kurdo qe mendonte fjalen monogame i kujtoheshin pellumbat.
Dhe deshira per te gjetur partneren e perjetshme, folene ku te mund te kthehej vit pas viti, nga te gjitha distancat, pa asnje kufizim.Dhe zhgenjimi.

Edhe tani qe behej gati te udhetonte i dukej vetja si pellumb. Pellumb pa fole.
E dinte tanime kuptimin e monogamise po dija nuk zevendesonte asgje. "Me mire te dish sesa te kesh" - thoshte nje here e nje kohe gjyshja. Sa gabim e kishte.

I ulur ne kolltukun e rehatshem te aeroportit, me nje gote birre ne tavoline, me veshtrimin e perhumbur pertej xhamave. Vazhdonte te nisej e te mberrinte ne destinacione te panjohura, pardje i sapokthyer nga pranvera, tani ne pritje te avjonit te vonuar te vjeshtes. Gjithmone gur lumi i latuar nga rrjedha. Gjithmone i pavend.

Dhe ju kujtua serish nje udhetim. I bere para nje viti. Ne avionin plot me njerez nje 40 vjecare me nje gur ne dore, sa nje veze pellumbi. Ajo pikturonte ne gure. Nuse pashke mireseardhjeje, kerpudha te kuqe helmatisese, mace. Gurin e vogel sa nje veze pullumbi nuk e kishte pikturuar akoma. Nuk ja kishte lexuar akoma motivin. Nuk ja dinte kuptimin. Ndaj e mbante me vete.

Tundi koken, a thua i pohoi dicka pasqyrimit te vetes ne xhamat e aeroportit.
Birren e la papire.
Nuk ishte mire te dalldisej para udhetimit.
Sidomos nese donte te dinte ne e kish gjetur folene.
Absolutisht jo nese donte te gjente nje vend ku nuk e lagte me lumi i fatit, pervecse ndoshta te paparashikueshmeve, morenave.

18 comments:

  1. Kritike te te gjitha vendeve,
    Bashkohuni ;)

    ReplyDelete
  2. C'paskeni qene, as nje 2-sh nuk vini le per 4 a 5 as qe behet fjale :((

    Porosia u be. Nese lidhja me temen ju humbet ...s'kam c'i bej, shpjegime s'jap ;))

    Ah, detyra ju pasua Enit!

    ReplyDelete
  3. E di ti c'do te thote monogame nipce? ---bukur bukur:))

    ReplyDelete
  4. romantizem i veçante...i thurrur bukur duke perdorur monogamine!

    ReplyDelete
  5. E dinte tanime kuptimin e monogamise po dija nuk zevendesonte asgje. "Me mire te dish sesa te kesh" - thoshte nje here e nje kohe gjyshja. Sa gabim e kishte.

    Elais, u kenaqa. S'ka nevoje per komente.

    p.s. Rrofte Abslout Raspberry!:)

    ReplyDelete
  6. monogamia mund edhe te shtyhet me kusht qe te mos ngaterrosh sorren me pellumbeshen.

    ReplyDelete
  7. Pellumbi nuk e ngaterron kurre pellumbeshen e tij me pellumbeshat e botes, aq me pak me sorren. Monogamia eshte thjesht rezultat anesor.

    ReplyDelete
  8. Aman Elais.
    Po ku di pellumbi ç'eshte monogamia.
    kush ja mbajti pishen ?
    Kur na duken kinezet te gjithe njisoj, imagjino pellumbat.
    Thuaj shyqyr qe s'kane goje pellumbeshat, pa kushedi se ç'do degjonim :)
    Dikur, dikujt i interesonte te krijonte simbole dhe gjeti pellumbin, simbol paqe, simbol besnikerie.
    tek e fundit kafshe shume me pak e evoluar se....se.. gomari ta zeme
    Vetem se gomari dhe gomarica jane shume me te idenifikueshem se pellumbat.
    gomari tekiut, gomarica nekiut,
    qazimit, hysenit, hasanit.....:)
    ........
    Ps:nese monogamia nuk eshte tema kryesore e shkrimit por vete shkrimi dhe ne se deshiron nji note prej meje:
    -2 :)))))))

    O :D

    ReplyDelete
  9. Monogamia nuk eshte aspak tema e shkrimit.

    Kerkimi i vetvetes- pa lëvozhgat e thata të ndajfoljeve të kohës- eshte.

    Pellumbi postie(homing pigeon), per te cilin thone qe eshte monogam e rikthehet gjithmone ne fole ishte nje mjet per te lidhur te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen, bestytnine me shpresen etj.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Homing_pigeon

    ReplyDelete
  10. eh.. si flisni ju artistat.
    prandaj ju kam xhan une .:)
    .. te kerkosh levozhgat e kohes me nji ndajfolje te pellumbit pigeon per te gjetur vetveten duke lidhur te tashmen me te kaluaren pa bestytni...
    ....
    Bukur !:)

    ReplyDelete
  11. "Gjithmone gur lumi i latuar nga rrjedha. Gjithmone i pavend."

    10 (me yll-kë)

    Lëvozhgat e thata, më duket se të pëlqen që të jenë Vazhdimisht "në lëvizje/ndryshim"...... ndryshe nga zhgualli i thatë i ndonjë tjetri :)

    ReplyDelete
  12. M'i rritet shume veshet tani ;)

    Edrus, levozhgat hidhen, permbajtja mbetet, ndajfoljet plotesojne foljen :D

    ReplyDelete
  13. Më pëlqeu ajo frazë: "Gjithmone gur lumi i latuar nga rrjedha. Gjithmone i pavend."

    Në atë pavëndësi,në atë përplasje sa andej këndej që na bëjnë lumenjtë e kohës, dhe ne lëmë copëra prej nesh, diku me shumë e diku më pak, diku me gëzim e diku me dhimbje, por gjithsesi "latimi" nga këto perplasje, s-mund të bëje gjë tjetër përveç se të shtoje harmonizimin e "rrumbullakësisë" sonë.... deri ne perfeksion :)

    ReplyDelete
  14. (ket shprehjen e kam lexu me1 t-shirt):
    vodka, connecting people. :)

    Nuk po merrem me nota. Shkrimi me pelqeu padyshim.

    ReplyDelete
  15. Tema dhe shtjellimi i saj, notë shumë të mirë!
    Nga ana drejtëshkrimore(hihihihi) nota e vendosur(nga unë) të ul mesataren.

    ReplyDelete
  16. HAHA!
    Une do kisha ngelur ne klase po te prisja note nga ju (se do me kish kaluar mosha e notes them )
    gjithsesi ti thellohu pak me shume tek kritika e drejteshkrimit se kritika na rrit nga pak :)

    ReplyDelete