You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 June 2008

Nje e shtune intensive

Dje kalova nje dite shume te kendshme. "Programi" filloi me piknik ne natyre.

Pikniku ishte paksa dramatik ngaqe ca nga "lulet e asfaltit", qe morren pjese ne aktivitetet e dites, jane shume te ndjeshme e sensible. Sensibiliteti i tyre acarohej rendshem kur ketra e pellumba te paturpshem (te mesuar me prinder femijesh te vegjel, te cileve ketrat e pellumbat u duken te lezetshem, ndaj detyrojne prinderit t'u hedhin therrime buke) i afroheshin aq shume tavolines sone te improvizuar ne bar, sa shoqeve u vinte anicire. Te themi te verteten edhe une lule qyteti jam, po qytetet tona (si ato te rrahura me ere e suferine, si ato me pula e lope nen ballkon, si ato me Skenderbe ne shesh) me kane bere me pak te ndjeshme. Pa u mburrur shume duhet te zevendesoj me pak te ndjeshme me sypatrembur se, te rrime shtrember e te flasim drejt, pervec ndonje qeni te rralle gjuetie (cope 2 ne 18 vjet), ndonje miu ose hardhuce te ngordhur gjate ekskursioneve me klasen (minj 2 hardhuce 1), nuk para jam rritur me shume kafshe. Kafshe te llojit njerez kam takuar sa te duash. Do thosha si te Karnavalet e Korces "kam pare e kam ngrene" po kam frike se me mirekuptoni keq. Me kafshe njerez jam perballur pra, te te gjitha markave, kombesive dhe sojeve. Te pire dhe esell. Mbi toke dhe underground. Te armatosur dhe te pa-armatosur (une me bicak se ndonjehere do pritej dhe ndonje molle a do hapej dhe ndonje kuti, ata me kallash se nganjehere do tregohej kush kishte shenjester me te miree ishte me cub apo meritonte me shume p erqafime).

Dhe normalisht kur s'trembem nga njerezit per ketrat dhe pellumbat s'ma ben syri terr (jo se kisha pare aq pellumba e ketra ne mes te qytetit sac kam pare ketu keto vite po gjithsesi). Per fat te keq pervec masakrimit (qe s'e lejon ligji) e vetmja gje qe u beri efekt ketrave ishte e ndjekura. As e mjaullitura, as e lehura, as bertitura, as e kercenuara, as hedhja e gjerave (berthama qershish dhe shalqiu e "implement"-uar nga shoqet) nuk beri derman.

Dita vazhdoi me "Laser tag" ne nje shpelle te lagesht e te ftohte qe dikur perdorej per ruajtje municionesh por qe tani i eshte shitur nje privati. Ky e ka shnderruar ne labirint me tym dhe mure ku duke u fshehur do te perpiqesh te identifikosh dhe godasesh me laser anetaret e skuadres tjeter. Te gjithe lojtaret kane jeleke me drita(shenjestra). Dritat formojne nje V ne shpine dhe nje ne kraharor. Du shenjestra shtese dritash jane qepur ne te te dy supet. Dritat aktivizohen automatikisht kur fillon loja si dhe 4 sekonda pasi goditesh. Cdo jeleku i perket nje arme, laseri i te ciles aktivizohet kur arma (loder plastike) kapet ne tre pika kontakti, dy pika ne tyte dhe nje ne kembez (zevendesuar me nje pllake metalike). Avantazhi me i mire strategjik para se te filloje loja eshte te mos kesh rroba te bardha dhe te mbash gojen mbyllur (eshte erresire por drita e vetme qe duket eshte drite fosforeshente si ne disko ku gjerat e bardha ndrisin dhe dhembet shkelqejne si prozhektore). Skuadra ime humbi (jo per fajin tim- cerek genjeshtre kjo) se nuk dinim te dalloja te mite nga kundershtaret. Lasergame sic emertohet ketu "Laser tag" eshte me efektiv se nje ore trainimi ne palester. Efekti mireberes shkaktohet nga "the thrill of the hunt" apo "ethet e gjuetise", perpjekja per te evituar pengesat, per te mos u perplasur me muret dhe kthesat e labirintit, per t'u fshehur, per te goditur sa me shume dhe sa me shpesh kundershtarin.

Po me. Po ja, ishim qe ishim te nxehura pas "luftes". Ta hidhnim dem gjithe ate nxemje ?! Asnjehere. Keni pare ndonjehere ndonje garumbull vajzash qe nuk duan te vallezojne? Nuk e besoj. Edhe ne nuk beme perjashtim. Ja futem nje kursi te shpejte Linedance ne te cilin mesuam tre koreografi, nje me 32 levizje qe quhet Ice Breaker, nje me 18 levizje qe quhet Electric Eel dhe nje te trete qe nuk me kujtohet sesi quhet. Linedance nuk e kisha provuar dhe te them te drejten kisha shume paragjykime. Kisha krijuar idene se ishte pak si Riverdance per pensionista. E kisha shume gabim. Pas dy oresh me linedance na priste sauna dhe fillimi i mbremjes qe do te vazhdonte me te njejten melodi si dita- plot aktivitet.

Ne videon me poshte mund te shihni levizjet e koreografise se pare "Ice breaker". Grupi ne film nuk jemi ne, eshte thjeshte trademark Youtube.


Ej se mos thoni qe mburrem ee!!

PS: Vetem njecike, sa per vete.

27 June 2008

Dokumentar

Nuk para shoh filma dokumentare. Nuk e di nga me vjen lodhja me ta dhe padurimi. Ndoshta jam perballur shpesh me "semi-dokumentaret" amerikane ku cdo nje minute e gjysem "permblidhet" ajo cka eshte thene 30 sekonda me pare. Dramatike e nivelit te "larte".

Gjithsesi, nuk kisha ndermend te mbaja ligjerata per mospelqimin tim. Qellimi i ketij posti ishte te lavderoja nje dokumentar qe sapo pashe mbi shkrimtaren kiliane (apo chilenase?) Isabell Allende. Dokumentari ishte bere vitin e shkuar. Isabell ishte shume njerezore. Me ngjau ne shume gjera me nje femer shqiptare tek te 50-at, e shkolluar, me shume force, durim, zemergjeresi qe kujdesej dhe bente shume si per familjen dhe per te tjeret.

Ne dokumentar Isabell tregoi per te bijen qe vdiq ne 1991, per letrat qe kembente regullisht me te emen e cila ishte edhe redaktorja e pare e gjithckaje qe Isabell boton, per djalin dhe niperit qe jetonin aq afer hene ne San Francisco sa ajo (duke e patur shtepine mbi nje koder) kishte "kontroll" te plote mbi ta madje i "trembte" duke u thene qe "i shihte kur benin gabime".

Isabell, qe nuk e quajti vetem shkrimtare para se te botonte librin e trete te sukseshem, qe u dashurua si 15 vjecare dhe u martua 20vjecare me nje mashkull te qete. Qe u nda prej tij dhe e rigjeti forcen e dashurise tek Willy Gordon te cilit i premtoi se "kurre nuk do ta lendonte qellimisht". Nje femer energjike, virtuoze e kujdesshme.

Qe nuk besonte se citate qe i lexoheshin nga librat e ndryshem te saj i kishte shkruar ajo vete. Qe e luftonte pushtetin shfrytezues dhe e shfrytezonte pushtetin qe i jepte fjala dhe pozicioni si shkrimtare.

Per fat te keq nuk e pashe nga fillimi dokumentarin ndaj dhe nuk di te them kush e ka pergatitur. Po te me premtoje koha/mundesite do te perpiqem ta rishoh ne 29 qershor ose 1 korrik dhe te sjell akoma me shume hollesi rreth saj.

24 June 2008

Prape muzike

E di qe po behem e merzitshme me keto kenget po sinqerisht nuk kam nerva te shkruaj.
Te pakten ne kete menyre ju njoftoj qe jam akoma ketu pas ekranit (ne pritje te pushimeve dhe ndoshta frymezimit), qe ju lexoj rregullisht, dhe qe gjithcka eshte ne rregull (madje me shume se ne rregull).

Pershendetje



Paul Anka " Do I love you". Nje nga kompozitoret dhe kengetaret e mi te preferuar.
Disku i tij " Rock swings" me versionet e perpunuara ne jazz te kengeve rock dhe pop te viteve 90 si "Eye of the tiger", "Smells like teen spirit" "It's a sin" "Black hole sun" "Eyes without a face" "It's my life" eshte vertet per t'u rekomanduar.

18 June 2008

More from Lisa Ekdahl- Now or Never

Hey there baby make up your mind
'Cause I've been waiting such a long, long time
Now baby or never 'cause I been so good to you
Now baby or never 'cause I've been so lonesome, too
Now baby or never if I mean anything to you
Now baby or never 'cause I've wasted so much time
Now baby or never and you must make up your mind
Now baby or never it ain't no fault of mine

It's got to be yes or no
It's either you stay or go
You can't leave me on the shelf
You gotta commit yourself
It's either you will, or you won't fall In love with me

I'm gonna call you once more on the telephone
I'll give you till twelve then I'll be gone

Now baby or never 'cause I been so good to you
Now baby or never I've been so lonesome, too
Now baby or never if I mean anything to you
Now baby or never 'cause I've wasted so much time
Now baby or never and you must make up your mind
Now baby or never it ain't no fault of mine

It's got to be yes or no
It's either you stay or go
You can't leave me on the shelf
You gotta commit yourself
It's either you will, or you won't fall In love with me

It's got to be yes or no
It's either you stay or go
You can't leave me on the shelf
You gotta commit yourself

It's either you will baby or won't
You do baby or don't
Will baby or won't fall in love with me

Lyrcis come from http://www.actionext.com/names_l/lisa_ekdahl_lyrics/now_or_never.html

BIG BROTHER - te lexon

Para dy oresh u miratua ne parlamentin suedez njeri nga ligjet me te kritikuara te momentit.
Ligji i jep te drejte Institutit te Mbrojtjes se Radios- Försvarets radioanstalt (FRA) - Swedish National Defence Radio Establishment- qe pergjigjet per pergjimin dhe analizen e transmetimeve, identifikimin e kercenimeve te jashtme, sigurimin e sistemeve informatike te shtetit dhe te agjensive shteterore, ndihmon ushtrine suedeze me materiale ne rast lufte informatike, analizon sisteme kryptimi dhe dekryptimi per perdorimin e qeverise dhe ushtrise suedeze, te grumbulloje, perpunoje e analizoje te gjitha materialet elektronike, zanore, radiofonike, telefonike qe kalojne kufijte e Suedise.

Ne nje vend ku integriteti personal eshte pothuaj i shenjte ku histeria e ndjekjes dhe pergjimit te personave me prirje politike te majta krijoi skandale si afera IB (Byroja sekrete informative puna pergjuese dhe ndjekese e se ciles u zbulua nga gazetari dhe me vone shkrimtari Jan Guillou) nje ligj si ky qe u miratua sot eshte kthim mbrapa. Krahasimet e fundit ne forume interneti e vene Suedine ne paralel me shtete si Kina dhe Turqia.

Ligji i jep institutit te mbrojtjes per detyre te pergjoje te gjitha komunikimet me "kabell" qe kalon kufijte e Suedise.

Me ndertimin e sotem te internetit pothuaj cdo lloj komunikacioni, edhe ai qe e ka si pikenisjen ashtu edhe pikemberritjen brenda Suedise, kalon pertej kufirit gjeografik te vendit. Gje qe e fut kete informacion brenda fushes se pergjimit te Institutit. E-maile, chat, sms, transmetime ne web, biseda me telefon fiks apo celular, gjithcka do te analizohet.

Per pergjimin, sipas ligjit te ri, nuk eshte e nevojshme asnje vendim gjykate. Madje madje nuk ka nevoje qe te ekzistoje ndonje dyshim per veprimtari te jashteligjshme.

Qeverise dhe departamenteve apo enteve te ndryshme shteterore nepermjet ketij ligji u hapet rruga per te kerkuar informacion ne bazen e grumbulluar nga Insituti i Mbrojtjes.

Nje nga sigurite e deritanishme (nje gazetar nuk eshe i detyruar t'i tregoje nga i ka marre te dhenat dhe cdokush ka te drejte ti jape informacion medias) shnderrohet ne fjale boshe sepse cdo kontakt me media mund te pergjohet.

Qellimi i ligjit eshte te mbroje shtetin dhe qytetaret suedeze nga "kercenimet e jashtme"qe nuk mund te parashikohen (lexo terrorizmi). Ne te vertete ky ligj kercenon nje shoqeri te hapur dhe te lire.

Per momentin nuk kam nerva te pranoj se ligji ka disa ane te mira- me karrema te vogla mund te kapen peshq te medhenj- sepse ndryshimet e kerkuara nga shume parlamentare nuk u bene- gje qe per mua nenkupton qe me rrjeta te stermedha do kapen peshq te vegjel qe ose do mbyten ose do rihidhen ne det te demtuar- dhe ne vend qe ligji te nisej per rishqyrtim ai u miratua.

Di gjithashtu qe ekziston mundesia per ta vazhduar ta ruaj "integritetin" edhe ne internet fale programeve si skype apo e-mailave te koduara. Por, nej gje e tille kerkon qe te ndryshoj une ne vend qe te ndryshohet ligji per te akomoduar integritetin tim apo te personave si une.


17 June 2008

Batuta

  • Zari u hodh, tha kuzhinjeri per buljonin.
  • Pa te shohim, i tha qorri shurdhit kur kembaci do i hypte bicikletes.
  • Te te duash ty eshte si te hash supe me pirun - i tha djalka vajzes.- Nuk ngopesh kurre.
  • Si thua- tha bujku. Thoj thoj- tha thiu.
  • T'ja rras- tha grenza- dhe ja rrasi vrapit.
  • Numrat e rrumbullaket jane te bukur- tha matematikani - dhe zhvendosi presjen dhjetore.
  • M'vikan duresh- tha hajduti kur i vune prangat.
  • Kush rron pi caj- tha kinezi.
  • Ca tha harxhi i Sallates kur hape deren e frigoriferit? "Close the door. I'm dressing".
  • Vrasesi qe po elektrifikohej. Mos, po me ngrihet tensioni!

13 June 2008

Lisa Ekdahl "Kush e di (Vem vet)"

Kerkoj falje per shqiperimin bernut po "kaq munda, kaq bera" kete te premte mbremje.

Shqip: Kush e di? - nga Lisa Ekdahl
Ti si peralle je, shume ireal per te qene i vertete.
Qe ne u poqem, nje peralle ne vetvete.
Mundeshim po kaq lehtesisht
kurre mos qeme takuar.
Apo thua qe takimi yne
qe para lindjes qe paracaktuar?

Ref: Kush e di, sigurisht jo ti
Kush e di, sigurisht as une
Anje nga ne s'di gje tani
Sot vertet nuk dime kurregje.

OrgjinaliVem Vet- Lisa Ekdahl
Du är en saga för god för att vara sann
det är en saga i sig att vi funnit varann
vi kunde lika gärna
aldrig nånsin mötts
eller var vårt möte
redan bestämt långt innan vi fötts

Ref:vem vet, inte du
vem vet. inte jag
vi vet ingenting nu
vi vet inget idag

08 June 2008

Lennon- A working Class Hero

Ok, e di qe e kam teperuar me keto pasazhet muzikore por dini qe po i perdor ne vend te justifikimeve te llojit "nuk di per se te shkruaj" qe nuk jane aspak te vertete. Thjesht nuk zgjedh dot per cfare te shkruaj me pare dhe duke qene fundjave preferoj te pushoj, lexoj, e te merrem me gjera te tjera (lexo me prioritare per mua).



As soon as you're born they make you feel small
By giving you no time instead of it all
Till the pain is so big you feel nothing at all

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

They hurt you at home and they hit you at school
They hate you if you're clever and they despise a fool
Till you're so fucking crazy you can't follow their rules

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

When they've tortured and scared you for twenty odd years
Then they expect you to pick a career
When you can't really function you're so full of fear

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

Keep you doped with religion and sex and TV
And you think you're so clever and class less and free
But you're still fucking peasants as far as I can see

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

There's room at the top they are telling you still
But first you must learn how to smile as you kill
If you want to be like the folks on the hill

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

If you want to be a hero well just follow me
If you want to be a hero well just follow me

05 June 2008

6 qershor- dita kombetare e Suedise



Sot eshte feste. Vendosur me nje urdherese te vitit 1983 ku konfirmohej se 6 qershori eshte dita kombetare e Suedise dhe gjithashtu dita e flamurit. 6 qershori eshte festuar si dita e flamurit qe ne vitin 1916. Se fundmi, ne 2005 kjo dite eshte edhe dite pushimi kombetar. Caktimi i 6 qershorit si dite feste kombetare (dite e kuqe) solli per pasoje humbjen e statusit te festes per diten e dyte pas Rreshajave (SE- Annandag pingst, ENG- Whitsun). Ne nje urdherese te vitit 1996 specifikohet gjithashtu qe dita kombetare eshte nje dite ne te cilen njesite ushtarake pershendesin flamurin me bateri qitjeje.

6 qershori eshte qujatur historikisht dita e Gustav Vases, Dita e flamurit, dhe tanime dita kombetare e Suedise. Percaktimi i kesaj date si dite perkujtimore kombetare eshte bere diku ne shekullin e 18. Filloi si perkujtim i dates 6 qershor 1523, kur Gustav Vasa u kurorezua mbret i Suedise dhe kur Unioni i Kalmarit u shfuqizua perfundimisht duke i lejuar Suedise te ribehej nje shtet me vete.
Forma e qeverisjes se suedise u reformua pikerisht ne 6 qershor 1809, dhe po e njejta date u perdor ne reformen e trashegimise se titullit te mbretit ne vitin 1974.

6 qershori si dita e flamurit eshte festuar qe prej viti 1916. Nismetar ishte Arthur Hazelius, krijuesi i muzeut te veprave nordike (Nordiska museet) dhe i keshtjelles e parkut zoologjik Skansen te Stokhomit. Nisma ishte pjese e nje perpjekjeje per te percaktuar data festimi per fenomene te ndryshme nen frymen nacionaliste te periudhes. Nisma ishte gjithashtu nje mundesi per te grumbulluar te ardhura per parkun zoologjik dhe muzeun.

Disa historiane permendin (pa mundur te vertetojne te dhenat) se ne qershor 1893 u organizuan nje seri festimesh me tematike kombetare. Te gjitha ditet kur u zhvilluan festimet ra shi, me perjashtim te 6 qershorit gje qe beri qe shumica e vizitoreve dhe festuesve te merrnin pjese pikerisht ne festimet e asaj dite. Hazelius shkruan ne ditarin e Skansen per vitin 1893 "ketu ne Skansen, 6 qershori, dita e Gustavit, eshte percaktuar dhe festuar dhe do te vazhdoje te festohet qe sot e tutje si dite perkujtimore e heroizmave atdhetare, dite kombetare".

Urdheresa e vitit 1983per ta bere dite festive zyrtare 6 qershorin eshte nenshkruar nga Carl Axel Petri ne periudhen e fundit te Carlit si minister i drejtesise.

Forma e tanishme e qeverisjes dhe formimit te parlamentit (Riksdagen) u ratifikua ne 6 qershor 1974. Propozimi 2004/05:23 qe rezultoi ne urdheresen e viti 2005 ku 6 qershori u shpall dite e kuqe, thuhet nder te tjera se ky ndryshim do ta bente diten me te rendesishme sesa kur vetem emertohej si dita e flamurit dhe dita kombetare.
Nje tjeter perfitim me kete dite ishte se do t'u krijonte mundesi suedezeve te "mblidheshin" reth nje date te caktuar ashtu si dhe te huajit qe gjithmone cuditeshin qe nje feste e tille nuk ishte dite pushimi. Per me teper edhe ata persona qe do te fitonin shtetesine/kombesine suedeze do te mund ta festonin ate pikerisht ne kete dite.

Sindikatat suedeze ishin kritike ndaj nderrimit te dites se pushimit sepse ne praktike kjo dite nenkupton me pak dite pushimi per punonjesit. Ne rast se 6 qershori eshte e shtune ose e diele ajo nuk sjell nje dite pushimi te premten apo te henen pasardhese. Nderkohe dita e rreshajave (me diten e pushimit te se ciles kembeu vendin) bie gjithmone diten e hene dhe rrjedhimisht garantonte nje dite pushimi per te gjithe, cdo vit.

Permbledhur nga Wikipedia etj.


Aktualitet muzikor- fundjave

Nje nga favoritet e momentit. Duffy(kengetarja) vjen nga Wales dhe kendon kenge "retro" si kjo me poshte qe per nostalgjiket shoqerohet natyrshem me kenge te tipit "Stand by me".

Duffy dhe kenga e saj "Mercy".



Ja dhe teksti i kenges
Yeah Yeah Yeah x4

I love you
but I gotta stay true
my morals got me on my knees
I'm begging please stop playing games

I don't know what this is
but you got me good
just like you knew you would

I don't know what you do
but you do it well
I'm under your spell

[Chorus]
You got me begging you for mercy
why won't you release me
you got me begging you for mercy
why won't you release me
I said release me

Now you think that I
will be something on the side
but you got to understand
that I need a man
who can take my hand yes I do

I don't know what this is
but you got me good
just like you knew you would

I don't know what you do
but you do it well
I'm under your spell

You got me begging you for mercy
why won't you release me
you got me begging you for mercy
why wont you release me
I said you'd better release yeah yeah yeah

I'm begging you for mercy
yes why won't you release me
I'm begging you for mercy

you got me begging
you got me begging
you got me begging

Mercy, why won't you release me
I'm begging you for mercy
why won't you release me

you got me begging you for mercy
I'm begging you for mercy
I'm begging you for mercy
I'm begging you for mercy
I'm begging you for mercy

Why won't you release me yeah yeah
break it down

03 June 2008

Dell zhgarravites

Ne ty

ne perkedheljen tende
harrohem
dhe ngrohtesi, gjelberim, lulezime pranvere ndiej

ne perqafimin tend
zgjohem
dhe gjalleri, shprese, e enderrime ndiej

ne puthjen tende
vdes
e bota shuhet, e vakumi rrotull s'me trondit ta ndiej

ne ty
e humba veten prej vitesh dhe
mungesen ende nuk ja ndiej.

Vetem
Vetem me veten
me mendimet e pakapshme si shtellunga pambuku mbytes
qe era i vertit pa i lene te bien
vetem me veten se ciles i duhet vetmia e dhene e momentit por nuk e do
Vetem me veten dhe radion zhurmemadhe qe vetmine nuk e mbush
dhe zeri yt qe me therret dhe boten ma avit,
me efektive, te fuqishme, perallore, se qindra ore
vetmie shterpe.