
Pothuaj nuk ka gje me irrituese sesa njerezit qe kane nje linje telefoni ne te cilen ne mes te bisedes mund te hyje sinjali i dikujt tjeter qe po i bie te njejtit numer. Akoma me irrituese eshte kur degjon bashkebiseduesin qe te thote ne mes te bisedes: " Prit te shoh kush eshte." Ne rastin me te keq rikthehet duke te thene "te marr me vone". Per mua veprimi sinjalizon nenvleresim.
Ti nuk je i rendesishem per mua. Dikush tjeter qe po i bie telefonit mund te kete dicka me "interesante" per te treguar. A thua se ai personi tjeter qe ka dicka teper te rendesishme per te thene nuk do te marre prape ne telefon kur te jete liruar linja. Dhe nese ti je me pak i rendesishem se thirresi i dyte kur do te arrije momenti ne te cilin personi me te cilin po bisedohet eshte me i rendesishem se ai qe pret ne linje ?! Apo vazhdon pafundesisht shkembimi i folesve per hir te "lajmeve" te panjohura.
Hmm "pet peeve" i ri/fundit: Siguresa qe ben mase. ARGHHH








