You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label 2. Show all posts
Showing posts with label 2. Show all posts

01 March 2017

Të ndihmosh (pak Kierkegaard gegnisht)

Ta ndihmosh dikond

Nëse due ta shpie dikond

Drejt nji qëllimi t'caktum 

Ma s’pari duhet ta gjej

Aty ku ndodhet

E q’aty t'ja nis.


Ai që s’un e ban

Gënjen vedin

Kur beson

Se mund t’i ndihë kujt.


Për ta ndihmue kond

M'asht dash me kuptu doemos

Ma tepër se ai vet’

Por ma s’pari

Çka ai din

 

E nëse s’muj

Nuk ban dert

Që munem e di shum' ma tepër


Nëse due gjithqysh me tregue

Sa shumë dij e mund

Kjo mvaret prej se jam mendjemodh e kryenalt

E due në fakt me m’admiru tjetri 

Jo me e ndihmue.


Çdo ndihmë e vërtetë nis me përulsi

Para atij që ndihmon

Ndaj duhet ta kuptoj se

Kjo me ndihmue kond

S’o me e zoterue

Po me dash me i sherby.

 

E nese s’e di askaq

As me ndihmue kerrkon s’di!

Shkruar ne gjysmen e pare te 1800.

09 March 2015

Perla muzikore në shqiperim të lirë

Pjesa e pare e tekstit te kenges
Nga malli për ty

Një përjetësi e jetova sikur të mos ishe ti
Në çdo endërr ishe afër kaq afër e pranë
Kur  mendoja se të gjeta ishe ti tjetërkund
Sa herë gjeta dikë pashë që ëndrra mirazh qe bërë

Pa mendo gjithë perqafimet qe u ika nga malli per ty
Se e dija që aty je dhe mua me pret
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun me t'bukur që ishte

Ish e thjeshtë e bukur. Më the qe me kishe prit'
E pernima që kishte një parajsë mbi tokë dhe e pashë
Dhe m'u lute ta ndaja jetën time me ty
T'i ndoqa hapet dhe gjithë ëndrrat i patëm bashkë

Teksti në suedisht: http://artists.letssingit.com/cajsastina-akerstrom-lyrics-av-langtan-till-dig-m76cgqp#ixzz3Tg00EZEu

Åsa Jinder & Cajsa Stina Åkerström* Av längtan ti…: http://youtu.be/ihFqBn4jrk8