You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label libra. Show all posts
Showing posts with label libra. Show all posts

30 September 2008

Rremuja e perkryer...

Pothuaj te gjithe ata qe njoh deshirojne rregull dhe perpiqen te evitojne kaosin. Te edukuar me idene se rregulli dhe pastertia te ben me efektiv, me te sukseshem, tregon nivelin e duhur te respektit ndaj te tjereve etj etj i japim vetes me se nje here ndjenja negative e stresuese sepse nuk mundem, nuk na premtoi koha apo nuk ja dolem mbane te arrinim idealin e rregullit qe do te na kishte sjelle arritjen e idealit te ...

Per fatin tone te mire po te lexojme "A perfect Mess" te Eric Abrahamsson dhe David H Freedman, rremuja na ben me mire se rregulli. Per te parafrazuar Ainshtajnin "Nese nje tavoline e rremujshme reflekton nje mendjeje te rremujshme, cfare domethenie ka nje tavoline e zbrazet?"

Nuk do vazhdoj tu them me shume per librin por do t'ju sugjeroj kete faqe ne anglisht:
http://www.aperfectmess.com/index.html

Dhe tani po ju le sepse me duhet te konstatoj nivelin e rremujes qe me rrethon...dhe te ndihem mire :)

27 June 2008

Dokumentar

Nuk para shoh filma dokumentare. Nuk e di nga me vjen lodhja me ta dhe padurimi. Ndoshta jam perballur shpesh me "semi-dokumentaret" amerikane ku cdo nje minute e gjysem "permblidhet" ajo cka eshte thene 30 sekonda me pare. Dramatike e nivelit te "larte".

Gjithsesi, nuk kisha ndermend te mbaja ligjerata per mospelqimin tim. Qellimi i ketij posti ishte te lavderoja nje dokumentar qe sapo pashe mbi shkrimtaren kiliane (apo chilenase?) Isabell Allende. Dokumentari ishte bere vitin e shkuar. Isabell ishte shume njerezore. Me ngjau ne shume gjera me nje femer shqiptare tek te 50-at, e shkolluar, me shume force, durim, zemergjeresi qe kujdesej dhe bente shume si per familjen dhe per te tjeret.

Ne dokumentar Isabell tregoi per te bijen qe vdiq ne 1991, per letrat qe kembente regullisht me te emen e cila ishte edhe redaktorja e pare e gjithckaje qe Isabell boton, per djalin dhe niperit qe jetonin aq afer hene ne San Francisco sa ajo (duke e patur shtepine mbi nje koder) kishte "kontroll" te plote mbi ta madje i "trembte" duke u thene qe "i shihte kur benin gabime".

Isabell, qe nuk e quajti vetem shkrimtare para se te botonte librin e trete te sukseshem, qe u dashurua si 15 vjecare dhe u martua 20vjecare me nje mashkull te qete. Qe u nda prej tij dhe e rigjeti forcen e dashurise tek Willy Gordon te cilit i premtoi se "kurre nuk do ta lendonte qellimisht". Nje femer energjike, virtuoze e kujdesshme.

Qe nuk besonte se citate qe i lexoheshin nga librat e ndryshem te saj i kishte shkruar ajo vete. Qe e luftonte pushtetin shfrytezues dhe e shfrytezonte pushtetin qe i jepte fjala dhe pozicioni si shkrimtare.

Per fat te keq nuk e pashe nga fillimi dokumentarin ndaj dhe nuk di te them kush e ka pergatitur. Po te me premtoje koha/mundesite do te perpiqem ta rishoh ne 29 qershor ose 1 korrik dhe te sjell akoma me shume hollesi rreth saj.

14 February 2008

Librat e javes se shkuar

Adresa "Flashmarket Close" nga Ian Rankin-
Roman kriminalistik ku intrigat nderthuren natyrshem. Trupi i nje emigranti te panjohur gjendet ne nje apartament bosh. Ne kerkimin e pashprese per nje vrases shkokolepset nje lemsh i papare racizmi, korrupsioni, burokracie. Njekohesisht ne nje pub te ri ne ndertim e siper zbulohen skeletet e nje nene me te birin. Ne fakt skeletet jane njeri plastik dhe tjetri nje skelet i perdorur per mesimdhenie ne mjekesi dhe i zhdukur disa vite me pare.

Memoirs of a Geisha nga Arthur Golden-
Libri shpaloset si kujtimet e ritreguara nga nje geisha e njohur per dike qe do t'i dokumentonte ato per ardhmerine. Shnderrimi nga nje femije i vogel, naiv me prind te semure per vdekje qe shitet ne skllaveri deri ne nje geisha fine, delikate te stervitur ne artin e konversimit dhe zbavitjes ne teater dhe manipulim. Impakti i luftes se 2 boterore ne jeten e perditshme dhe korrupsioni qe vazhdonte te lejonte deri vone jeten e pandryshuar te klasave te pasura. Perpjekjet per te gjetur nje menyre drejt dashurise se enderruar qe femije dhe realizimi madje tejkalimi i deshirave.

Confessions of a shopaholic nga Sophie Kinsella-
Chiklit i lezetshem me humor tipik anglez. Lehtesia me te cilen nje karte krediti Visa apo nje Mastercard lejon kalimin nga shpenzimet e zakonshme e te perballueshme me nje rroge te mire ne hyrjen ne borxhe qe vetem rriten e rriten eshte e padiskutueshme. Per te hequr mendjen nga shpenzimet e vetmja menyre eshte te blesh akoma me teper ose po te perpiqesh te jesh e llogjikshme te harxhosh me pak ose te fitosh akoma me shume. Becky (Rebecca Blomwood) e fut veten ne situata kaq depresionuese sa po te mos ishte humori i autores dhe zgjidhjet "deux ex machina" te problemeve libri mund te kishte qene fare mire nje tragjedi per konsumerizmin ne te cilin jetojme.

Shopaholic and Baby nga Sophie Kinsella-
Libri me i fundit i serise mbi Becky(Rebecca) Brandon nee Blomwood (disa nga librat e tjere qe nuk i kam lexuar por qe shtrihen ne kohe midis Confessions of a Shopaholic dhe Shopaholic and Baby titullohen Shopaholic and Sister, A shopaholic ties the knot, Shopaholic abroad).
Ne pritje te femijes dhe ne kerkim te shtepise se endrrave me dhoma gjumi per djale dhe vajze, me nje dhome te vecante per kepucet, ne nje zone te paracaktuar te Londres. Gafat dhe situatat tragjikomike ndjekin njera-tjetren si psh kur mjekja gjinekolloge e yjeve te Holliwoodit tek e cila Becki mezi e ka rregulluar te pranohet eshte ish e dashura e te shoqit nga koha e kolegjit dhe qe nuk e ka harruar ate. Apo kur mania e blerjs se rrobave per bebin arrin deri aty sa blihet nje karroce qe stermbushur me rroba krijon incidentin e nje bebeje qe eshte rrembyer.
Chiklit e lehte dhe plotesisht e pershtatshme per fluturime te gjata kur pagjumesia te ben grindavec dhe nje liber i tille te sjell ne humor.

07 January 2008

Librat e fundvitit

Fundviti i 2007 ishte nje kohe e pershtatshme per ngrenje, familjaritet, pije, shoqeri, qetesim dhe LEXIM.
Krishtlindjet qe zgjaten fundjaven dhe 31 dhjetori e 1 janari po ashtu krijuan mundesira qe javet e zakonshme as nuk i kane e as nuk i ofrojne.
Kete fund viti kam lexuar:

"Missing mom" te Joyce Carol Oates- Flet per nje gazetare e ema e se ciles vritet nga nje hajdut disa dite pasi ka festuar ditelindjen. Retrospektiva e marredhenies me te jemen. Pjeset e panjohura te jetes se saj. Lamtumira e pathene etj etj.

Piece of my heart te Peter Robinson- kriminalistike angleze. Vrasje te viteve 70 qe sjellin vrasje te reja ne ditet tona. "British english" is a favourite at the moment.

Fågelbovägen 32 te Sara Kadefors- titulli i referohet adreses ku jetojne personazhet kryesore. Shkrimarja eshte ne rradhe te pare gazetare. Libri eshte konceptuar si nje kritike shoqerore dhe trajton konfliktin e brendshem midis idealizimit te "ndihmes" ndaj te tjereve dhe ndjenjes se "vetekenaqesise" dhe "rehatise" personale. Nje mjeke shume e perkushtuar qe kujdeset idealisht per azilante dhe emigrante klandestine i ofron ndihmen e saj nje emigranteje moldave. Mirepo ndihma qe kerkon emigrantja eshte te punoje, pa letra, ne te zeze. Konflikte familjare, frike tradhetish, dyshime dhe veteakuzime. Shtresa e mesme me arritjet e "merituara" teksa e ndjen veten si "shfrytezuese" dhe larg idealeve. Ndjenja e "pamjaftueshmerise" se kohes, se dedikimit, te interesit, tee dhesires per t'u kujdesur per femijet, per veten. Konflikte te brendshme dhe rezultate te jashtme. "A pageturner".

26 July 2007

Librat e rastit

Po ja lexoj edhe une. Me cikle ne fakt. ka periudha kur interneti dhe dokumentat e punes jane te vetmet gjera qe shfletoj. Ka te tjera ku pa mbaruar nje liber filloj nje tjeter ose lexoj dy-tre paralelisht (nje ne shtepi, nje ne autobuz, nje ne divan dhe nje "atje ku lexojme te gjithe")

Nuk e mbaj mend kur me filloi "sezoni" gjithelexues i radhes por di qe ka zgjatur te pakten dy muaj dhe po vazhdon me te njejtin intensitet. Me poshte gjeni nje renditje pothuaj kronologjike te librave te lexuar se fundmi.

  1. Zogu ogurzi (Olycksfågeln)- Camilla Läckberg, roman kriminalistik
  2. Femija i gjermanit (Tyskungen)- Camilla Läckberg
  3. Zoteria Ndoshta (Mr Maybe) - Jane Green, chicklit
  4. Blloku (orig Blocket)- Karin Wahlberg, roman kriminalistik
  5. Luanesha e bardhe (Den vita lejoninnan)- Henning Mankell, kriminalistike Afrike e jugut pas clirimit te Mandeles, Suedi dhe Rusi.
  6. Marie Antoinette - Antonia Fraiser , biografi.
  7. Loje me zjarrin (En lek med Eld)- Peter Robinsson, kriminalistike britanike
  8. Linda si ne vrasjen e Lindes (Linda-som i Lindamordet)- Leif GW Persson, kriminalistike
  9. Turp (Skam)- Karin Alvtegen thriller psikologjik
  10. Nje vere jashtezakonisht e thate (En ovanligt torr sommar)- Peter Robinsson, kriminalistike britanike
  11. Engjell i zhveshur (Naken Ängel)- Ann Christin Hensher, historia e vjedhjes se nje diamanti, thriller psikologjik me pak kriminalistike.
  12. Nje ceshtje e cuditshme (En märklig affär)- Peter Robinsson, kriminalistike britanike.
  13. Keshtjella e eres qe shpertheu (Luftslottet som sprängdes) - Stieg Larsson, sigurim, intrige GBU etj
  14. Dashuri@takimin. epare (Kärlek@första.träffen)- Jane Moore, chicklit, ironi, romantizem, moskokecarje dhe pak veteflijim.
  15. A ka ndonje aty perjashta ? (Anybody out there)- Marianne Keyes
  16. Kutia 21 (Box 21 )- Roslund & Hellström, kriminalistike
  17. Bisha (Odjuret)- Roslund & Hellström, roman psikosocial
  18. Harry Potter dhe relikat e vdekjes (Harry Potter and the deathly hallows)- J.K. Rowling
  19. Klubi filozofik i te dielave (Filosofiska söndagsklubben)- Alexander McCall Smith
  20. The Hawk eternal- David Gemell

28 June 2007

Dikur shkruaja "papers"

Meqe po lexoj nje roman kriminalistik suedez nga Karin Wahlberg te titulluar "Blocket"per te cilin fare pak vete besoj se jane te interesuar te dine dicka, thashe t'u rikthehem leximeve te dikurshme. Per fat edhe disa nga shenimet e dikurshme jane ruajtur keshtu qe edhe ata qe nuk kane lexuar asgje nga Marguerite Duras mund te shohin nje "pergjigje" ndaj noveles se saj "The lover " (origjinali L'Amant ). Mund te them se librat e Duras i rekomandoj pa asnje rezerve.

Enjoy!

January 25, 2000.
Response Paper: THE LOVER

A girl, really young, impressively boyish and strangely thrown in the midst of strange relationships. Forced to make use of her sexuality earlier than she or her mother had thought necessary. And not even forced, finding that as the only way to escape the reality. The book starts with her remembering things back. But that remembering instead of polishing of details blurred at the moment of occurrence as would be expected does in fact mix reality and unreal assumptions together. It’s almost scary to find out how a person enjoys thinking back realities and accepting the fact that they were not only sad they were as sad as they felt at first and as unreal as they felt at first.

It is very hard to enjoy things at times, even the most sublime things like love. So the little girl finds herself entangled with believing she was stealing things from death in order to enjoy them. Sometimes you find yourself looking from over you at the things you do and finding them boring. At these precise times there is not a single slice of rationality left in the brain and no matter how much you try to say all right this should be enjoyable you still can’t feel the drag of that exact thing.

On the other side once you let yourself go and put together the dream and the passion as well as the abhorrence for those moments when everything is boring and out of “poise” you can find out that love is possible and also a convenience worth running after. Love as a commodity. The little girl in the book does that. She knows money is a commodity she should be running after, she knows that it’s expected from her to be running after money so she can secure herself and the family. So, she does that. Meanwhile she is also running after her own commodity, her lover, the one she is not even expected to cry after leaving behind. And she runs after the tender Helene L, because she finds her disturbing, too beautiful and very much different from herself. She wants to know what Helene would feel, she wants to know what would come up if another person without the implanted need to seek rational fulfillment of needs like herself would do. Helene was her escape. Being plain and naïve she would be able to enjoy everything there was and so would the girl.

They call her the slut, and she doesn’t care. She is performing an obligation. She is doing what her mother expects her to do. She is taking them away to France. A small dream which means a lot to her mother like the cousins she visits and to which she shows pictures of her kids. A blood tie from which her mom can not break free like a small whim in her own memory.

Memories, they are always murkier when you think into them as a continuum of details. They can only make sense as a continuum of excuses to things said, occurred or assumed. It’s like trying to watch the sky between the branches and the shadows on the water and the reflections in car windows. The woman (ex-girl with a fedora hat) is trying to understand what she said, what she did, why she hated her brother and why she loved her mother with the kind of strange possessive love that made her want to get away from her.

When trying to understand what people say one tries to listen closely to what they're leaving out. But that’s not necessary here, when listening to herself and while writing about a life un-enjoyed but still lived she is listening to the pieces of reflection she left out while she was busy doing “her job” “fulfilling her urge”. She is giving heed to her compulsion to suppress feelings and thoughts that are bubbling up in her.

25 June 2007

Gjera qe duhet t'i dije cdokush...


Kur vizitova per here te pare Suedine rastisa te shoh nje liber qe titullohej " Gjera qe duhet t'i dije cdo suedez" (Vad varje svensk bör veta). Te them te drejten u bera ziliqare.

Behej fjale per nje fjalor enciklopedik ku gjithkush mund te perserise jo vetem data e te dhena historike por edhe te dhena te kultures se pergjithshme, qe nga ABBA-t tek Mark Aureli, qe nga pesha atomike tek Belzebubi. Qe nga Bellman (Nastradini nordik) tek zepelinet. Qe nga aventurat e Pipit tek Les Walesa.

Nuk mund te them se me eshte zhdukur zilia. Perkundrazi jam me e bindur se kurre se edhe ne Shqiperi do te bente pune nje enciklopedi e tille, e thjeshte, me informacion direkt, nje permbledhje kulture te pergjithshme qe mund te ndodhej ne cdo familje, perdorej nga cdo autodidakt apo "kompetent", qe mund t'i thjeshtonte pune cdo gazetari ne kerkimin e informacionit.

Nje baze te dhenash ku gjithkush mund te rifreskonte dijet dhe kontrollonte sa i punonte kujtesa. Diku ku historia e Shqiperise te ishte po aq koncize dhe jo demagogjike sa pershkrimi i jetes se Emile Zola apo procesit te fotosintezes.

Ndoshta enderroj...

18 June 2007

"Suppressed desires"


Not mine though.
It's Susan Glaspell's comedy I am referring to.

I had the pleasure of interpreting it as a side project ( no study credits involved). I had, prior to this event, read Susan Glaspell's play "Triffles" as well as written a commentary on it. Quite a powerful piece albeit simple in presentation.

Anyhows, me and Molly represented two sisters in the play (Henrietta and Mabel). Not present at the picture, the third character of the play mister Brewster (part of the jigsaw as well as of the solution). It's a really funny piece about the pseudo-intellectual beliefs, modernism and overall the "new rights of passage" that a trip to a psychoanalyst's coach had become.

The setting: 1944 in New York. The shock of war has worn off. Freud and Jung are in. Everybody that is somebody has an intellectual calling. No conversation is complete without the mention of a complex or a dream. New words are attractive...ego, superego, libido....

Yes, indeed. It was a fun project. Seeing this picture reminded me of it.

05 June 2007

Ankth dhe vargje te tjera pa emer-

Per Lagerkvist, Nobelist ne letersi ( 1951 me romanin Barabass) ka shume krijime te vyera. Nje reference per Lagerkvist ne romanin policor "Linda- si ne vrasjen e Lindes" nga kriminologu dhe shkrimtari Leif G W Persson me detyroi t'i reikthehem poezise se Lagerkvist dhe paksa edhe perkthimeve (qe i kam harruar prej kohesh)

Nje nga librat poetike te Lagerkvist eshte ai qe titullohet "Ankth". Poezite ne te jane pa tituj.
Jane te ndjera (ne mungese te nje fjale me te goditur). Mua me pelqejne. Po shqiperoj ketu dy poezi qe te percjell te pakten dicka nga vlerat e Lagerkvist. Nese ndonje varg ju duket inkoherent apo i pakuptimte, faji eshte i perkthyeses.

1-

Eshte me bukur kur terret dita
Gjithe dashurite qe permban hapesira
fashitur rrine nen nje drite te zymte
mbi boten
mbi shtepizen tokesore

Cjithcka eshte dhimbje e butesi, me duar ledhatuar
Zoti vete shfaros brigjet e huaj
Gjithcka eshte prane, gjithcka larg e tutje
Gjithcka njeriut ju dha borxh, e huajti

Gjithe eshte e imja, dhe gjithcka do te me merret
Se shpejti gjithcka do me rrembehet
Pemet, rete, toka ku baritem
I vetem
i pagjurme do capitem
Per Lagerkvist- ne shqip

1- Origjinali

Det är vackrast när det skymmer.
All den kärlek himlen rymmer
ligger samlad i ett dunkelt ljus
över jorden
över markens hus.

Allt är ömhet, allt är smekt av händer.
Herren själv utplånarfjärran stränder
Allt är nära allt är långt ifrån.
Allt är givet människan som lån.

Allt är mitt, och allt skall tagas från mig,
inom kort skall allting tagas från mig.
Träden, molnen, marken där jag går.
Jag skall vandra
ensam utan spår.

2-

Ankthi, Ankthi eshte c'me ra ne hise
Plaga e fytit
Klithma e zemres qe gjemon sterese
Qielli mpihet i shkumuar
ne doren e rende te mbremjes
dhe ngrihen pyjet
kulmet e ngrira
kaq shterpa drejt qemerit
te tkurrur te qiellit
Sa e ashper eshte cdo gje,
kaq e ngurte, e erret dhe e heshtur!

Vij verdalle ne kete dhome te erret
Ndjej tehun e mprehte te shkembit ne gishterinj
I cjerr duart deri ne gjakosje .
tek i shtrij lart drejt rreckave te ngrira te reve

Ah, dhe thonjte i shqyej nga gishterinjte
i gervish duart deri ne plage, ne dhimbje
drejt malesh dhe shtigjesh te erresuara
drejt kudhres se zeze te qiellit
Drejt tokes kallkan te ftohte!

Ankthi, ankthi eshte c'me ra ne hise
Plaga e fytit
Klithma e zemres qe gjemon sterese

Per Lagerkvist- ne shqip

2- Orgjinali

Ångest, ångest är min arvedel,
min strupes sår,
mitt hjärtas skri i världen.
Nu styvnar löddrig sky
i nattens grova hand,
nu stiga skogarna
och stela höjder
så kargt mot himmelens
förkrympta valv.
Hur hårt är allt,
hur stelnat, svart och stilla!

Jag famlar kring i detta dunkla rum,
jag känner klippans vassa kant mot mina fingrar,
jag river mina uppåtsträckta händer
till blods mot molnens frusna trasor.

Ack, mina naglar sliter jag från fingrarna,
mina händer river jag såriga, ömma
mot berg och mörknad skog,
mot himlens svarta järn
och mot den kalla jorden!

Ångest ångest är min arvedel,
min strupes sår,
mitt hjärtas skri i världen.

30 May 2007

Cudira qe ndodhin

Diskutimi per deja-vu me poshte me kujtoi disa ngjarje.

1- Do te udhetoja per ne Shqiperi. Vendosa te marr "charter" per ne Korfuz dhe te hidhem pastaj me traget ne Sarande e me makine deri ne shtepi. Aventure hesapi. U nisa se kendejmi me avion per te nderruar linje ne Stokolm.
Avioni plot me njerez. Te gjithe flasin suedisht. Deri ketu asgje e jashtezakonshme. Arrijme ne Korfuz. Une rri ne aeroport deri sa te vije mengjesi per te marre tragetin. Isha blinduar dhe me libra keshtu qe s'qe problem. Per kuriozitet po lexoja Åsne Sierstad "Librashitesi i Kabulit - Bokhandlaren i Kabul". Kisha me vete dhe nje liber me teste IQ dhe matematike.
Gjithsesi. Ne mengjes mora taksine nga aeroporti ne Port. Preva bileten. Hypa ne traget dhe u ula ne nje stol. Rrotull meje vende bosh. Fillova te merresha me testet.
Ne moment shoh nje grua qe kalon duke pare nese vendi prane meje ishte bosh.
I kthehem ne suedisht: Det är ledigt, varsågod och sitt (eshte i lire, mund te ulesh).
Tani vjen cudia. Gruaja se bashku me te shoqin dhe djalin kishin udhetuar ne te njejtin avjon me mua. Ajo quhej Lina dhe ishte mesuese. Nderkohe i shoqi ishte suedez dhe djali po ashtu fliste suedisht.

Libri i testeve qe po lexoja ishte anglisht. Ne traget kishte kryesisht vetem shqiptare. Si e bera lidhjen qe ajo kuptonte suedisht nje zot e di.

2- Kur do te zhvendosesha per ne Suedi. Udhetova nga Budapesti (menyra me e lehte/lire).
Ne aeroport do prisnim nja 6 ore. Nje nene me nje femije te vogel kishte rruge per ne Norvegji.
Filluam te flasim. Ajo kishte qene ulur ne avjon prane nje cifti qe gjithashtu udhetonte per ne Suedi. Dhe jo vetem kaq. Ata banonin ne te njejtin qytet ku do te banoja edhe une. U ndame ne Stokolm sepse une do te vija me tren nderkohe qe ata do te udhetonin te nesermen me avjon.
Gjithsesi ndjesia se ishte dicka me teper se rastesi ngelet. Kishte pas qene e thene qe te takohesha me bashkeatdhetare, qe ta dija qe nuk do te isha vetem.

3- Nje shoqe e punes tregon se ne vitet 70 kishte vendosur te udhetonte per ne Majorka per pushime me nje shoqe. I vellai jetonte ne jug te Suedise. Kur shoqja ime mberriti ne Majorka, diten e dyte te qendrimit u prezantua me nje familje tjeter suedeze. Familja vinte nga i njejti qytet si i vellai. Madje jo vetem kaq. Ata ishin gjitone me vellain e saj.

Po te mendohem edhe ca do te me kujtohen plot cudira te tilla si te miat ashtu edhe te te tjereve. Pershembull qe diten e pare qe u rregjistrova ne nje forum shqiptar rigjeta kontaktin me nje shoqe te gjimnazit. Rastesi ? Nuk e besoj.

Ne pergjithesi nuk u besoj koincidencave dhe as rastesise.

02 May 2007

Modesty Blaise


Okej. Nuk do i quani libra dhe as letersi. Per mua jane si libra ashtu edhe letersi. Madje jane dicka me teper. Jane nje mundesi per te mesuar nje gjuhe te huaj sa me shpejt.

Comic Strip me tekst te Peter O'Donnell dhe vizatime te Jim Holdaway dhe me vone te Enric Badia Romero. Historite e Modesty apo "princeshes" jane filmatizuar ne 1962,1966 (me Monica Vitti ne rolin e Modesty), 1982 dhe 2003. Gjithashtu jane permbledhur ne nje seri prej 13-novelash dhe tregimesh te shkurtra. Modesty eshte pak a shume James Bond femer.

Modesty eshte nje jetime e rritur ne nje kamp emigrantesh diku ne Greqi. Pas aventurash ne mesdheun e pasluftes se dyte boterore, ne Egjipt dhe boten arabe, ajo krijon nje grup kriminel shume te sukseshem me baze ne Tanger. Pasi pasurohet se bashku me mikun platonik , te vetmin qe e therret "princeshe" dhe qe funksionon si dora e djathte e saj, Willie Garvin transferohet per ne Angli.
Ketu i pergjigjen kerkeses per ndihme te sherbimeve sekrete britanike te perfaqesuara nga sir Gerald Tarrant. Willie eshte nje donzhuan me vete nderkohe qe marrdhenia midis te dyve eshte vetem platonike.

Modesty eshte edukuar nga nje xhentelmen dhe nderkohe di te luftoje fare mire me thike, pisqolle etj etj.
Operacionet ne bashkepunim me sherbimet sekrete britanike jane thelbi i tregimeve per Modesty. E kaluara e saj perdoret me teper si mjet lidhje nga njera aventure ne tjetren.

17 April 2007

Po lexoj...

Po lexoj nje biografi per Aleksandrin e madh te Maqedonise. Sipas kritikeve nje biografi qe do te bente edhe personin me te pa interesuar per historine te dashurohej me historine.

Perpjekjet per te kuptuar Aleksandrin e madh dhe vendimemarrjet e tij jane te shumta. Aftesite e tij strategjike krahasohen shpesh me deshiren e tij per te uzurpuar toka te reja. Njekohesisht ka nga ata qe duan te shohin tek Aleksandri nje pararendes te globalizimit boteror. Te tjere gjejne vec nje tiran qe perdor te tera mjetet per te bere karriere.

Historiani Bengt Liljegren ka analizuar te dhenat historike per te ndare disi shapin nga sheqeri. Ai i ka hequr perallat dhe mitet dhe eshte perpjekur te paraqese nje figure njerezore me Aleksandrin e Madh te Maqedonise. Arritja e autorit eshte qe vertetesia historike e tejkalon mitin.

Rrefim i lufterave gjeniale, krimeve te paimagjinueshme, dashurive pasionale midis luftetaresh, marredheniesh te komplikuara me prinder dhe vrasjesh te pazgjidhshme.

*me shume komente me vone, kur ta kem lexuar te tere librin.

28 March 2007

Njerez qe admiroj - Frank Prochaska

Frank Prochaska eshte studiues ne psikologji dhe lidership.

Te dhenat e meposhtme jane te miat dmth. jo citate nga libri ne foto as nga faqja e internetit me te dhenat per te.
Franku ka jetuar dhe punuar per disa vite ne Evropen lindore ku dhe ka studiuar kreativitetin e brezit te ri (postkomunist). Eshte njeri me vitalitet te vecante. Me orgjine polake ai eshte besimtar dhe beson vecanerisht tek San Francesco D'Assisi. Ai frymezon nxenesit e tij pa patur nevoje ta teperoje me entuziazem. I ben te mendojne jashte te dhenave kushtezuese (outside of the box). Enderrimi (si me sy hapur ashtu edhe me sy mbyllur), mbajtja e nje ditari etj. jane nga mjetet qe rekomandon Franku per te zhvilluar dhe aktivizuar imagjinaten.

21 March 2007

Mma Ramotswe dhe Mccall Smith



Nje seri librash qe ja u rekomandoj.
Faleminderit Mma qe me nofken tende me kujtove serine e byrose detektiveve te grave te shkrimtarit e Alexander McCall Smith.

Ne foto kopertina e dy prej librave te serise
" In the company of cheerful ladies" dhe "Morality for beautiful girls".

Libri i pare i serise titullohet "No.1 ladies' detective agency".

04 March 2007

Humor byrokratesh...


Jam duke lexuar librin "Byrokratet tregojne". Sic sugjeron titulli behet fjale per histori zyrash (Booooring! - thashe edhe une kur e pashe ne fillim). Ne fakt jane tregime, ndodhi e anekdota nga zyrat e tatim-taksave dhe permbarimit. Kapaku i librit paraqet nje zarf te postes se "brendshme" nderadministrore. Te tilla perdoren ende.

Nga aventurat e librit mund te permend "hyrjen" e kompjuterave ne administrate diku reth viteve 60. Nje nga komentet qe citohet: -Perfundimisht mund te konstatojme se me kompjuter mund te bejme shume me teper gabime shume me shpesh!
Libri permban gjithashtu nje seri te tere "practical jokes". Njeri prej sugjerimeve qe vendosa ta praktikoj eshte t'u nderrosh vendin butonave te tastieres se kompjuterit.

25 February 2007

Chick lit..feel good etc.

Thuhet se zoti punoi gjashte dite dhe pushoi te shtaten.
E megjithate perkufizimi i pushimit apo clodhjes (shpelodhjes?!) eshte i ndryshem per njerez te ndryshem. Pune pese dite (ose me pak) nje roman "roze" nga Maryan Keyes apo Jane Green (i perket fundjavave te tjera dhe nuk premton ndonje clodhje sidomos kur deshira per rilexim eshte zero), nje xhiro nga tregu ( e domosdoshme, e beshme po prape jo aq imediate dhe kohemarrese sa te mbushi gjithe fundjaven), nje film ordiner ne kinema (gje qe nuk ja vlen te behet ne fundjave kur detyrohesh te besh konkurrence me karrocat dhe vogelushet qe perfitojne nga cmimet e uleta te biletave) ose videofilm "Legjioni i Nente" per luften ruse ne Afganistan (qe rezulton ne po aq shqetesime dhe kokecarje sa nje jave e tere ordinere pune).
Dozen e nevojshme te "rehatise" po e marr me pikatore duke pare programet qe nuk kam arritur t'i ndjek gjate javes (fale Piratebay dhe transmetimeve te disa stacioneve ne internet).
Melodia e momentit vjen nga nata e mbremshme e Festivalit te kenges.
E kendshme padyshim kenga e Andreas Johnsson

08 February 2007

Perseri per emigracionin

Fotoja e bashkangjitur i referohet nje libri dokumentar te titulluar:
"Pas gjimnazit te gjithe shoket tane kane marre arratine jashte shtetit!"
Libri eshte shkruar ne 2002 si nje forme dokumentari. Kohet e fundit behet gjithmone e me e zakonshme qe te rinjte suedeze kalojne nje pjese relativisht te gjate te rinise jashte vendit. Shume prej atyre qe largohen zgjedhin te banojne ne ndonje kryeqytet europian. Pyetjet qe shtrohen nder te tjera jane: Pse largohen ? Pse qendrojne nje pjese ketu? Pse kthehen ata qe kthehen? Cilat paragjykime u vertetohen dhe cilat hidhen poshte?
Libri eshte nderthurje intervistash, meditimesh, refleksionesh dhe eksperiencash personale. Perpjekja e autoreve eshte te bejne njefare analize per rezultatet qe ky fluks emigracioni i sjell shoqerise suedeze. Nje nga problemet me interes per te gjithe "emigrantet" eshte ndjenja e vecante e "shkeputjes" kur jeton jashte shtetit.
Autoret: Lisa Irenius ka studiuar shkence politike dhe eshte gazetare e lire nder te tjera per gazeten Svenska Dagbladet. Madelaine Levy ka studiuar per gjuhe-letersi dhe punon si gazetare e lire. Ka qene nje nga iniciatoret e revistes letrare Mono.
Te dyja jetojne ne Paris.

28 January 2007

Emigrim...


Jam duke lexuar nje liber shume interesant per emigrimin.
Titullohet " Att bryta upp och byta land" - shqiperuar "Te largohesh dhe te nderrosh vend" dhe eshte botuar ne vitin 2001. Tema kryesore e librit eshte te analizoje efektet e emigrimit tek emigrantet. Shkrimtarja (Elsie C. Franzen) pati shkruar ne vitin 1980 nje liber te titulluar "Psikologjia e Emigrantit" dhe libri i dyte eshte nje thellim dhe zgjerim i ideve te librit te pare.

Eshte e pamundur te ritregoj gjithe permbajtjen e librit megjithate po perpiqem ta permbledh. Te largohesh nga vendi yt dhe te emigrosh eshte nje eksperience kaq specifike sa askush qe e perjeton nuk mund ta fshije nga kujtesa. Libri trajton proceset psikologjike qe njeriu perjeton ne emigrim. Perspektiva eshte njerezore ne kuptimin qe shkrimtarja e trajton temen ashtu sic do ta ndjente cilido emigrant. Ne kapituj te vecante trajtohen problemet si dhe efektet e tyre, nder te tjera: kriza e emigrimit, strukturat familjare dhe efektet ne to, humbja e pjeseve te identitetit, veshtiresite gjuhesore, alienimi, kujtimet e "torturave apo vuajteve","armiqesia" apo negativizmi ndaj te huajve ne vendin e ri, racizmi, si dhe punesimi (apo mungesa e punesimit). Libri permban edhe disa intervista me persona qe kane emigruar ne Suedi (nder te tjere dy motra finlandeze qe emigruan gjate luftes se dyte boterore- mardhenia e te cilave me "rrenjet" finlandeze eshte diametralisht e kundert). Megjithe referencat psikologjike libri eshte shkruar thjesht pa "elitizmin" akademik qe karakterizon shume studime te ketij lloji.

20 January 2007

Make life easier ?!

The attached photo refers to a book I read some time ago. Written by Christer Westerlund and published by ME UNIVERSITY (www.meuniversity.com) its original titel is "gör studierna enklare och förebered dig för livet i kunskapssamhället"- roughly translated "Make studying easier and prepare yourself for life in a knowledge based society".

I guess I resent the fact that I did not have this book while I was going through my university studies (when I kinda needed it the most). However if I stop to reflect about it I don't think I would have made the most of the book had I read it back then. I didn't want to know which the best way to learn things was at that time. I only wanted to LEARN as much as possible and get on with THE REAL LIFE, the one that awaits after the studies. Strategies for simplifying life were not what I had set out to get. I wanted (and I guess still do) the full rush of making up as you go.

They say that "forewarned is forearmed". Personally I think that if we knew what life had in store for us we would have never chosen to come out of the womb. Once out of the womb, having one strategy more or less to tackle life with, makes no difference to the blows life has to offer. It was Ainstain som said something of the effect " you can make things simpler until they are as simple as they can get and than you can simplify no more".

My punch line: "You can probably make studying easier/simpler but you can not make life any easier because than you probably wouldn't want it". Comments anyone ?