You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label tipike. Show all posts
Showing posts with label tipike. Show all posts

30 September 2014

Nga pak bestyte

Mendoja se ishte vakumi i mosbesimit ne te cilin qe bente qe asnje shqiptar te mos i shpetonte bestytnise. Te ruhej nga syri i keq, nga macja e zeze, te mbante hudhren me vete, apo patkoin e kalit ne dere apo ndonje gje te ngjashme e personale si hajmali.

Sa me shume shkon koha aq me shume shoh se nuk ka asnje njeri te cfaredo lloj kombesie qe te mos jete pak bestyt. Shpesh here nuk e pranojne. Por faktet jane aty. Edhe provat. Edhe veprat.

Ja disa (pa dallim orgjine)

  • te martat dhe te premtet jane dite tersi. Edhe sikur gjithcka te shkoje mire do te kete te pakten pak sherr. 
  • e merkura eshte dite me fat. 
  • e shtuna eshte dite me fat dyfish sa e merkura
  • macja e zeze sjell habere te keqia
  • nese humbet dicka vendos gersheren ne parvazin e dritares dhe gjeja e humbur do te rigjendet
  • nese humbet dicka eja rrotull dhe thirr "rrodhe, rrodhe, koke rrodhe nem ate qe me vodhe" dhe gjeja e humbur do te rikthehet
  • nese thyen dicka te kane ngrene me sy keq dhe gjeja qe thyhet te ruan nga semundja apo efektet me te keqia te syrit
  • nese flet per semundje ose fatkeqesi qe i ka ndodhur dikujt tjeter mund te evitosh qe te te ndodhi ty duke trokitur tre here ne dru (ja percjell drurit) 
  • letrat e dashurise nuk duhen postuar diten e krishtlindjeve
  • nese fut lopate ne shtepi dikush do te vdese 
  • e fundmi lexova per gersheren ne parvazin e dritares 
  • nese e fshin shume shtepine mund te rrezikosh te nxjeresh prej saj gjithe lumturine (kineze)
  • kur te ha dora e majte do marresh para
  • kur te ha e djatha do japesh ose do presesh vizita (meqe pershendetjet behen me te djathten)
  • kur te ha kemba e majte do presesh vizita 
  • kur te ha e djatha ke rruge per te bere 
  • dhe kur te kruhet veshi dikush po flet per ty
Kaq e dita kaq e thashe...kush te doje te vazhdoje se ja lashe :) 

30 August 2014

Rregulla per prinder e femije (1)

Ky postim behet per te shuajtur kuriozitetin tuaj (nese jeni kurioze per rregullat dhe zgjidhjet praktike ne Suedi) si per te permbledhur shpjegime per disa gjera per te cilat me behen shpesh pyetje. Suedia eshte vend i perparuar persa i perket ndihmes sociale dhe kompensimeve te ndryshme. Nder te tjera kompensimi per prinderit eshte mjaft i mire (vlera minimale arrin per 2014 ne 180 SEK/dita (afersisht 19 euro). Per cdo femije qe lind prinderit perfitojne 480 dite leje prindi qe mund ti disponojne deri sa femija te mbushi moshen 8 vjecare (12 vjec sipas rregullave ne varesi te vitit te lindjes). Pervec ketyre diteve 10 dite jane vecanerisht per babain dhe mund te merren deri sa femija te mbushi 60 dite. 480 ditet mund te disponohen si te duan prinderit (shteti nxit ndarjen e barabarte dhe paguan 50 SEK shtese ne dite per prind( 5 euro)nese prindi qe ka te ardhurat me te mira merr dite leje. Shume familje i ndajne keto dite ne menyre qe femija dhe prinderit te mund te rrijne ne shtepi sa me gjate. Ideja kryesore eshte qe sa me shume femija te rrije me prinderit aq me shume avantazhe do te kete me vone. Sa me shume te evitohet ndenja ne ambjentet e "stresuara" me shume femije te kopeshteve aq me mire per femijet. Cerdhe nuk ekzistojne dhe mosha me e heret ne te cilen femija mund te nisi kopeshtin eshte mosha 1 vjecare. Zakonisht jane 3 edukatore per nje grupp me 13-21 femije( ne varesi te moshes se femijeve). Maksimumi i orarit te kopeshtit eshte e barabarte me orarin e punes se prindit plus rrugen per/nga puna e kthim. Shumica e femijeve jane ne kopesht 6 ore sepse suedezet besojne ne attachment parenting dhe perkujdesjen e vete prinderve per kultivimin e femijes. Cdo komune (bashki) ka rregullore te vetat per administrimin e kopeshteve dhe te shkollave. Fisi, familja etj nuk ndihmojne ne mbajtjen e femijeve ne ndonje menyre te vecante sepse zakonisht ata jane akoma ne marredhenie pune ose merren me hobby dhe aktivitete te tjera (mosha e pensionit eshte 65 vjec me disa perjashtime per dalje ne pension me marreveshje nga mosha 61 vjecare).Nese prinderit jane te papune, te semure, studiojne apo jane me leje prindi me femijen nr 2 etj femija i pare mund te jete ne kopesht maximalisht 15 ore (ne shumicen e komunave). Nese prindi eshte me leje (pushime) femija nuk mund te jete ne kopesht. Sistemi me dado etj nuk ekziston (me perjashtim te rasteve te vecanta si psh princesha Estelle etj. Mundesia per te marre au pair ekziston por kompensimi eshte shpesh here i paperballueshem ne krahasim me ndihmen e paket qe mund te ofrohet (mazimalisht 15 ore pune dhe duhet te ofrohet rroge e pranueshme ushqim ndihme per studimet sigurime etj). Ndermarrjet qe ofrojne ndihme me pastrim etj kane filluar te ofrojne edhe ndihme per detyrat apo edhe per mbajtjen e femijeve megjithate praktikisht vetem nje perqindje e vogel e njerezve e shfrytezojne kete mundesi. Kjo sepse kostoja eshte relativisht e madhe per aresye te orareve te papershtatshme dhe sigurimeve e pagesave shtese te lidhura me to (cmime nga 250-400 SEK/ora dmth 25-40 euro/ora hyjne tek tarifat normale). Shpresoj te mund t'i rikthehem temes me vone me me shume plotesime e detaje. Per lejen e prindit dhe kompensime te tjera per kete mund te lexoni ne shqip (mgjse jo plotesisht korrekt) informacionin zyrtar nga agjensia e sigurimeve shoqerore Försäkringskassan http://www.forsakringskassan.se/sprak/shqip/foralder_shqip Vecanerisht per pagesen prinderore (po ne shqip) http://www.forsakringskassan.se/wps/wcm/connect/7e87839a-f62c-4eef-a408-16660cbef131/F%C3%B6r%C3%A4ldrapenning_FK_4070+Fa_sq.pdf?MOD=AJPERES Pergjithesisht per sistemin e kujdesit ndaj femijeve (kopesht, parashkolle shkolle) mund te lexoni ketu (ne suedisht)http://www.barnomsorgsguiden.se/empty_27.html

27 August 2014

Muzikë me vlera - tekst i shqiperuar


Nën sipërfaqe - 
 kenge nga Uno Svenningson


Nën sipërfaqe


ka imcake e kolosë
Nën sipërfaqe 

ka dhe gaz po ka dhe lotë 
Ka shumë gjëra që rreth ndodhin
që ne s'mundim t'i kuptojmë  


Por gjithmone e gjejme pergjigjen

thelle ne fund te vetes sone

Nen siperfaqe
E di e di e di qe ti aty je
e di e di e di qe ti aty je
e di e di e di qe ti aty je

Qeshje pije e dolli 
pas pak ka kaos aty
dikush shkelmon
mbi nje te pafaj
nje te pashanc

E shoh ate askush s'e ve re
as une as ti jo nuk e sheh
e stermadhe frika 
me ndalon vuajtjen t'ja njoh  

Nen siperfaqe
nga vetja me vjen turp
Nen siperfaqe
imazhi djeg si urth

E di e di e di qe ti aty je 
e di e di e di qe ti aty je
e di e di e di qe ti aty je 

Dhe mendoj une shpesh per ty
po te ishe vllau im
edhe une do isha shndruar ne 
perbindesh utan kthim

Kur e shoh keqligesine 
qe njerzimi e cliron
vuajtjet e pakuptim
nuk arrij ta kuptoj dot
qe te gjithe ne kemi qene
te pandihme si femi
ndonjehere kemi dashur 
pa limite pa kufi 

Nen siperfaqe 
te gjithe jemi imcake
Nen siperfaqe
nervi shpirtrat mpak


Kjo eshte nje nga kenget me te bukura e me te prekshme te muzikes suedeze. Teksti qe me pak fjale percjell dhunen, mos nderhyrjen e vezhguesve, alkolizmin, ndjenjen e fajit etj ka nje melodi e nje ritem te vecante. Nuk pretendoj se perkthimi qe bera i percjell te gjitha nyancat e kenges po u perpoqa ti permbahem ritmit te saj. 

07 September 2008

Fillimvjeshte ne bregdetet veriore























a) vajze qe vallezon ne natyre-ose peme
b) liqerth -ose gji detar i nje gadishulli i krijuar nga drure te zhvendosur nga deti
c) lule vjeshte - ose kerpudhe

13 June 2008

Lisa Ekdahl "Kush e di (Vem vet)"

Kerkoj falje per shqiperimin bernut po "kaq munda, kaq bera" kete te premte mbremje.

Shqip: Kush e di? - nga Lisa Ekdahl
Ti si peralle je, shume ireal per te qene i vertete.
Qe ne u poqem, nje peralle ne vetvete.
Mundeshim po kaq lehtesisht
kurre mos qeme takuar.
Apo thua qe takimi yne
qe para lindjes qe paracaktuar?

Ref: Kush e di, sigurisht jo ti
Kush e di, sigurisht as une
Anje nga ne s'di gje tani
Sot vertet nuk dime kurregje.

OrgjinaliVem Vet- Lisa Ekdahl
Du är en saga för god för att vara sann
det är en saga i sig att vi funnit varann
vi kunde lika gärna
aldrig nånsin mötts
eller var vårt möte
redan bestämt långt innan vi fötts

Ref:vem vet, inte du
vem vet. inte jag
vi vet ingenting nu
vi vet inget idag

05 June 2008

6 qershor- dita kombetare e Suedise



Sot eshte feste. Vendosur me nje urdherese te vitit 1983 ku konfirmohej se 6 qershori eshte dita kombetare e Suedise dhe gjithashtu dita e flamurit. 6 qershori eshte festuar si dita e flamurit qe ne vitin 1916. Se fundmi, ne 2005 kjo dite eshte edhe dite pushimi kombetar. Caktimi i 6 qershorit si dite feste kombetare (dite e kuqe) solli per pasoje humbjen e statusit te festes per diten e dyte pas Rreshajave (SE- Annandag pingst, ENG- Whitsun). Ne nje urdherese te vitit 1996 specifikohet gjithashtu qe dita kombetare eshte nje dite ne te cilen njesite ushtarake pershendesin flamurin me bateri qitjeje.

6 qershori eshte qujatur historikisht dita e Gustav Vases, Dita e flamurit, dhe tanime dita kombetare e Suedise. Percaktimi i kesaj date si dite perkujtimore kombetare eshte bere diku ne shekullin e 18. Filloi si perkujtim i dates 6 qershor 1523, kur Gustav Vasa u kurorezua mbret i Suedise dhe kur Unioni i Kalmarit u shfuqizua perfundimisht duke i lejuar Suedise te ribehej nje shtet me vete.
Forma e qeverisjes se suedise u reformua pikerisht ne 6 qershor 1809, dhe po e njejta date u perdor ne reformen e trashegimise se titullit te mbretit ne vitin 1974.

6 qershori si dita e flamurit eshte festuar qe prej viti 1916. Nismetar ishte Arthur Hazelius, krijuesi i muzeut te veprave nordike (Nordiska museet) dhe i keshtjelles e parkut zoologjik Skansen te Stokhomit. Nisma ishte pjese e nje perpjekjeje per te percaktuar data festimi per fenomene te ndryshme nen frymen nacionaliste te periudhes. Nisma ishte gjithashtu nje mundesi per te grumbulluar te ardhura per parkun zoologjik dhe muzeun.

Disa historiane permendin (pa mundur te vertetojne te dhenat) se ne qershor 1893 u organizuan nje seri festimesh me tematike kombetare. Te gjitha ditet kur u zhvilluan festimet ra shi, me perjashtim te 6 qershorit gje qe beri qe shumica e vizitoreve dhe festuesve te merrnin pjese pikerisht ne festimet e asaj dite. Hazelius shkruan ne ditarin e Skansen per vitin 1893 "ketu ne Skansen, 6 qershori, dita e Gustavit, eshte percaktuar dhe festuar dhe do te vazhdoje te festohet qe sot e tutje si dite perkujtimore e heroizmave atdhetare, dite kombetare".

Urdheresa e vitit 1983per ta bere dite festive zyrtare 6 qershorin eshte nenshkruar nga Carl Axel Petri ne periudhen e fundit te Carlit si minister i drejtesise.

Forma e tanishme e qeverisjes dhe formimit te parlamentit (Riksdagen) u ratifikua ne 6 qershor 1974. Propozimi 2004/05:23 qe rezultoi ne urdheresen e viti 2005 ku 6 qershori u shpall dite e kuqe, thuhet nder te tjera se ky ndryshim do ta bente diten me te rendesishme sesa kur vetem emertohej si dita e flamurit dhe dita kombetare.
Nje tjeter perfitim me kete dite ishte se do t'u krijonte mundesi suedezeve te "mblidheshin" reth nje date te caktuar ashtu si dhe te huajit qe gjithmone cuditeshin qe nje feste e tille nuk ishte dite pushimi. Per me teper edhe ata persona qe do te fitonin shtetesine/kombesine suedeze do te mund ta festonin ate pikerisht ne kete dite.

Sindikatat suedeze ishin kritike ndaj nderrimit te dites se pushimit sepse ne praktike kjo dite nenkupton me pak dite pushimi per punonjesit. Ne rast se 6 qershori eshte e shtune ose e diele ajo nuk sjell nje dite pushimi te premten apo te henen pasardhese. Nderkohe dita e rreshajave (me diten e pushimit te se ciles kembeu vendin) bie gjithmone diten e hene dhe rrjedhimisht garantonte nje dite pushimi per te gjithe, cdo vit.

Permbledhur nga Wikipedia etj.


29 February 2008

Melodia dhe teksti i fundjaves

Kenga qe do prezantoj sot mori pjese ne Eurovizion ne vitin 2000 dhe arriti ne vendin e 7. Ka nje muzike te fuqishme dhe nje text e temperament luftarak qe cuditerisht e gjej frymezues. Ndoshta fale marsheve me te cilat jemi rritur.

Po perpiqem te shqiperoj tekstin-direkt nga orgjinali duke u perpjekur te ruaj "kendueshmerine" per ata qe u intereson. (Versioni ne anglisht, qe u pergatit per Eurovizionin, si dhe orgjinali ne suedisht gjenden poshte videos).

Roger Pontare "Kur era peshperit emrin tim"
U rroberova nga erresira
Asnje fije drite
dhe pse zjarri rrotull perpinte gjithcka
Ne shkelqimin e flakes pashe shprese e besim
Te zhduken ne qerthuj si tym...

Oh me jep fuqi
Me jep forcen te mbroj vendin tim
Me jep nje rruge,
ta ndjek
Ja shoh shpaten luft(et)arit qe prin!

Ref.
Doni qe te kthehem pas,
Te luftoj per liri?
Kurre atdheun s'e tradhetoj
Kur era therret emrin tim...

Shiu qe ra
dhimbjen time e fsheh per gjithnje
Shoi etjen qe
me pervelonte ne gji
Ne agim arratine drejt malit e mora
Dhe ne vrap e siper nje ze, degjova
Era cirret
E degjoj te therrase emrin tim
Kam nje udhe,
do ta ndjek
E shoh shpaten ne dor'n e luftetarit,
Me prin!





Orgjinali: Roger Pontare "När vindarna viskar mitt namn"
Jag blev fångad i ett mörker
Jag såg inget ljus fast allt omkring stod i brand
I lågornas sken fanns mitt hopp och min tro
Som virvlade bort och försvann
Så ge mig min styrka
Ge mig kraft att försvara mitt land
Ge mig en väg att gå
Jag ser yxan i krigarens hand

Ref.
Vill ni att jag vänder om
Och slåss för den jag är
Aldrig sviker jag mitt land
När vindarna viskar mitt namn

Regnet som föll det fick dölja min sorg
Och släcka min brinnande törst
Jag flydde till bergen när gryningen kom
Men plötsligt jag hörde en röst
Vindarna viskar
Jag hör dem kallar mitt namn
Jag har en väg att gå
Jag ser yxan i krigarens hand


English lyrics: WHEN THE SPIRITS ARE CALLING MY NAME
I am caught in a trap,
there is no turning back.
I'm finally facing the fear.
The sky is on fire
and up with the flames,
my hope and my dreams disappear.

So bring me the power,
let us live for the land and the seas.
Show me the way to go,
Let me fight with my body and soul....

LET ME BE, THE NATIVE SON,
WITH FREEDOM IN MY HEART.
LIFE WILL NEVER BE THE SAME,
WHEN SPIRITS ARE CALLING MY NAME

Let me out of the darkness,
the shadows of pain,
and I'm keeping my promise to you.
My people, my spirit, the home of my heart,
You're with me wherever I go.

12 February 2008

More history on vacation

Sic u tregova ne postin paraardhes isha nje vizite ne Minnesota. Ajo qe dija me pare per Minnesoten mund te permblidhej me keto fjali:
Minnesota eshte afer Kanadase. Minneapolis eshte nje nga qytetet e njohura te Minnesotes (jo kryeqytet) ne te cilin vjet u shemb nje ure. Lumi i Missisipi fillon ne Minnesota. Ne shtetin e Minnesotes ka shume njerez me orgjine suedeze. Minneapolis dhe StPaul jane bashkangjitur aq shume sa quhen qytete binjake (twin-cities)

Ajo qe di tani eshte dicka me teper (kuptohet). Pershembull Minnesota njihet per liqejte qe jane mese 10 000. Per veren e kendshme dhe te lagesht dhe dimrat e ftohte dhe me ere te mprehte brisk qe e rrit proporcionalisht ndjesine e te ftohtit. Gjate vizites ne Minnesota zbulova gjithashtu qe dija plot gjera te tjera qe kishin te benin pikerisht me kete shtet por qe une nuk i kisha "lidhur" me njera-tjetren. Per shembull fakti qe nje nga autoret e mi te preferuar vjen nga St. Paul Minnesota (po flas per F.Scott Fitzgerald).

Apo fakti qe nje nga musicals me te njohur te kompozuar nga Benny Andersson dhe Björn Ulveus (Benny dhe Björn te njohur si dy B-te e ABBA) titullohet "Kristina nga Dufvemåla" dhe merr spunto nga nje seri prej kater librash qe mund te quhen liber "themeltar"apo madje madje "bibel" mbi emigracionin.

Seria e perbere nga Mergimtaret (org. Utvandrarna. eng The Emigrants), Drejt tokes se premtuar (org. Invandrarna. eng Unto a good land), Kolonia e re (org. Nybyggarna. eng The Settlers) dhe Letra e fundit familjes (org. Sista brevet till Sverige. eng The Last Letter Home) eshte shkruar nga Wilhelm Moberg dhe rrefen epopene e emigranteve suedeze qe moren rrugen per ne Ameriken e "mundesive"ne fillimin dhe mesin e shekullit te nentembedhjete. Mese nje milion vete emigruan (krahaso me faktin qe popullsia aktuale e Suedise eshte rreth tete milione) dhe here lane kockat, here shpresat dhe nganjehere paten fatin te arrijne ate qe deshiruan ne po te njejten Amerike.

Aktualisht vetem 1,4 perqind e popullsise (shifra vjen nga census bureau) ne Minnesota ka prejardhje suedeze pra shume gjera kane ndryshuar.

Nder gjerat tipike suedeze ne Minnesota eshte qyteza Lindstrom qe e ka marre emrin nga emigranti Daniel Lindtröm me prejardhje nga Hassela (qytet me te cilin qyteza e Lindstrom eshte e binjakezuar dhe ka shkembime jo vetem turistike por dhe ekonomike e kulturore). Ne Lindstrom mund te soditet statuja Karl-Oskar dhe Kristines- dy personazhet kryesore te epopese se emigranteve. Ne afersi te Lindstrom eshte edhe varreza "Glader" ku glader ishte nje emertin i perdorur per ushtaret ne Suedi ne fillimin e shekullit te nentembedhjete si dhe emri i personit qe zoteronte tokat ku eshte ngritur varreza, perkatesisht Anders Peter Nilsson Glad lindur 1853 ne Furuby te Suedise. Vete shkrimtari Vilhelm Moberg jetoi per pak kohe ne nje nga pronat e ndodhura prane varrezave Glader teksa bente kerkime per vepren qe do te shkruante me pas. Pamje nga varreza paraqiten edhe ne filmin "Toka e Re" qe bazohet ne librin e dyte te serise. (Foto e bashkengjitur tregon statujen e Moberg me bicikleten e tij teksa ndiqte gjurmet e emigranteve dhe studionte ne biblotekat kishtare rrotul Lindstrom. Marre ashtu si dhe fotot e tjera te keti posti nga http://www.christers.se/).

Vizita ne gjurmet e Moberg dhe emigranteve suedeze me coi edhe ne Taylor Falls si dhe ne Chisago. Chisago ishte fillimisht nje fshath me vetem gjashte banesa kur kolonizatoret e pare suedeze mberriten ne fillim te 1850. Ne 1854 u ndertua kisha e Chisago Lake Church ne varrezat e te ciles pothuaj te gjithe guret bartin emra me orgjine suedeze.

Pak me tej ne Scandia gjendet edhe Muzeumi i Gammelgarden (fshati i vjeter) qe perbehet nga gjashte ndertesa druri te periudhes 1850-1860, nder te tjera njesine e pare mjekesore, banesen e priftit si dhe disa banesa emigrantesh. Njera nga ndertesat perdoret tanime si muze shkollor sepse ne te mesonin shkrim dhe katekeze femijet e emigranteve.


Nga gjerat me imponuese qe pashe gjate vizites ishte ndertesa qe shikoni ne foto dhe qe ndodhet ne Minneapolis. Per nje moment me beri te deshiroja qe shqiptaret te kishin te njejtin dedikim ndaj ruajtjes se historise se tyre sa kemi dedikim dhe nerv te merremi me politike apo te diskutojme njerin apo tjetrin politikan sharlatan e kokegdhe.

Ndertesa eshte per momentin qendra e Institutit Suedezo Amerikan dhe eshte dhuruar nga nje djale qe emigroi ne Amerike si femije i varfer 8 vjecar, korri sukses pas suksesi si gazetar dhe njeri i shtypit dhe ndertoi nje banese historike qe nder te tjera permban 11 vatra te dekoruara me pllaka porcelani ( si ne foto), piktura, gdhendje druri, tavane te varura viktoriane e detaje pa fund si dhe nje dyqan me ornamente, libra, kostume kombetare etj. etj.

Ne te njejten ndertese mund te soditej mozaiku i meposhtem i bere prej qelqi te ngjyrosur qe paraqet renien e Gotland orgjinali i se ciles ndodhet ne Visby.















Po ashtu ne ambjentet e institutit mbahen shpesh shfaqje, ekspoze, kokteje si dhe festohen tradicionalisht festa suedeze si Midsommar, krishtlindjet, Lucia etj. Keto dite ne muze ekzpozohen nder te tjera edhe skicat e piktorit te njohur suedez Anders Zorn ne nje ekspozite te titulluar "Nga fshataret deri ne presidentet" sepse Zorn gjate jetes se tij ka pikturuar pervec shume njerezve te zakonshem edhe tre nga persidentet amerikane.

Fola gjate per udhetimin ne gjurmen e emigranteve suedeze. Por mund te kisha folur edhe me gjate sepse ishte vertet interesante te ndiqje gjurmet e njerezve qe e kane dokumentuar udhetimin e tyre, qe krenohen me ate qe kane arritur si ne vendin nga vijne ashtu dhe aty ku ndodhen tani. Qe jo vetem nuk e harrojne prejardhjen por bejne gjithcka per ta kujtuar dhe mbajtur gjalle ate qe i ben te ndryshem nga te tjeret qe nga emertimi i vendeve si Mora apo Lindstom deri tek librat e shkruara ne anglisht per te percjelle tek brezat e lindur ne amerike festat tradicionale suedeze si Midsommar apo Lucia.

16 January 2008

Dita e tulipanit


Eshte viti i 12-te ne te cilin 15 janari festohet si dita e tulipaneve ketu ne Suedi. Ne fakt nuk eshte cudi sepse tulipanet hyjne tek lulet me te dashura dhe me popullore. Nga 1 janari deri ne pashke shiten mese 1 miljone tulipane ne dite. Pelqimi i tulipaneve eshte madje me i madh se ne vete Hollande. Serat e luleve te mese 250 floristeve prodhojne mese 130 miljone tulipane gjate periudhes janar-mars. Suksesi i ketyre luleve ne fakt eshte fare i natyrshem po te mendosh zymtesine e dimerit dhe koloritin gazmor qe sjellin nderkohe tulipanet.

Llojet ashtu si dhe ngjyrat e tulipaneve te shitur variojne, "qepujkat" e tulipaneve qe kultivohen sillen nga Hollanda. Te gjitha llojet e reja te "shartimeve" te tulipaneve i kalojne nje rregjistrimi rigoroz nga Organizata Mbreterore e kultivuesve te tulipaneve po ne Hollande. Nder llojet e "reja" me tipare dhe emra suedeze jane Princesha Victoria- nje tulipan i bardhe e i kuq qe huazon emrin nga mbreteresha e ardhshme e Suedise, Ingemar Stenmark- nje tulipan boje roze ne te kuqe qe huazon emrin e nje skiatori te famshem, ABBA (fotoja e bashkengjitur) - nje tulipan i kuq flakerues me petale te dyfishta shpjegimi i prejardhjes se emrit te se cilit eshte i panevojshem.

Tulipanet jane te ngrenshem (si gjethet ashtu edhe petalet) ndaj munden fare mire te perdoren per dekorim ne servirje gjellesh apo ne sallata. "Qepa" e tulipaneve permban nje substance qe quhet tulipin dhe qe mund te kete efekte irrituese per disa persona. Megjithate kjo substance nuk eshte helmuese.

Dhe po! Meqe ishte dita e tulipaneve dhe meqe tufa paraardhese kishte gjetur rrugen per ne koshin e plehrave organike une bleva nje tufe te re tulipanesh.

ps: per shkrime te tjera reth tulipaneve etj mund t'i referoheni Enit tek shkrimi:"Back again with tulips:)"dhe "Istanbul the city of 3 million tulips"

25 November 2007

Tomas Tranströmer

-
Trött på alla som kommer med ord, ord men inget språk
For jag till den snötäckta ön.
Det vilda har inga ord.
De oskrivna sidorna breder ut sig åt alla håll!
Jag stöter på spåren av rådjursklövar i snön.
Språk men inga ord.
Tomas Tranströmer ”Samlade dikter 1954-1996”

I lodhur nga te gjithe ata qe vijne me fjale, me fjale por pa gjuhe
Shkova tek ishulli i mbuluar nga bora.
Djerrina eshte e pafjale.
Faqe te pashkruara shtrihen ne te gjitha anet!
Perballem me gjurmet e thundrave te kaproit ne debore.
Gjuhe e pa fjale.
Tomas Tranströmer ”Permbledhje vargjesh 1954-1996”

MEDELTIDA MOTIV

Under vårt förtrollande minspel väntar
alltid kraniet, pokeransiktet. Medan
solen sakta rullar förbi på himlen.
Schackspelet pågår.
Ett frisörsaxklippande ljud från snåren.
Solen rullar sakta förbi på himlen.
Schackpartiet avstannar i remi. I
regnbågens tystnad.

/Tomas Tranströmmer/

Dikten är från en bok som heter FÖR LEVANDE OCH DÖDA och som kom 1989

Motiv mesjetar

Nen mimiken tone magjepsese pret
gjithmone kafka, fytyra e ngrire e pokerit. Teksa
dielli dalngadale rrokulliset perbri ne qiell.
Loja e shahut vazhdon.
Zhurme si gershere qethese berberi nga shkurret.
Ne qiell, dielli rrokulliset perbri dalngadale.
Loja e shahut mbaron ne Remi. Ne
heshtjen e ylberit.
/Tomas Tranströmmer/

Vargjet jane nga nje liber qe titullohet "Per te gjalle e te vdekur" botuar 1989

Espresso

Det svarta kaffet på uteserveringen
med stolar och bord granna som insekter.

Det är dyra uppfångade droppar
fyllda med samma styrka som Ja och Nej.

Det bärs fram ur dunkla kaféer
och ser in i solen utan att blinka.

I dagsljuset en punkt av v'älgörande svart
som snabbt flyter ut i en blek gäst.

Det liknar dropparna av svart djupsinne
som ibland fångas upp av själen,

som ger en välgörande stöt: Gå!
Inspiration att öppna ögnen.

Espresso

Kafja e zeze ne kafenene perjashta
me stola dhe tryeza te hijshme si insekte.

I shtrenje lengu mbledhur pike pike
mbushur me te njejten force si PO dhe JOj.

Bartet jashte nga kafene te mugeta
dhe e sheh diellin ne sy pa i pulitur syte.

Ne driten e diellit nje pike melhemi te zi
qe shpejt rrjedh ne gurmazin e nje vizitori te zbehte.

I ngjan pikave te zeza te aresyese se thelle
qe ndonjehere i degjon dhe shpirti,

dhe jep nje shtyse bamirese: EC!
Frymezim per te hapur syte.

* per autorin dhe jeten e tij do te flas here tjeter
** perkthimet jane te miat. Shyqeri, Swed nese keni sugjerime ju mirepres.

02 October 2007

Vjeshte

Sezonet e punes jane cuditerisht ne kundershtim me stinet e vitit.

Vjeshta (te pakten ne Suedi) eshte periudha kur kryhen te gjitha studimet, mbledhjet, iniciativat, reformat, ndryshimet, planet, bisedat vjetore, negociatat e rrogave, rinegociatat e marreveshjeve.
Ne vend qe te "mbillen" idete ne pranvere per t'u "korrur" ne vjeshte, behet gjithcka ne vjeshte, me mbjellje me korrje me analiza me plane me aktivitete "jashtepunesore", me afterworke dhe koncerte.

Fundi i vitit ka qyfyret e veta (qe ndoshta do te rrefehen kur t'i vije koha) nderkohe qe ne sezonet e pushimeve behet fjale vetem per "mbijetese" te atij "cerekut" te punonjesve qe pret pushimet ose qe sapo eshte kthyer nga pushimet ne favor dhe mungese te trecerekut tjeter te punonjesve (qe sipas rregullave marrin 5 jave te njepasnjeshme pushimi nga te cilat te pakten dy duhet te jene ne korrik).

27 July 2007

Dita e 7-gjumasheve

Sot eshte 27 korrik, njohur ndryshe si dita e 7-gjumasheve. 7-gjumash (sjusovare) eshte edhe shprehja qe perdoret per ata qe flene shume. Sipas disa te dhenave festa eshte festuar ne disa raste edhe ne 15 korrik. Deri ne 1900 ishte dite feste kombetare ne Suedi. Te shtate gjumashet ishin ne fakt 7 martire qe u murosen brenda nje shpelle ne vitin 250. Kur shpella u hap reth 200 vjet me vone ata u zgjuan. Perkujtimorja e zgjimit te tyre festohej si nga kisha ashtu edhe ne ambjente jo kishetare. Ne kete dite sipas tradites lejohej gjumi i zgjatur edhe per njerezit e zakonshem. Megjithate personi qe zgjohej i fundit nga gjumi ne familje ishte i detyruar te bente ndonje nga punet me pak te pelqyera si ndeshkim. Femijeve u lejohej te flaknin lule me gjemba ose rrodhe qe t'i ngjiteshin ne rroba personit qe zgjohej i fundit. Ne disa raste grumbuj njerezish kalonin si procesion i zhurmshem rrugeve te qytetit per te zgjuar ata qe akoma flinin.

Dita perkujtohet me shume ne forme karnavalesh ne Hange dhe Nodendal (qyteza ne Finlande). dikush zgjidhet si 7-gjumashi i qytetit dhe ose hidhet ne det si "ndeshkim" ose i hidhet persiper nje kove me uje. Ne Hange bartet 7-gjumashi me gjithe krevat neper qytet dhe pjesemarresit ne procesion e shoqerojne te veshur me pizhama.

Sipas kalendarit te vjeter agrar (per te cilin do te flas here tjeter) dita e 7-gjumashit vendos se cfare kohe do te beje ne 7 javet ne vijim. Nese bie shi ne kete dite, shiu do te vazhdoje per 7-jave. Thuhet gjithashtu se personi qe fle pas ores 7 te mengjesit ne kete dite do te jete i pergjumur gjate gjithe diteve te vitit.

Kuptohet sot ben diell pervelues (jo me masen e pervelimit ne Shqiperi por gjithsesi vape) dhe une fjeta edhe pas ores 7.

27 June 2007

Me apo pa fishek


Senduqet e pajes kane ekzistuar jo vetem ne Shqiperi.
Ja nje senduk tipik suedez per nuse "brudkista" me motive te zones se Dalarna.
Kuptohet qe per me te varferit edhe senduku i pajes ishte me i thjeshte:

Senduke te tille vazhdojne te mbahen si ornamente ne dhomat e pritjes te trashegimtareve.
Ne shqiptaret nderkohe, nga pajat e dikurshme kujtojme vetem fisheket.

07 June 2007

Tipare

Thone qe spanjollet pergjigjen mañana, mañana nese u kerkon te bejne dicka. Thone qe aziatiket punojne panderprerje. Thone qe gjermanet jane pothuaj "ushtarake" ne menyren e drejtimit te punes, qe finlandezet ne fillim marrin vendimet dhe pastaj reflektojne mbi konsekuencat dhe qe amerikanet shohin vetem "bottom line". Paragjykimet vijne natyrshem.

Per suedezet thuhet pershembull se jane punetore besnike, te thjeshte ne komunikim, te miresjellshem, degjues te mire por qe mezi marrin vendime.

Sipas "Shortcut" qe citon profesorin e etnologjise Åke Daun (profesor emeritus prane universitetit te Stokolmit) shume paragjykime jane te verteta. Miresjellja suedeze pershembull eshte shprehje e perkatesise ne shoqeri. Ajo e ben me te lehte bashkepunimin dhe perpjekjen per te arritur ne vendime te perbashketa. Sa me shume unitet ne vendimmarrje aq me mire. Per fat te keq uniteti mund te jete i demshem per rezultatet e perbashketa. Miresjellja dhe uniteti mund te cenojne suksesin sepse edhe kritika e aresyeshme apo vlerat e domosdoshme nuk del ne drite. Askush nuk do te titullohet "avokati i djallit".

Aty qendron edhe dallimi nga te tjeret. Pershembull ne Finlande askush nuk nguron te kritikoje hapur dhe pa doreza, gje qe ne Suedi konceptohet si e pakendshme. Ne Suedi njerzit e duan shume ndjenjen e perkatesise dhe unitetit ne grup, gje qe sjell edhe evitimin e konfikteve dhe perplasjeve. Mirepo pakenaqesite e nxjerrin koken ne formen e thashethemeve pas kraheve gje qe sipas profesorit Daun forcon ndjenjen e perkatesise ne nje bashkesi. (Mendoj se ky tipar i diskutimit pas kraheve eshte gjithashtu mjaft shqiptar)

Japonezet njihen per besnikeri pothuaj skllaveruese ndaj punedhenesit. Ata jane te afte te punojne me ore te tera jashte orarit pa pagese. Nderkohe amerikanet dhe pse te gatshem te punojne rendshem jane te fokusuar te bejne vetem ate detyre per te cilen jane punesuar.
Suedezet ndodhen ne zonen e mesme. Nuk punojne aq shume sa japonezet dhe amerikanet. I duan lejet e gjata vjetore, ditet e kuqe te festave en kalendar dhe sidomos ditet midis festave kur mund te behet pushim. Megjithate suedezet e identifikojne veten me vendin e punes me shume se amerikanet dhe ndjejne nje pergjegjesi ndaj punedhenesit, ndonese jo te atij nivelit ekstrem qe karakterizon japonezet.

27 April 2007

PETROL...is the color of my day

Pershendetje!
Prape pragfestash ketu. Prape planifikoj dhe deshiroj pushim.
Kam konstatar nje gje me siguri te plote, ne jeten e mepareshme nuk mund kurrsesi te kem qene punetore ne fabrike. Nuk me pershtatet puna industriale prane konvejerit ku gjithmone duhet bere e njejta gje. Nuk me pelqen zinxhiri industrial. Pa folur per oraret mengjesore qe nuk perputhen aspak me mua.
Meqe 1 maji eshte dite e kuqe doemos e kemi pushim.
Me ate rast po bej pushim dhe te henen dhe po te duan fuqite e madha te zotave qe sonte ne darke e deri te merkuren do ta stakoj teresisht trurin nga puna.
Ju uroj te gjitheve 1 maj te gezuar.

Informacion i shtuar pas postimit:
Pragmbremja e meshes se Valborg (Valborgsmässoafton), praktikisht dita e fundit e prillit megjithese mesha mbahet ne 1 maj eshte nje pervjetor qe festohet ne 30 prill ose 1 maj ne Estoni, Finlande, Letoni, Suedi, Ceki dhe Gjermani. Tradita e festimit bazohet ne besimin ndaj shenjtores Valborg per mbrojtje ndaj shpritrave te ligj dhe idolatrise dhe qe lulezoi me se tepermi pas vdekjes se saj ne vitin 779. Ne Finlande dhe Suedi festohet ky pervjetor duke bere zjarre te stermedhenj reth te cileve krijohet nje atmosfere festive qe behet edhe me e fuqishme nga fishekzjaret, kercaskat dhe gjimnazistet qe shpeshhere tejkalojne normat e dehjes me karar.

26 April 2007

Sindikalizem - info e zgjatur- pjesa 1

Sindikatat apo Fackförening, jane nje bashkesi punemarresish te te njejtit profesion. Detyra kryesore e sindikates eshte te perfaqesoje dhe mbroje interesat e punonjesve ne marredheniet me punedhenesin. .

Disa nga ndihmat qe sjell nje organizate sindikale per anetaret mund te permbildhen si me poshte:

  • Organizatat me te hereta ofronin sigurim ne rast papunesie, ne rast semundjeje, pension kur aftersia per pune ishte perkeqsuar dhe ndihme per varrim. Ne disa shtete nordike (dhe te tjera) nje pjese e kesaj ndihme eshte perfshire ne sigurimet shoqerore. Megjithate sindikatat vazhdojne te japin ndihme per mesimin e disa profesioneve (oxhakfshires psh), sigurojne ndihme juridike gjate konflikteve me punedhenesin etj.
  • Ne Suedi sindikatat kane te drejte te veprojne lirisht dhe ne emer te puonjesve te negociojne per rrogat, oraret e punes, lejet, e ne pergjithesi te gjitha kushtet e punesimit (per keto do te flas me gjeresisht me vone). Nje pjese e negociatave midis sindikates dhe punedhenesit dokumentohen ne te ashtuquajturat marreveshje kolektive.
  • Sindikata mund te organizoje blokade ndaj orareve te zgjatura te punes, ndalim pune, strejk etj per te arritur disa nga qellimet e vene per interesin e anetareve te saj. Megjithate periudha midis rinegocimit te marreveshjeve kolektive (zakonisht 3-vjecare) presupozon qe nuk do te kete blokada apo protesta tjeter dhe te gjitha negociatat per rrogat apo kushte specifike qe mund te ndodhin gjate periudhes se ndermjetme behet ne "paqe".
  • Sindikatat perpiqen te ndikojne opinionin publik nepermjet fushatave informative, lobbying ose duke dhene mbeshtetje ekonomike per parti te ndryshme politike qe mund t'i ndihmojne te arrijne qellimet e tyre.
Punemarresi paguan nje kuote mujore per anetaresine ne sindikate. Sindikata puneson adminsitratore, juriste, negociatore, boton gazeta te fushes se interesit etj.

Shumica e sindikatave kane edhe "kassen" e tyre te papunesise. Kjo eshte nje organizate anetaresia ne te cilen eshte e kushtezuar nga anetaresia ne sindikaten e profesionit perkates dhe qe ka si qellim kryesor te paguaj e ata persona qe per momentin jane te papune.

Sindikatat organizohen ne grupime "cader" te cilat jane>
Tjänstemännens Centralorganisation - TCO= Organizata qendrore e nepunesve
Sveriges Akademikers Centralorganisation - SACO= Organizata qendrore e akademikeve suedeze
Landsorganisationen i Sverige - LO= Organizata e vendit- perfaqeson punonjesit e industrise elektrike, sherbimet e turizmit, mesuesit, industrine e perpunimit te drurit etj etj. LO perfaqeson klasen punetore reale dhe eshte e lidhur fuqimisht me partine socialdemokratike suedeze.
Sveriges arbetares centralorganisation - SAC= Organizata qendrore e punetoreve. Quhet ndryshe sindikalistet. Ka per qellim te arrije socializmin e lire. Anetareson edhe pensioniste, studente idealiste, njerez pa dokumenta etj.

Kaq per pjesn e pare te informacionit mbi sindikalizmin.

15 April 2007

C'te duket vetja ?!

Ligji i Jantes (Jantelagen apo Janteloven ne danisht) eshte nje koncept i formuluar nga Aksel Sandemose ne librin "Nje emigrant ne udhekryq me gjurmet e tij (En flykting korssar sina spar)" 1933. Akseli shkroi ne norvegjisht, por i rritur ne qytetin danez te Nykoping- qytet te cilin ai e quajti Jante ne liber- i dha dhe emertimin ligjit te Jantes.

Ligji i Jantes percjell me fjale ate ligj te pashkruar qe eshte tipik per skandinavet dhe qe thote se njeriu nuk ka aresye te mburret apo te mendoje se eshte me i zoti se te tjeret. Mendime te ngjashme kuptohet ekzistojne ne shume vende te tjera si ne Japoni, Australi, Kanada...

Ja dhe ligji:

  1. Mos kujto se ke ndonje vlere.
  2. Mos mendo se je po aq i mire sa ne.
  3. Mos mendo se je me i zgjuar se ne.
  4. Mos genje veten se je me i mire se ne.
  5. Mos mendo se di me shume se ne.
  6. Mos kujto se je me i fisem se ne.
  7. Mos kujto se vlen per ndonje gje.
  8. Mos qesh me ne.
  9. Mos kujto se ndokush e vret mendjen per ty.
  10. Mos kujto se mund te na mesosh ndonje gje.
Shkurt: Para shoqerise (atyre) je gjithmone nje hic ndaj mos e ngri koken.