| Fascinating chain mail that apparently didn't work to post through mail. ...too bad. |
01 October 2010
Fascinating chain mail
03 July 2008
Shkence ?!
Sipas nje "artikulli" (nuk e meriton te quhet i tille) qe sapo lexova, shkencetaret kane konstatuar se:
" Ti nuk je pertac. Fajin e ka biologjia!"
Kuptohet me nje rubrike te tille qe te therret ne emer, nje pertace e llojit "pse te besh sot dicka qe mund ta lesh per neser" si une nuk do te rezistonte dot. E lexova. E zbertheva. E solla.
Pyetja e pare: Je gati per t'u stervitur dhe megjithate lloc para TV-se?
Pergjigja: Tani shkencetaret e kane gjetur shkakun. Ti nuk je pertace, fajin e ka truri.
Pyetja retorike: Meqe shkencetaret e gjeten shkakun, te vazhdoj te lloc une? Pyetja jo retorike: Po ju sikur thate biologjia. Pse gjithe biologjia tru eshte ?
Argumenti i pare: Eshte fakt i mirenjohur qe stervitja sjell nje ndjenje vetekenaqesie. Pyetja e dyte (retorike): Perse atehere eshte kaq e veshtire te ngrihesh e te vesh per stervitje dhe kur e di qe stervitja te pelqen e te ben mire ?
Nuk po pyes me mire ku e kane gjetur keta shkencetare dhe gazetare definicionin e fjales "vetekenaqesi" se do lloc ne ndonje diskutim anesor- me interesant- dhe ... Po te pyes me mire ku e dine keta qe lexuesit i pelqen stervitja? Mua per vete nuk me pelqen. E keqe e domosdoshme deri ne nje fare mase, po per te pelqyer hic. Ndonje torte, a bakllava, a ndonje fustan, a ndonje pale scarpina dhe me pelqejne. Stervitja. Ncuq!)
Studiuesit kane konstatuar qe fajin e ka truri. Truri mendon per fitime afatshkurtra dhe sheh vetem sforcimin e menjehereshem qe shoqeron stervitjen, ndaj dhe perpiqet te te mbushi mendjen te rrish ne shtepi.
(Studiuesit- me duket se kjo fjala nuk e ka prejardhjen nga studim por studio, se vetem neper studio mund t'i fanepset nje studiuesi nje ide kaq e fandaksur researchi qe rezulton ne nje artikull populist ne nje gazete akoma me ...lere se e di qe e lexoj dhe une. Po mbrohem me argumentin qe e lexoj me sy kritik. Formulimi "truri perpiqet te te mbushi mendjen" besoj se nuk do shpjegim ne ignoramusin e vet. Truri- jashte teje- perpiqet te te mbushi mendjen- qe ndodhet brenda teje- per fitime afatgjata. Jo po per marveshje bi- e multilaterale me emben, syrin, doren... preshin.)
Efektet pozitive te aktivitetit fizik vihen re ne perspektive. Ato jane afatgjata dhe jo te menjehershme.
(Pyetja e harruar rivjen natyrshem. O shkencetaret e ...po definicionin e "aktivitetit fizik" me perjashtime ku e keni psonisur?)
Evito llocjen ne divan para TV-se duke u stervitur direkt para ose pas pune. Ne kete menyre eviton te argumentosh me veten dhe t'i mbushesh mendjen.
(Cfare llogjike gjeniale- dreq, desh shkrova gjenitale. Pa ta mendoj njehere sa pa filluar te argumentoj me trurin se do e kem veshtire t'i mbush mendjen. Direkt para pune, hmm po te fjeturen, te ngrenen, te... kur do i bej? Direkt pas pune- Jo po thuaj vdis me mire se pa buke qe pa buke je se orari u be me i zgjatur se c'qe parashikuar. Dhe meqe jemi tek mbushja e mendjes, si e shpjegon biologjia qe nuk eshte asnjehere e veshtire t'i mbush mendjen trurit qe te punoje jashte orarit per projekte afatgjata qe nuk sjellin vetkenaqesi imediate- ne fakt nganjehere nuk sjellin fare vetekenaqesi).
PS:Per ata qe s'e kuptuan teksti me BOLD eshte i imi. Ai PA BOLD u citua.
PPS: Shkencetaret nuk thone asgje per llocjen para kompjuterit, apo gotes se veres pas buke apo llocjen ne telefonata te gjata. Shkurt asnje llocje tjeter pervec asaj ne divan para TV-se nuk eshte "research"-ur ende.

