You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label perkthime. Show all posts
Showing posts with label perkthime. Show all posts

01 March 2017

Të ndihmosh (pak Kierkegaard gegnisht)

Ta ndihmosh dikond

Nëse due ta shpie dikond

Drejt nji qëllimi t'caktum 

Ma s’pari duhet ta gjej

Aty ku ndodhet

E q’aty t'ja nis.


Ai që s’un e ban

Gënjen vedin

Kur beson

Se mund t’i ndihë kujt.


Për ta ndihmue kond

M'asht dash me kuptu doemos

Ma tepër se ai vet’

Por ma s’pari

Çka ai din

 

E nëse s’muj

Nuk ban dert

Që munem e di shum' ma tepër


Nëse due gjithqysh me tregue

Sa shumë dij e mund

Kjo mvaret prej se jam mendjemodh e kryenalt

E due në fakt me m’admiru tjetri 

Jo me e ndihmue.


Çdo ndihmë e vërtetë nis me përulsi

Para atij që ndihmon

Ndaj duhet ta kuptoj se

Kjo me ndihmue kond

S’o me e zoterue

Po me dash me i sherby.

 

E nese s’e di askaq

As me ndihmue kerrkon s’di!

Shkruar ne gjysmen e pare te 1800.

01 June 2015

Perla letrare në shqipërim të lirë

1 qershor është dita e përshtatshme për të sjellë këtu një përkthim që të na kujtojë të jetojmë sot e të jemi te vetëdijshëm per gjithcka na rrethon. :)
Krijimi është nga Caj Lundgren përkthyes gazetar shkrimtar suedez. Për më tepër rreth tij shiko
http://sv.wikipedia.org/wiki/Caj_Lundgren


NJËQIND DITË VERE
Gëzoju shpirt asaj që ke
Si sot, këto 100 ditë vere
E para kjo që sheh.
Kur vrap i diellit sot mbaron
Kanë ngelur vetëm 99
Nga to një më e bardha.

Vëmendje vur tani ku je
Se nesër shpejt të bëhet dje
Kaq shpejt të rendin ditët
Vëmendjej vuri gjithe çka merr
Si këto 100 ditë në verë
Që nesër nis e dyta.

Orgjinali
HUNDRA SOMMARDAGAR

Var glad min själ åt vad du har
nu har du hundra sommardar
och detta är den första.
När solens lopp sin ände tar
då har du nittionio kvar
och någon blir den största.
Giv noga akt på var du står
i morgon blir med ens i går
det går så fort att vandra.
Lägg märke till att vad du får
är hundra sommardar per år
i morgon är den andra.

22 March 2015

Perla muzikore në shqipërim të lirë: Mos bë asnjë pyetje

Teksti me poshtë është shqipërim i "Ask Me No Questions" të Wendy Mcneill për të cilën kam folur dhe më parë. Teksti orgjinal në anglisht më poshtë vjen nga Songmeanings
Kënga mund të shijohet ketu

MOS BË ASNJË PYETJE

Unë hyra në kopësht dhe e di se çfarë pash'?
Gjak t'freskët mbi pupla dhe dhelpërushin plak
Që qeshur e çirur më pa drejt në sy
Tha mos bëj asnjë pyetje s'të rrej asnjë fij'.

Nga erdhe poftise? Sa gjatë do të rrish?
Si mace kurioze me pyetje zur' pritë
Kish shumë për të thënë kjo dihej vetdish.
Më tha nga parajsa po dhe nga vetë
Ferri vij.

Dekada të tëra kam gjuajtur shumë
Po rri incognito e ndërroj shpesh formë
Njëherë vij njeri i njohur i ditur
Njëherë vij si fjalë natës pëshpëritur

'Them e sheh nuk flitet për shpresë, mos u bë naive kërko të vërtetë
Me mua kërce të t'jap siguri të t'jap ç'të duash, edhe lumturi

Ktheva majat nga thundrat dhe vrapit ja dhashë 
Pas meje shpejt rendi zemra duke i rrahë
U ktheva ta shihja po qiellit humbi
Një dyzinë korbash e qanin sa mundnin

Thanë "mos bë asnjë py'tje, s'të rren asnjë fij' "
Thanë " mos bë asnjë py'tje, s'të rren asnjë fij' "

______
Original lyrics Ask Me No Questions
i walked in the garden and what did i see?
fresh blood on some feathers and an old coyote
smiling and growling, looked straight in my eyes
said 'ask me no questions, i'll tell you no lies'

where did you come from? how long will you stay?
like a curious cat, i kept firing away
he had a great story , that much i could tell
he said, 'i am from heaven and i am from hell'

'for decades and decades i've hunted and roamed
but i go incognito no shape of my own
sometimes i am human and rather well known
sometimes i' m the whisper on your nights alone'

'i'll say,
can you see, it's not about hope, it's not about truth, don't be naive
so come dance with me, i'll keep you safe-give you all you can take-
i'll make you happy'

i spun on my heal and i ran toward the street
he was so close behind me i could hear his heart beat
i turned round to face him but he took to the sky
and a dozen old blackbirds started to cry
they said, 'ask him no questions, he'll tell you no lies'
they said, 'ask him no questions , he'll tell you no lies

18 March 2015

Perla poetike në shqipërim të lirë

Faleminderit për frymëzimin @AlidaJolie.

Më poshtë versioni im i "Mad girls love song" të Sylvia Plath. Si gjithmonë ka SHUMË vend për përmirësim por zotimi u mbajt. Personalisht jam ende e pakënaqur me strofen e tretë.  U përpoqa të ruaj rimën orgjinale dhe siç e dinë të gjithë ata që shqipërojnë  balanca midis korrektësisë se formës dhe asaj të  përmbajtjes është akt ekuilbrizmi i vështirë.
Shijim të mbarë. :)

Këngë dashurie e vajzës së çmendur

I mbyll unë sytë dhe gjithë bota vdes
I ngre qepallat dhe e gjitha sërish lind.
(Më duket e mendjes sime je sajesë )

Tej dalin yjet, n'valle t'kuq e blus',
E errësira arbitrare vendin merr n'galop
I mbyll unë sytë dhe bota bie, vdes.

Një ëndërr ndolli të të vij nën shtresë
Dhe hënës marranike mendtë t'mi këndoje
M'puthe sa marrinë n'vete zgjova
(Më duket e mendjes sime je sajesë)

Zoti rrokopullet që nga qiejt
Zjarr i ferrit meket:
Drejt daljes rendin ëngjëj e njer'z t'djallit
I mbyll unë sytë dhe gjithë bota fiket.

Dëshirë kam të kthehesh siç the t'pres
Por pleqëria vjen e fshin kujtesën.
(Më duket e mendjes sime je sajesë)

Më mirë të kisha dashur zog t' rrufesë
Të paktën në pranverë do gjegjet besë
Unë i mbyll sytë dhe gjithë bota bie, vdes.
(Më duket e mendjes sime je sajesë.)

Mad Girl's Love Song (original)

I shut my eyes and all the world drops dead;
I lift my lids and all is born again.
(I think I made you up inside my head.)

The stars go waltzing out in blue and red,
And arbitrary blackness gallops in:
I shut my eyes and all the world drops dead.

I dreamed that you bewitched me into bed
And sung me moon-struck,
kissed me quite insane.
(I think I made you up inside my head.)

God topples from the sky,
hell's fires fade:
Exit seraphim and Satan's men:
I shut my eyes and all the world drops dead.

I fancied you'd return the way you said,
But I grow old and I forget your name.
(I think I made you up inside my head.)

I should have loved a thunderbird instead;
At least when spring comes they roar back again.
I shut my eyes and all the world drops dead.
(I think I made you up inside my head.)

09 March 2015

Perla muzikore në shqiperim të lirë

Pjesa e pare e tekstit te kenges
Nga malli për ty

Një përjetësi e jetova sikur të mos ishe ti
Në çdo endërr ishe afër kaq afër e pranë
Kur  mendoja se të gjeta ishe ti tjetërkund
Sa herë gjeta dikë pashë që ëndrra mirazh qe bërë

Pa mendo gjithë perqafimet qe u ika nga malli per ty
Se e dija që aty je dhe mua me pret
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun me t'bukur që ishte

Ish e thjeshtë e bukur. Më the qe me kishe prit'
E pernima që kishte një parajsë mbi tokë dhe e pashë
Dhe m'u lute ta ndaja jetën time me ty
T'i ndoqa hapet dhe gjithë ëndrrat i patëm bashkë

Teksti në suedisht: http://artists.letssingit.com/cajsastina-akerstrom-lyrics-av-langtan-till-dig-m76cgqp#ixzz3Tg00EZEu

Åsa Jinder & Cajsa Stina Åkerström* Av längtan ti…: http://youtu.be/ihFqBn4jrk8

07 March 2015

Perla muzikore në shqipërim të lirë

Nga malli për ty

Një përjetësi e jetova sikur fare të mos ishe ti
Në çdo ëndërr ishe afër, kaq afër kaq  pranë
Kur  mendoja se të gjeja, ti ishe tjetërkund
Sa herë gjeja dikë pashë ëndrrën mirazh të bërë.

Pa mendo të gjithë prehrat që lashë nga malli për ty
Se e dija që aty je dhe që mua më prisje
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun më t'bukur që ishte.

Ish e thjeshtë e bukur. Më the qe me kishe prit'
E pernima që kishte një parajsë mbi tokë dhe e pashë
Dhe m'u lute ta ndaja jetën time me ty
T'i ndoqa hapat dhe gjithë ëndrrat i patëm bashkë

Pa mendo të gjithë prehrat që lashë nga malli për ty
Se e dija që aty je dhe që mua më prisje
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun më t'bukur që ishte.

Nuk ka askënd që e ndolli zemrën time kaq mrekullisht
Me përkujdesjen ti zhduke hidhërimin e dhimbjen
Të gjitha hijet, gjithë errësirën që më parë ishte aq e qartë
E largon dhe dritën që qiellit ngrihet e shohim bashkë.

Pa mendo të gjithë prehrat që lashë nga malli për ty
Se e dija që aty je dhe që mua më prisje
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun më t'bukur që ishte.

Teksti në suedisht: http://artists.letssingit.com/cajsastina-akerstrom-lyrics-av-langtan-till-dig-m76cgqp#ixzz3Tg00EZEu

11 February 2015

Perla poetike (ne shqiperim te lire)

[e bart zemren tende me vete (e bart ne te)] e.e. cummings
E bart zemren tende me vete (e bart brenda
ne zemren time) nuk jam kurre pa te (kudo
shkoj ti je me mua zemer dhe gjithcka bej
behet dhe nga ti shpirt)
Nuk i trembem
asnje fati (se ti je fati im i embel) nuk dua
asnje bote (se e bukur ti je bota ime, e vertete)
dhe je ti gjithecka nenkuptoi nje hene
dhe gjithcka dielli ngahere kendoi je ti
ketu qendron sekreti me i thelle qe askush s’e di
(ketu eshte rrenja e renjes dhe gonxhja e gonxhes
dhe qielli i qiellit i pemes se quajtur jete qe rritet
me lart sec shpreson shpirti e sec mund te fshehe mendja
dhe kjo eshte mrekullia qe vec e larg i mban yjet
e bart zemren tende me vete (e bart ne zemren time e bart)
 
[i carry your heart with me (i carry it in)] e.e. cummings
i carry your heart with me(i carry it in
my heart)i am never without it(anywhere
i go you go, my dear; and whatever is done
by only me is your doing,my darling)
i fear
no fate(for you are my fate,my sweet)i want
no world(for beautiful you are my world,my true)
and it’s you are whatever a moon has always meant
and whatever a sun will always sing is you
here is the deepest secret nobody knows
(here is the root of the root and the bud of the bud
and the sky of the sky of a tree called life;which grows
higher than soul can hope or mind can hide)
and this is the wonder that's keeping the stars apart
i carry your heart(i carry it in my heart)
 
 
 

26 October 2014

Ti je gjithcka

Kenge e mrekullueshme :)
Ne shqiperim te lire nga une .

Ti je gjithe c'kam desheruar
Ti je gjithe c'kam enderruar
Ti me sjell te gjithe kujtimet
e endrrave qe pata harruar
ti me sjell deshire e shprese
dhe gjithmone nje buzagaz
te ta fal gjithe dashurine
dhe gjithe jeten te te jap

se ti me je prane kur askush s'me sheh
je aty kur fryn furtune
je aty kur nata tremb
dhe kur dita zbardh fatlume
ndaj te dua gjithmone prane
teksa vitet vitet ndjekin
dhe gjithe jeta na mesoi
eshte qe ardhmja eshte jona

Lalala…

kur dhe ora ka ndaluar
edhe koha nuk leviz
dhe nuk ke guxim te thuash
ate qe nga zemra deshiron
do te marrim dora-doren
do kujtojme k'te dite si sot
dhe kuptojme qe sidoqofte
pergjithmone do te jemi tok

se ti je gjithe c'kam desheruar
ti je gjithe c'kam enderruar
ti me sjell te gjithe kujtimet
e endrrave qe pata harruar
ti me sjell deshire e shprese
dhe gjithmone nje buzagaz
 te ta fal gjithe dashurine
dhe gjithe jeten te te jap

Po, do ta fal gjithe dashurine
dhe gjithe jeten te ta jap

Tekstin orgjinal ne suedisht e gjeni ketu Teksti

25 October 2014

Te gjithe duan te vene ne parajse po asnje s'do te vdesi

Muzika na nxit. Nganjehere me ritmin. Nganjehere me tekstin. Nganjehere me te dyja. Nganjehere eshte interpretimi ai qe na prek me shume.

Titulli i postit ashtu si dhe teksti me poshte eshte nje kenge Hip-hop. Nje kenge kult.
Orgjinali kendohet nga Timbuktu, ne programin "Shume here me bukur" u ripunua nga Laleh.
Krahasimin mund ta beni vete ...

Personalisht une adhuroj tekstin. Ne shqiperim me dore te lire...

Orgjinali i Timbuktu


Versioni i Laleh



Se njeriu do ate qe do dhe e do tani

Se nese te vjen mundesia s'ka rendesi sesi
se jemi me keq se ergesira kur vjen puna per te grabur
Dhe nese dikush me pengon do kercasi dajaku
asgje s'eshte e shenjte kur kerraba terheq
dhe nese marrim pak prape karvani udh'heq
S' bejme as kompromis e as falim dicka 
se e ben ndokush tjeter ne nuk jemi merhuma 
Une dua te kem ate qe kane me te miret
edhe une si ata, se paguhen t'paf'tyret
po ata nuk e dine qe une s'kam se c'humbas
dhe asnje paramendim nuk kam t'me mbaj pas

Refreni
Te gjithe e duan parajsen po asnje s'do te vdese

te gjithe duan te korrin po pa mbjelle as vese 
Te gjithe e duan copen e tortes ta kene e ta hane
t'u jepet c'u takon por per te dhene s'kane 

Dhe do bej edhe une sic kane bere ata 
do ta bej fare mire
sa te ngopem sa t'e grah
se kush mund te thote c'eshte e drejte a jo
kur moralit i ka vdekur dhe nene dhe baba. 
Njerzit vrasin njerez per buken e gojes
shteti terhiqet ja le vendin nevojes 
Per biznese qe zhgrapin e s'japin as rroga
qe mbajne fjalime po s'mbyllin as gropa 
kaq shume muturishta sa thua jane zbrazur
gjithe barqet e botes 
dhe ne notojme ne genjeshtrat e lotet 
Te vertetat kane ngelur vetem si kujtime
per cdo gje qe ruajme shume fshihen ne harrime 
pra zonja e zoterinj keta jemi ne
megjithese perparim na premtojne ne TV. 

Ref

Dhe do ti pështyj shenjtorët si të ish ditë e fundit, 
Dhe e dija ç'më priste dhe e dija ç'më lusin
Ndoshta gjej përgjigje ne raundin e fundit
Shumë raste te humbur fershellima pas veshit
E gjatë është lista si faturat e Keshit
Le të bëjë sa të bëjë edhe sa frëngu pulen
E kam menduar po ma humbi vulën 
Së te zhytesh thelle ta lodh psikiken
Paguan per gjerat qe kane kuptim
Se i tillë është ligji s'ben dot evakuim

E di se cfare shoh dhe nuk shoh gje tjeter

dhe ajo qe shoh me ngre gjakun e vjeter 
jemi duke shkuar ne nje rruge te paemer
Ishalla kthejme mendje pa a shuar planetin
vegla, gjera, sende a ja vlen t'i kemi 
nese plaget ne zemer per ata qe na gricin
rreziqet jane te shumta po duhet ti marrim
se vuajtja behet shumefish kur mungon kapitali 
konsekuencat nuk me vrasin trurin aspak 
se e vetmja ndihme vjen nga imi gjak
dhe mund te pyesesh ke te duash 
te mire e te ligj 
po askush s'ka deshire te asistoje armiq
dhe gjithcka rezulton ne nje spirale tatepjete 
dhe perplasemi mano a mano deri sa humb nje jete. 

Teksti orgjinal gjendet ketu: Teksti 

27 August 2014

Muzikë me vlera - tekst i shqiperuar


Nën sipërfaqe - 
 kenge nga Uno Svenningson


Nën sipërfaqe


ka imcake e kolosë
Nën sipërfaqe 

ka dhe gaz po ka dhe lotë 
Ka shumë gjëra që rreth ndodhin
që ne s'mundim t'i kuptojmë  


Por gjithmone e gjejme pergjigjen

thelle ne fund te vetes sone

Nen siperfaqe
E di e di e di qe ti aty je
e di e di e di qe ti aty je
e di e di e di qe ti aty je

Qeshje pije e dolli 
pas pak ka kaos aty
dikush shkelmon
mbi nje te pafaj
nje te pashanc

E shoh ate askush s'e ve re
as une as ti jo nuk e sheh
e stermadhe frika 
me ndalon vuajtjen t'ja njoh  

Nen siperfaqe
nga vetja me vjen turp
Nen siperfaqe
imazhi djeg si urth

E di e di e di qe ti aty je 
e di e di e di qe ti aty je
e di e di e di qe ti aty je 

Dhe mendoj une shpesh per ty
po te ishe vllau im
edhe une do isha shndruar ne 
perbindesh utan kthim

Kur e shoh keqligesine 
qe njerzimi e cliron
vuajtjet e pakuptim
nuk arrij ta kuptoj dot
qe te gjithe ne kemi qene
te pandihme si femi
ndonjehere kemi dashur 
pa limite pa kufi 

Nen siperfaqe 
te gjithe jemi imcake
Nen siperfaqe
nervi shpirtrat mpak


Kjo eshte nje nga kenget me te bukura e me te prekshme te muzikes suedeze. Teksti qe me pak fjale percjell dhunen, mos nderhyrjen e vezhguesve, alkolizmin, ndjenjen e fajit etj ka nje melodi e nje ritem te vecante. Nuk pretendoj se perkthimi qe bera i percjell te gjitha nyancat e kenges po u perpoqa ti permbahem ritmit te saj. 

29 February 2008

Melodia dhe teksti i fundjaves

Kenga qe do prezantoj sot mori pjese ne Eurovizion ne vitin 2000 dhe arriti ne vendin e 7. Ka nje muzike te fuqishme dhe nje text e temperament luftarak qe cuditerisht e gjej frymezues. Ndoshta fale marsheve me te cilat jemi rritur.

Po perpiqem te shqiperoj tekstin-direkt nga orgjinali duke u perpjekur te ruaj "kendueshmerine" per ata qe u intereson. (Versioni ne anglisht, qe u pergatit per Eurovizionin, si dhe orgjinali ne suedisht gjenden poshte videos).

Roger Pontare "Kur era peshperit emrin tim"
U rroberova nga erresira
Asnje fije drite
dhe pse zjarri rrotull perpinte gjithcka
Ne shkelqimin e flakes pashe shprese e besim
Te zhduken ne qerthuj si tym...

Oh me jep fuqi
Me jep forcen te mbroj vendin tim
Me jep nje rruge,
ta ndjek
Ja shoh shpaten luft(et)arit qe prin!

Ref.
Doni qe te kthehem pas,
Te luftoj per liri?
Kurre atdheun s'e tradhetoj
Kur era therret emrin tim...

Shiu qe ra
dhimbjen time e fsheh per gjithnje
Shoi etjen qe
me pervelonte ne gji
Ne agim arratine drejt malit e mora
Dhe ne vrap e siper nje ze, degjova
Era cirret
E degjoj te therrase emrin tim
Kam nje udhe,
do ta ndjek
E shoh shpaten ne dor'n e luftetarit,
Me prin!





Orgjinali: Roger Pontare "När vindarna viskar mitt namn"
Jag blev fångad i ett mörker
Jag såg inget ljus fast allt omkring stod i brand
I lågornas sken fanns mitt hopp och min tro
Som virvlade bort och försvann
Så ge mig min styrka
Ge mig kraft att försvara mitt land
Ge mig en väg att gå
Jag ser yxan i krigarens hand

Ref.
Vill ni att jag vänder om
Och slåss för den jag är
Aldrig sviker jag mitt land
När vindarna viskar mitt namn

Regnet som föll det fick dölja min sorg
Och släcka min brinnande törst
Jag flydde till bergen när gryningen kom
Men plötsligt jag hörde en röst
Vindarna viskar
Jag hör dem kallar mitt namn
Jag har en väg att gå
Jag ser yxan i krigarens hand


English lyrics: WHEN THE SPIRITS ARE CALLING MY NAME
I am caught in a trap,
there is no turning back.
I'm finally facing the fear.
The sky is on fire
and up with the flames,
my hope and my dreams disappear.

So bring me the power,
let us live for the land and the seas.
Show me the way to go,
Let me fight with my body and soul....

LET ME BE, THE NATIVE SON,
WITH FREEDOM IN MY HEART.
LIFE WILL NEVER BE THE SAME,
WHEN SPIRITS ARE CALLING MY NAME

Let me out of the darkness,
the shadows of pain,
and I'm keeping my promise to you.
My people, my spirit, the home of my heart,
You're with me wherever I go.

25 November 2007

Tomas Tranströmer

-
Trött på alla som kommer med ord, ord men inget språk
For jag till den snötäckta ön.
Det vilda har inga ord.
De oskrivna sidorna breder ut sig åt alla håll!
Jag stöter på spåren av rådjursklövar i snön.
Språk men inga ord.
Tomas Tranströmer ”Samlade dikter 1954-1996”

I lodhur nga te gjithe ata qe vijne me fjale, me fjale por pa gjuhe
Shkova tek ishulli i mbuluar nga bora.
Djerrina eshte e pafjale.
Faqe te pashkruara shtrihen ne te gjitha anet!
Perballem me gjurmet e thundrave te kaproit ne debore.
Gjuhe e pa fjale.
Tomas Tranströmer ”Permbledhje vargjesh 1954-1996”

MEDELTIDA MOTIV

Under vårt förtrollande minspel väntar
alltid kraniet, pokeransiktet. Medan
solen sakta rullar förbi på himlen.
Schackspelet pågår.
Ett frisörsaxklippande ljud från snåren.
Solen rullar sakta förbi på himlen.
Schackpartiet avstannar i remi. I
regnbågens tystnad.

/Tomas Tranströmmer/

Dikten är från en bok som heter FÖR LEVANDE OCH DÖDA och som kom 1989

Motiv mesjetar

Nen mimiken tone magjepsese pret
gjithmone kafka, fytyra e ngrire e pokerit. Teksa
dielli dalngadale rrokulliset perbri ne qiell.
Loja e shahut vazhdon.
Zhurme si gershere qethese berberi nga shkurret.
Ne qiell, dielli rrokulliset perbri dalngadale.
Loja e shahut mbaron ne Remi. Ne
heshtjen e ylberit.
/Tomas Tranströmmer/

Vargjet jane nga nje liber qe titullohet "Per te gjalle e te vdekur" botuar 1989

Espresso

Det svarta kaffet på uteserveringen
med stolar och bord granna som insekter.

Det är dyra uppfångade droppar
fyllda med samma styrka som Ja och Nej.

Det bärs fram ur dunkla kaféer
och ser in i solen utan att blinka.

I dagsljuset en punkt av v'älgörande svart
som snabbt flyter ut i en blek gäst.

Det liknar dropparna av svart djupsinne
som ibland fångas upp av själen,

som ger en välgörande stöt: Gå!
Inspiration att öppna ögnen.

Espresso

Kafja e zeze ne kafenene perjashta
me stola dhe tryeza te hijshme si insekte.

I shtrenje lengu mbledhur pike pike
mbushur me te njejten force si PO dhe JOj.

Bartet jashte nga kafene te mugeta
dhe e sheh diellin ne sy pa i pulitur syte.

Ne driten e diellit nje pike melhemi te zi
qe shpejt rrjedh ne gurmazin e nje vizitori te zbehte.

I ngjan pikave te zeza te aresyese se thelle
qe ndonjehere i degjon dhe shpirti,

dhe jep nje shtyse bamirese: EC!
Frymezim per te hapur syte.

* per autorin dhe jeten e tij do te flas here tjeter
** perkthimet jane te miat. Shyqeri, Swed nese keni sugjerime ju mirepres.

05 June 2007

Ankth dhe vargje te tjera pa emer-

Per Lagerkvist, Nobelist ne letersi ( 1951 me romanin Barabass) ka shume krijime te vyera. Nje reference per Lagerkvist ne romanin policor "Linda- si ne vrasjen e Lindes" nga kriminologu dhe shkrimtari Leif G W Persson me detyroi t'i reikthehem poezise se Lagerkvist dhe paksa edhe perkthimeve (qe i kam harruar prej kohesh)

Nje nga librat poetike te Lagerkvist eshte ai qe titullohet "Ankth". Poezite ne te jane pa tituj.
Jane te ndjera (ne mungese te nje fjale me te goditur). Mua me pelqejne. Po shqiperoj ketu dy poezi qe te percjell te pakten dicka nga vlerat e Lagerkvist. Nese ndonje varg ju duket inkoherent apo i pakuptimte, faji eshte i perkthyeses.

1-

Eshte me bukur kur terret dita
Gjithe dashurite qe permban hapesira
fashitur rrine nen nje drite te zymte
mbi boten
mbi shtepizen tokesore

Cjithcka eshte dhimbje e butesi, me duar ledhatuar
Zoti vete shfaros brigjet e huaj
Gjithcka eshte prane, gjithcka larg e tutje
Gjithcka njeriut ju dha borxh, e huajti

Gjithe eshte e imja, dhe gjithcka do te me merret
Se shpejti gjithcka do me rrembehet
Pemet, rete, toka ku baritem
I vetem
i pagjurme do capitem
Per Lagerkvist- ne shqip

1- Origjinali

Det är vackrast när det skymmer.
All den kärlek himlen rymmer
ligger samlad i ett dunkelt ljus
över jorden
över markens hus.

Allt är ömhet, allt är smekt av händer.
Herren själv utplånarfjärran stränder
Allt är nära allt är långt ifrån.
Allt är givet människan som lån.

Allt är mitt, och allt skall tagas från mig,
inom kort skall allting tagas från mig.
Träden, molnen, marken där jag går.
Jag skall vandra
ensam utan spår.

2-

Ankthi, Ankthi eshte c'me ra ne hise
Plaga e fytit
Klithma e zemres qe gjemon sterese
Qielli mpihet i shkumuar
ne doren e rende te mbremjes
dhe ngrihen pyjet
kulmet e ngrira
kaq shterpa drejt qemerit
te tkurrur te qiellit
Sa e ashper eshte cdo gje,
kaq e ngurte, e erret dhe e heshtur!

Vij verdalle ne kete dhome te erret
Ndjej tehun e mprehte te shkembit ne gishterinj
I cjerr duart deri ne gjakosje .
tek i shtrij lart drejt rreckave te ngrira te reve

Ah, dhe thonjte i shqyej nga gishterinjte
i gervish duart deri ne plage, ne dhimbje
drejt malesh dhe shtigjesh te erresuara
drejt kudhres se zeze te qiellit
Drejt tokes kallkan te ftohte!

Ankthi, ankthi eshte c'me ra ne hise
Plaga e fytit
Klithma e zemres qe gjemon sterese

Per Lagerkvist- ne shqip

2- Orgjinali

Ångest, ångest är min arvedel,
min strupes sår,
mitt hjärtas skri i världen.
Nu styvnar löddrig sky
i nattens grova hand,
nu stiga skogarna
och stela höjder
så kargt mot himmelens
förkrympta valv.
Hur hårt är allt,
hur stelnat, svart och stilla!

Jag famlar kring i detta dunkla rum,
jag känner klippans vassa kant mot mina fingrar,
jag river mina uppåtsträckta händer
till blods mot molnens frusna trasor.

Ack, mina naglar sliter jag från fingrarna,
mina händer river jag såriga, ömma
mot berg och mörknad skog,
mot himlens svarta järn
och mot den kalla jorden!

Ångest ångest är min arvedel,
min strupes sår,
mitt hjärtas skri i världen.