You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label humor. Show all posts
Showing posts with label humor. Show all posts

02 February 2015

Flasim

Për gjysmën e errët të hënës
Që diellin s'e njeh

Për grimcat e bukës në borë
Që zogu s'i sheh

Për modën a kohën e duhur
Për foshnja në djep

Për halle njerëzish e fate
E macen që fshihet në cep

Flasim
Dhe zgjidhim problemet
Për gjithë k'të milet
Se zgjidhjet "normale" njeriu
Nga llafet i pret (ç'mysybet).

Dhe teksa filxhani i cilfosur
rimbushet me kafe të re
Në mëndje më vjen ajo shprehja
Që dikur me të qeshur më the:

"Të gjithe nga një gojë e kemi
Po veshë i kemi nga dy
Që dyfish vëmendshëm t'dëgjojmë
E buçen ta mbyllim disi."

27 October 2014

Nje femer :)

Tre burra ishin duke ecur ne pyll kur i nxorri rruga para nje lumi te madh e e te vrullshem.
Ju duhej te kalonin nga ana tjeter po asnjeri prej tyre nuk e dinte si ta zgjidhte problemin.
 
I pari ktheu syte nga qielli dhe u lut: "O zot, me jep fuqi ta kapercej kete lume!”
Edhe BUM i dha zoti krahe e kembe te fuqishme qe te mund te kapercente lumin duke notuar dhe dy ore me pas pasi desh u mbyt disa here ai doli ne anen tjeter.
 
I erdhi rradha te dytit. Edhe ky i ktheu syte nga qielli dhe u lut:” O Zot, me jep fuqi dhe mjete qe te mund ta kapercej kete lume!”
Edhe BUM i dha zoti nje varke dhe ai mundi te voziti e te dale ne anen tjeter pas nje ore lodhjeje ku varka desh u permbys disa here.
 
Burri i trete kishte pare peripecite e miqve dhe  ku i erdhi rradha u lut: ” O zot, me jep fuqi, mjete dhe zgjuarsi qe edhe une ta kapercej kete lume!”
 
BABABUM! E shnderroi zoti burrin ne grua. Ajo pa harten, u zhvendos disa metra pergjate bregut te lumit dhe e kapeerceu lumin duke kaluar uren mbi te!
 
 

23 October 2014

Ti e di qe je prind me femije te vegjel kur..


  • Te flesh tre ore rjesht eshte luks
  • Ti e di se sa eshte ora ne cdo kohe sepse e di cili karton jepet ne TV
  • Ti i di te gjitha variantet e kavanozave me ushqim bebesh
  • Nuk te duket cudi nese ke nje kembe ne surrat ne mes te nates
  • I ke thene fjalet magjike "mos e ha llumin e kafese" 
  • Nuk te nevojitet ore me zile per t'u zgjuar se ta ben zgjimin femija pa vajtur ora pese
  • Kur hyn ne dyqan shkon me autopilot direkt e te rraftet me rroba femijesh

Me shumë herës tjetër ;)

16 October 2014

Gjona me ron'ci- SHAMPANJË

Lajme super 😂!

Studime t'reja kallxojn se 1-3 gota shampanjë n' jav' ta m'ajn' trunin sagllom  ene parandalojn demensen.

Shampanja pra bon mir' per sh'n'etin!
- eh ça i bo frongu muhabetit o robo.

Në shkencorshe sipas studimit t'bom ne universitetin e Reading  qekan ca gjojna qe u qujkan fenole ato qy i parandalojkan problemet me memorjen edhe demensen.

Perberesit e fenoleve bojn' me glu sinjalet qy i duhen turnit me kujtu ca gjona.
Shampanja ka ma shumë fenole se vena bardh' ene pranej t'a mba memorjen ma t'fresket.

Po ke qy universitet mo sefte kan' zbulu që dy gota shampanjë boshin mirë për zemrën ene për qarkullimin e gjakut ene parandalojshin infarktin edhe difektet n'zemer. 

Ps: Studimi o i vertet.
Pps: Pranej e kan memorjen xixe gjithë pijanec't e pijetar't prej atyre fenoleve. Vetëm gjojnat e tjera s' i kan' n'rregull.
Ppps: Të kisha dhe ca qereste, ashu' m'fal Shampanjë

03 March 2009

Statistike "humane"

- ushqimit i duhen 7 sekonda per te kaluar nga goja ne bark.

- nje fije floku mund te mbaje nje peshe prej 3 kg.

- gjatesia e organit gjenital te mashkullit eshte trefishi i gjatesise se gishtit te madh te dores.

- kerdhokulla (kocka e kofshes) ka te njejten fortesi si cimentoja.

- zemra e femres rreh me shpesh se e mashkullit.

- ne secilen kembe kemi reth 1000 miljarda bakterie.

- femra i pulit syte dy here me shpesh se mashkulli

- vetem per te mbajtur balancen kur qendrojme ne kembe ne perdorim 300 muskuj.


PS: Femrat e kane lexuar tanime kete post.
PPS: Nderkohe meshkujt vazhdojne te shohin gishtin e madh te dores ;)
PPPS: "chain mail" :D

28 November 2008

Probleme Prioriteti

Thone se eshte mire qe cdo dite te hash nje molle dhe nje banane per hir te kalciumit qe permbajne. Gjithashtu duhet te hash nje portokalle ne dite per vitaminen C! Po ashtu duhet te pish nje filxhan caji pa sheqer per te evituar diabetin. Caji, mundesisht caj mali, ul perqindjen e kolesterolit ne trup.

Po ashtu thone se njeriu duhet te pije 2 litra uje ne dite (dhe te pshurri po aq, gje qe dyfishon kohen e shpenzuar ne banje).
Thone gjithashtu qe eshte mire te pish nje gote kos cdo dite ne menyre qe t'i japesh stomakut bakteriet e dobishme. Askush nuk e di per cilat bakterie behet fjale tamam por te gjithe jane dakort qe ty te DUHEN te pakten nje milion bakterie te tilla ne bark perndryshe ke probleme.
Duhet te pish nje gote vere te kuqe ne dite per te evituar infarkt ne zemer. Dhe nje gote vere te bardhe per te mbrojtur sistemin nervor. Dhe nje gote birre (nuk e mbaj mend tamam se c'dobi bente birra). Po po t'i pish te treja gotat njekohesisht mund te pesosh stroke, megjithese s'ka shume rendesi se ti vete nuk do e vesh re.
Duhet te hash arra, bajame dhe fasule ose bizele cdo dite. Nje pirg te tere me arra ose groshe ne dite.
Cdo dite te duhen 4-6 te ngrena. Vaktet duhet te jene te lehta dhe te shpeshta. Mos harro ama qe cdo kafshate duhet pertypur te pakten 36 here. Vetem per kete proces te duhen 5 ore!
Edhe nje gje tjeter: pas cdo vakti duhet te lash dhembet. Dmth mos harro te lash dhembet pasi te hash mollen, pish kosin, hash bananen, arrat. Dhembet duhet te vazhdosh t'i lash per sa kohe qe ke dhembe. Mos harro fijen ose furcen midis dhembeve, masazhin e misherave te dhembeve dhe lavazhin me Colodent. Nderkohe qe merresh me dhembet mund te pastrosh banjen si dhe instalosh nje TV ose radio ne banje se me gjithe lengjet qe te duhet te pish dhe larjen e dhembeve do harxhosh trecerekun e dites ne banje.
Mos harro qe duhet te flesh te pakten 8 ore ne dite, shto 5 oret qe te duhen per te ngrene dhe ke 21 ore. Kjo te le 3 ore (nese nuk ka probleme me trafikun kur je duke vajtur ne pune ose duke u kthyer nga puna). Sipas statistikes
njerezit perdorin 3 ore ne dite per te pare TV. Kjo statistike duhet te jete e gabuar sepse ty te duhet te besh te pakten 30 min ecje ne dite (nje rekomandim me kete rast eshte qe pasi te ecesh ne nje drejtim per 15 minuta te kthehesh ne drejtimin tjeter perndryshe do te harxhosh nje ore duke ecur).
Njeriu duhet te krijoje mundesi per te takuar miqte dhe te njohurit. Te gjithe e dime qe miqte jane si bimet, kerkojne perkujdese cdo dite.
Duhet te informohesh cdo dite qe te jesh ne korrent te ngjarjeve te fundit. Praktikisht te duhet te lexosh te pakten dy gazeta ditore dhe ndonje gazete mbremjeje ose reviste. Keto te duhen qe te mund ta kqyresh boten dhe jeten me sy kritik.
Seksi eshte nje terapi qe duhet ndermarre cdo dite, po pa e bere rutine. Dmth duhet te jesh innovativ, krijues dhe per cdo here ta joshesh partnerin ne menyre te re. Kjo kuptohet kerkon kohe. (Mendo qe nuk kemi permendur akoma seksin tantrik).
Pa dyshim te duhet te krijosh kohe per t'u takuar me familjen, lash dyshemete, pjatat, rrobat, pa folur per te gjitha gjerat qe duhet te besh nese ke femije ose kafshe shtepiake.
Po t'i mbledhesh te tera te duhen te pakten 29 ore ne dite. Zgjidhja e vetme -- te besh disa gjera njekohesisht!
Per shembull: bej dush me uje te ftohte dhe me goje hapur. Ne kete menyre ke siguruar pirjen e 2 litrave te ujit qe te duhen ne dite. Teksa del nga banja me furcen e dhembeve ne goje mund te besh seks me partnerin i cili nderkohe po sheh TV, ti lexon gazeten dhe ai fshin dyshemene. Mos harro qe ne kete situate e ke te lire njeren dore me te cilen mund te kapesh telefonin per te folur me miqte dhe te afermit.
Mos harro te pish vere pas kesaj strapace (do kesh nevoje per veren).
Pheeeeeeeeeew, ehhhhhhhhhhhh
"Psheretime" "renkim"
Nese ke dy minuta teper, coja linkun e ketij mesazhi miqve te tu (per te cilet duhet te kujdesesh cdo dite) dhe mos harro te hash mollen qe eshte shume e dobishme sic e thame me lart.
Erdhi koha ta mbyll ketu, sepse me mollen, kosin, birren dhe litrin e pare te ujit plus vaktin e trete te ngrenies per sot (perfshire arrat), e harrova se c'me ka ngelur per te bere po di nje gje. Me duhet te vete ne banje!!
Hmm, po te laj dhembet ne te njejten kohe mund te kursej ndonje minute ;)

--------------
ps: Ky eshte (sic besoj e kuptuat nga permbajtja) nje perkthim i shpejte/keq i nje mesazhi zinxhir nga ato qe percillen regullisht gjithandej.
pps: Mesazhi sillet sa per t'ju kujtuar qe eshte e PREMTE!!!!!!!

23 November 2008

For all Monty Python fans out there


The Monty Python channel on Youtube.
Their most viewed clips in new HQ versions.

Aint' it AWESOME!!!.

14 September 2008

On a brighter note: self quizzing

I call myself a geek or a nerd at times. Mainly to piss off a couple of dinosaurs at work that can't seem to wrap their head around the fact that one might want to sit in front of the computer in the evening even after doing that at work all day. "What can there be to do with a computer" they say. They wouldn't approach a computer at home even if their lives depended on it. They have "mastered" the minimal amount of strokes needed to make work work (mainly by printing out the information needed, reading it through, consulting other colleagues, handwriting down information with perfectly rounded o-s and ideally dotted i-s and than transferring it into the, at times misguided and erroneous, strokes needed in the computer).They are however at a loss if they have to send a group mail instead of replying to the sender. So after trying for the ump-tieth time to tell them that even their close vaulted secrets, on "how to maintain a perfectly groomed garden" or "how to store and serve a selection of aged whiskey", can be accessed with a couple of keyboard strokes, that there are "places to go and friends to meet online", that I can skim through the information and still "make dinner, do the dishes, watch the news (heck I've read about them before they made it to the TV-info or the next morning paper)", that I actually do go to the movies and go out with friends and relatives and that computers and online groups and plays are not a freaky monster but a practical way to keep in touch with others as well as entertaining your inner child, I've given up. So if the conversation starts sliding towards "what did you do yesterday evening" I'll let their feeble believes stand unchallenged (they are dinosaurs after all heading for extinction) and close with "well I'm a geek so I hanged around the internet" effectively killing the conversation and depriving them of the chance to elaborate on the cousin's aunt's daughter's newlyborn drooler, the "7 ways to clean a bathtub with all natural substances and no chemicals" (which by the way was a magazine article chopped from the internet) or the latest British drama that actually is a re-run shown a couple of months before at a time more appropriate to my B-attitude (late riser, late worker, later sleeper).

Anyhow, according to the following "test" I am indeed a stereotypical geek!
How'bout You?





Take the What High School Stereotype Are You? quiz.

28 August 2008

Everything is O.K.

Vjeshte ne veri te botes kete fundgushti.
Lejtmotivi i koheve te fundit, Monty Python nga "Life of Brian",
Always look on the bright side of life!

12 August 2008

Homer Simpson si monedhe Euro


Fotoja vjen nga SCANPIX.
Une e gjeta ne faqen e gazetes "Aftonbladet". Behet fjale per nje dyqanxhi spanjoll qe kur po numeronte kassen zbuloi monedhen me fytyren e Homer Simpson. Monedha nuk eshte fallco por thjesht nje "perpunim" i orgjinalit me fytyren e mbretit te Spanjes.

Supozohet se mund te jete nje perpjekje pro-republikane per te protestuar ndaj monarkise.

Si fanse e Simpsonit une nuk mund te mos zbavitem nga kjo perqasje (qe gjithsesi eshte e paligjshme)

Lexo me shume (suedisht) tek E24

11 August 2008

Direkt nga faqja Snooty Paws
10 Pet peeves that dogs have about humans :)
1.
Blaming your farts on me…..
not funny… not funny at all !!!

2.
Yelling at me for barking.
I’M A FRIGGIN’ DOG

3.
Taking me for a walk, then
not letting me check stuff out.
Exactly whose walk is this anyway?

4.
Any trick that involves balancing
food on my nose. Stop it!

5.
Any haircut that involves bows or ribbons.
Now you know why we chew your stuff
up when you’re not home.

6.
The sleight of hand, fake fetch throw.
You fooled a dog! Whoooo Hoooooooo what
a proud moment for the top of the food chain.

7.
Taking me to the vet for “the big snip”,
then acting surprised when I freak
out every time we go back!

8.
Getting upset when I sniff the crotches of your guests.
Sorry, but I haven’t quite mastered that handshake thing yet.

9.
When you run away in the middle of a perfectly good leg humping.

10.
How you act disgusted when I lick myself.
Look, we both know the truth. You’re just jealous.

02 July 2008

...eshte nje qytet ne kerthize te Shqiperise...

Ne perzgjedhje per ata qe nuk e shohin dot direkt.

"Ushtar Bilushi
-E di ti c'eshte boshti ideollogjik apo...

- celiku pordhonet ne Fier sh isar...
- e jo ne Fier se atje kemi Superfosfatin e Lacit ne...

- ...si e ka emrin kjo veper
-Kombinati metrollogjik celiku i catise ...

- le te dhjere celiku per dyfek e plloqe, te pellcas armiku moj kala e koqe

http://www.youtube.com/watch?v=umtHdI4BdeE

17 June 2008

Batuta

  • Zari u hodh, tha kuzhinjeri per buljonin.
  • Pa te shohim, i tha qorri shurdhit kur kembaci do i hypte bicikletes.
  • Te te duash ty eshte si te hash supe me pirun - i tha djalka vajzes.- Nuk ngopesh kurre.
  • Si thua- tha bujku. Thoj thoj- tha thiu.
  • T'ja rras- tha grenza- dhe ja rrasi vrapit.
  • Numrat e rrumbullaket jane te bukur- tha matematikani - dhe zhvendosi presjen dhjetore.
  • M'vikan duresh- tha hajduti kur i vune prangat.
  • Kush rron pi caj- tha kinezi.
  • Ca tha harxhi i Sallates kur hape deren e frigoriferit? "Close the door. I'm dressing".
  • Vrasesi qe po elektrifikohej. Mos, po me ngrihet tensioni!

29 February 2008

"Zbukuro" te ardhurat

Bukuria eshte e leverdisshme. (Dhe jo, nuk po flas per bukurine shpirterore). Sipas nje studimi te bere ne Universitetin e Texasit (qe paraqitet ne numrin e fundit te The Economist dhe referohet nga shume media boterore) nje nga avantazhet e bukurise eshte rritja e te ardhurave. Sipas studimit ne USA dhe Kanada nje "i shemtuar" kishte te ardhura qe ishin 9% me pak se mesatarja nderkohe qe nje "i bukur" merrte 5% me shume se mesatarja. Edhe femrat ndikoheshin nga "faktori i shemtise" por ndikimi ishte me i ulet sesa tek meshkujt (gje qe i cuditi studiuesit).

Ne Shanghai situata ishte pak e ndryshme. Nje "e shemtuar" merrte 31 % me pak se mesatarja nderkohe qe nje " e bukur" 10% me shume. Raporti per meshkujt ishte -25% dhe +3%.

Ne Britanine e Madhe meshkujt e "shemtuar" marrin me pak se femrat e "shemtuara" (ne perqindje ndaj mesatares). Nderkohe te ardhurat shtese nga "bukuria" ishin ne te njejtitn nivel +1%.

Faktore "shtese": Bukuri/demokraci/perfitim/kozmetike!
Dr Daniel Hamermesh (studiuesi prane Universitetit te Texasit) ka konstatuar gjithashtu se avoktatet private jane me te "bukur" sesa ata qe punojne ne sherbim te "shtetit". Gjithashtu se njerezit e "bukur" i gjeneron me shume te ardhura punedhenesit sesa te "shemtuarit".

Si paralel i studimit te publikuar nga Economist eshte bere nje studim ne Suedi nga perfaqesuesi i "RATIO" Niclas Berggren. Ai ka pyetur persona nga Suedia dhe Amerika te shohin fotografite e 2000 personave qe kandiduan ne zgjedhje ne Finlande dhe t'i rendisin sipas "bukurise". Te "bukurit" paten rezultate me te mira gjate zgjedhjeve.

Shitja e kozmetikes ne bote ecen mire (Shume mire do te thonin ca e ca). Ndoshta ngaqe perceptimi i bukurise mund te sjelle rritje ne te ardhura qe ndoshta e mbulojne investimin. Megjithate Daniel Hamermesh arrin ne perfundimin se kozmetika nuk eshte nje investim effektiv. Rritja ne te ardhura mbulonte vetem 15% te shpenzimit per kozmetike per femrat qe perdornin shume kozmetike ne Shanghai.

28 February 2008

Rrofsh Enush qe ma le pyetesorin ne dere!


    1. Pi duhan ? Per festa.
    2. Ke puthur njeri dy javët e fundit ? Posi jo mengjes, dreke, darke.
    3. Kush qe personi i fundit që të erdhi për vizitë? Shoku i familjes Ariu (i shqiperova emrin de).
    4. Të ka marrë malli për njeri? Per ca persona po vecanerisht per Di dhe gocen e halles.
    5. Me kë do të luftosh? Me rrotat.
    6. Të pëlqen njeri? Si s'me pelqejne. Jam e mire jo shaka :P.
    7. Kënga që po dëgjon? Zhurma e lugeve dhe piruneve te rrobve qe hane dreke. Une u riktheva para kompjutrit te "bej" detyrat.
    8. Ç’do bësh nesër? Kismet, dite e re nafake e re.
    9. Ke parë tofu? Me teleskop. Jo me fal po kam parë dhe kam provuar.
    10. Ke ngrënë ndonjëherë? Po sapo mbarova.
    11. Do të kthehesh në shkollë të mesme? Pse o budallaqe jam une?!
    12. E ke parë filmin e Britnit? Pash n'erin ku e gjete kete pyetje?!
    13. Ç’bëre dje?- Punova, mesova, u llafosa, vizitova nje shoqe, dola me bucen, bera ca xhiro me makine bera ca pazar. Do me ?? Se ngeli te te them si lava dhembet pastaj.
    14. Me kë vozite herën e fundit ? - me shoferin e autobuzit :D
    15. Je e lodhur?- Vende vende.
    16. Me kë ishe sot? me shefen.
    17. Ku e ke mëmën? Në pune.
    18. Ç’ngjyrë i ke çorapet? Bojeqielli, te shkurtra prej pambuku. (E di qe pyete per ngjyren po thashe ta them qe nuk jane geta kllounesh)
    19. Ç’ngjyrë e ke bluzën? Te verdhe ne limoni.
    20. Cili është vëndi më i bukur ku ke qenë? Ne SHQIPERI!.
    21. A mendon se Barbi është një model negativ për vajzat e vogla? Nuk mendoj me vijne fjalet vete pa menduar. Oops me duket se jam Barbi:((
    22. Sa kohë të duhet për t’u bërë gati për të dalë? 5-10 minuta.
    23. Ka anije familja jote? Familja e zgjeruar po. E ngushta jo.
    24. E ke puthur ndonjëherë macen tënde?- Jo me mjafton qeni.
    25. Ku ishe më 11/09? Në piceri. U "kthjellova" per situaten nga nje zile celulari qe me tregonte se WTC kishte rene. Kthim direkt ne shtepi dhe ngulje para lajmeve. Rahmet shpirtrat.
    26. Përshkruaj kompjuterin ku je duke punuar. - Larg qofte.
    27. Ke dalë ndonjëherë nga USA? Hyra shul e dola lloz.
    28. SMS-i fundit që more? Mesazhi arriti.
    29. Të ka rënë ndonjëherë në kokë për ndonjë mësues? Jo ne koke jo po ne cacke te kokes edhe mundet.
    30. A thua ndonjë dëshirë në 11:11? Jo se i mbaj sekret..
    31. Lente apo syze? Qyze.
    32. Pushimet e ardhshme? Po i mendoj.
    33. I bie ndonjë vegle? - Defit..
    34. Ke ndonjë vëth gjëkundi? Dy prej verteti dhe gjihe keshillat e gjyshes qe thoshte "ta kesh vath ne vesh".
    35. Personi i fundit që përqafove? Xhuli. Sherim te shpejte zemer.
    36. Ç’bëre 24 orët e fundit? Ehu ti ne nje vrime i bie.
    37. Kush të ka nevrikosur sot? Nje brinje qe kishte ngecur keq dhe nuk me la te flija rehat.
    38. A shkarkon muzikë? Rralle e per mall.
    39. Ka kënduar njeri për ty? Nuk degjoj mire nga ai vesh.
    40. A dashuron njeri? Veten zakonisht.
    41. Ke kërcyer ndonjëherë si kangur? Jo si lope.
    42. Ke pasur ndonjë antfarm? Jo. Punetore jane ato dreq milingonash po s'jane per mua. Te ishin blete edhe hajde.
    43. Të duket se të duan njerëzia? Posi jo vdesin per mua. (Te ka lene gje mendja apo ben vete ?!)
    44. Ku është vendi më i çuditshëm ku ke fjetur? Në autobuz (jo dhe aq i cuditshem por behej fjale per nje udhetim 15 minutesh kur mekapi nje renie tensioni dhe nuk hapja dot syte) Tmerr.

    Po ja le taze Tetenes dhe ndonje tjetri qe e kane harruar paraardhesit.
    Ika tani se ju te beni per kafe :))

23 February 2008

"Genjeshtra"

Rrefimin me poshte ma nisen ca miq me e-mail (jo shqip). Meqe pertoj te zhgarravis ndonje post timin (sepse per momentin do dilte acarues dhe grices), thashe t'a perkthej kete copez "morali" fundjave dhe te perfitoj nga rasti per t'ju uruar nje fundjave clodhese.

Nje dite nje rrobaqepese e (koheve te shkuara) kish ndaluar dhe pop punonte anes lumit. Ne nje moment teksa po maste e priste copat i reshkiti gishteza nga dora dhe i ra ne lume. Ajo vuri kujen me te madhe. Ne moment ju shfaq perpara Zoti dhe e pyeti se pse po qante. Rrobaqepsja ju pergjigj se i kishte rene gishteza ne lume dhe nuk mund te vazhdonte punen. po te mund te mos vazhdonte punen nuk do kishte mundesi te ndihmonte te shoqin te mbante familjen.
Zoti futi doren ne lume dhe nxorri nje gishtez te bere prej ari dhe safiresh.
A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Jo- u pergjigj ajo.

Zoti futi prape doren ne lume dhe nxori kete rradhe nje gishtez te bere prej argjendi dhe topazesh. A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Jo - u pergjigj ajo.

Per te treten here futi zoti doren ne lume dhe nxorri kete rradhe nje gishtez te perdorur prej lekure. A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Po - u pergjigj ajo.
Zoti u gezua kaq shume nga sinqeriteti i rrobaqepeses sa ja lejoi t'i mbante te tria gishtezat.
-----------------------
Disa vite me vone rrobaqepsja kishte dale per te shetitur me te shoqin anes lumit. Papritmas te shoqit i shkau kemba dhe ra ne lume. Rrobaqepsja ja plasi te qares me kuje dhe edhe kete here u faneps perpara saj Zoti. Perse po qan ? - pyeti ai rrobaqepesen. Im shoq ka rene ne lume, - u qarravit ajo.

Zoti zbrit ne va dhe kur u kthye mbante perkrahu George Clooney. A eshte ky burri yt ? - pyeti ai. Po- bertiti gruaja.
Zoti u inatos keqas. Ti genjen- i tha ai rrobaqepeses.

Eh, me fal- tha rrobaqepsja- po ky eshte vetem nje keqkuptim. Sepse nese do te isha pergjigjur jo, Ti do te zbrisje prape ne va dhe do me kishe sjelle Brad Pitt. Po t'i thosha jo edhe atij do te ishe kthyer ne lume per te me sjelle tim shoq. Dhe po te kisha thene po atehere do m'i kishe dhuruar qe te tre. I madhi zot. Une nuk jam ne gjendje te kujdesem per te tre keta zoterinj. Ndaj te thashe PO kur me pyete nese George Clooney eshte im shoq.

Dhe zoti e la rrobaqepesen te jetonte me George Cloooney-n.
-----------
Morali i historise:
Nese nje grua genjen ajo e ben kete per nje aresye miresie dhe llogjike per te miren e te gjitheve. Te pakten ky eshte morali qe ne grate predikojme dhe e mbajme si te vertete te pakundershtueshme ;)

Nenshkruar
Bashkesia e grave kudo qe ndodhen

18 December 2007

THE 5 STAGES OF A FEMALE'S LIFE

1. To Grow Up


2. To Fill Out




3. To Slim Down




4. To Hold It In




AND




5.
To Hell with it

To all the women: HAVE a good laugh or as the last one says
"to hell with it !!!!"
To everyone: SMILE and know you are wished a great day!!!!
ps: if you click on the pictures they become even funnier ;)

24 October 2007

Kupa nga A ne H (anglisht me figura :P)

AND, just a thought for all the women out there........

MENtal illness, MENstrual cramps, MENtal breakdown,
MENopause............

Ever notice how all of women's problems start with men?.........And

When we have real trouble it's HISterectomy!!!!

Send this to all women to have a laugh AND, don't forget to have a mammogram!!!!!!

A Friend Is Like A Good Bra...

Supportive
Comfortable
Always Lifts You Up
Never Lets You Down or Leaves You Hanging
And Is Always Close To Your Heart!!!
But Hard to Find .................
______________________________________________________________________________
Disclaimer: ...nuk e solla une po e e gjeta ne mes tuaj... ose sade nuk e bera vete po e huazova nga nje e-mail (pa te drejta autori). Si "mesazh" eshte me i pershtatshem per babacjapin se per mamadhine po si vizitore pa "celesa" qe jam e solla me mire ketu e po ju le ta mirrni vete po u pelqeu.


05 October 2007

Stervitje-Kliko mbi figure per te pare ushtrimin e plote

Mos rri ulur aty prapa ekranit. Cohu vendit dhe bej ushtrimet e meposhtme

nr. 1

nr. 2


nr. 3


nr. 4

nr. 5

nr. 6



... ja dhe nje ushtrim per me te zotet:

Fundjave te mbare !!!!!!!