You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label Statistike. Show all posts
Showing posts with label Statistike. Show all posts

05 November 2014

Një përqafim a një përkedhelje për shëndetin

Afersia fizike na ben me te qete e me te shendetshem.  Ajo mban gjalle marredheniet nderhumane madje ndikon edhe ekonomine boterore. Shkencetaret po fillojne me ne fund te kuptojne si funksionon kjo afersi. 

Dikush te kap per krahu, te perqafon ose te ferkon pak qafen, gjaku qarkullon me shpejt ne muskujt e ngrire dhe direkt jeta ndihet me e lehte. Ti qetesohesh, ndihesh me i lumtur. Edhe trupi lumturohet. 
Faktin qe prekjet dhe perkedheljet na bejme te ndihemi me pak te tensionuar e dime nga eksperienca. Sqarimi, ose te pakten nje pjese e shpjegimit e ka emrin oxytocin. Oxytocina eshte nje hormon dhe percues sinjalesh qe aktivizohet edhe nga nje perkedhelje. Oxytocina komandon nje seri reagimesh ne trupat tane madje edhe funksione jetesore qe kane lidhje me mbijetesen. Keshtu shprehet Kerstin Uvnäs, profesore fiziologjie dhe nje nga ekspertet e studiueset me te njohura per oxytocinen: 
- Prekja ka rendesi jetesore. Per shume nga ne kjo eshte nje gje aq e vetedukshme sa ne e veme re vetem kur na mungojne perkedheljet-thote ajo. 
Ndoshta keto efekte pozitive njihte Jezusi kur nisi te beje mrekulli me duart e tij. Sepse, ne fakt, efektet e oxytocines jane cudiberese.

Ajo lehteson dhimbjet, pershpejton sherimin e plageve dhe demtimeve, ule tensionin e gjakut, ul nivelet e hormoneve stresuese. Na ben me te qete, me sociale, me kurioze per gjerat qe na rrethojne. Efektet nuk jane vetem rastesore por perkundrazi rrezistojne edhe pas disa kohe. Per te mos thene qe oxytocina krijon ndervaresi dhe na ben te duam akoma me shume perkedhelje. 

Mungesa e afersise fizike krijon mungesa ku trupi nuk rigjenerohet dot, nuk mund te ruaje vlerat ushqimore qe merr dhe nuk mund te sheroje plage e semundje. 
Femijet pa perkedhelje vdesin sic tregojne disa studime te vjetra te bera ne jetimore. Ata humbasin edhe nese kane ushqim mjaftueshem sepse trupi nuk e absorbon dot energjine ne mungese te oxytocines. 
Te rriturit mund te mbijetojne por jo te jetojne pa afersi fizike thote Kerstin Uvnäs Moberg.
- Shume persona qe jetojne vetem futen ne nje faze letargjike ku vetem vegjetojne derisa dikush i prek.
Me pare oxytocina njihej si hormon femeror sepse u zbulua fillimisht tek femrat qe sapo ishin bere nena. Oxytocina ndihmon nder te tjera ne lindje, ne prodhimin e qumeshtit te gjitrit dhe ne krijimin e nje lidhjeje emocionale midis nenes dhe femijes. Tani, shkencetaret dine qe hormoni luan nje rol shume me te rendesishem si per grate edhe per burrat. 
Kerstin Uvnäs Moberg i shpjegon efektet e oxytocines si nje sistem qetesues per trupin teresisht te kundert me sistemin lufto ose vrapo qe aktivizohet kur ndihemi ne rrezik.  
Perkedheljet ndikojne nder te tjera strukturen ne sistemin tone nervor dhe ndryshon balancen midis hormoneve te ndryshme. Per te rriturit keto ndryshime jane me afat te shkurter ndersa femijeve i ndryshojne gjithe jeten. 
- Nese ke marre mjaftueshem me perkedhelje si foshnje ke nje sistem me te qete nervor, nje rezistence me te larte ndaj stresit dhe je person me miqesor e i miresjellshem thote Kerstin Uvnäs Moberg. Gje qe ne e paramendojme ne menyre intuitive po ashtu sic dime qe nese njeri prind rreh apo grindet me femijet keta behen te pasigurte dhe te rremujshem
Gjithsesi eshte e rendesishme te dime bazen fiziologjike te gjithe kesaj sepse atje ekziston edhe mundesia e nderhyrjes dhe permiresimit.

Qe te mund te aktivizojme sistemin qetesues te trupit mjaftojne disa perkedhelje qe zgjojne receptoret prekes ne trup. Nese perkedheljet jane te forta ato mund te kene efekt te kundert dhe te aktivizojne sistemin evaziv. Shkurt muhabeti nje perkedhelje e eger na streson. 
Gjera te tjera qe aktivizojne oxytocinen jane ngrohtesia, ngopja, seksi dhe shoqeria. Oxytocina perhaper per me teer nepermjet ajrit dhe mund te ndihet me nuhatje. Provat me kavie tregojne se nese nje kavje ka rritje te oxytocines edhe kaviet e tjera ne te njejten kafaz behen me harmonike.  Nese nivelet e oxytocines ulen kaviet ne te njejtin kafaz nuk ndikohen. Perfundimi eshte qe qetesia eshte ngjitese dhe ndihet me nuhatje.

Qe disa njerez behen me te qete nga disa lloje muzike apo pamjesh tregon se oxytocina perhapet edhe nepermjet shqisave te tjera sipas Kersin Uvnäs Moberg.
Efektet dhimbjeqetesuese te perkedheljeve veprojne ne shume nivele. Njeri nivel eshte sinjlet qe percohen nga oxytocina ne tru dhe qe e ulin ndjesine e dhimbjes. Dhimbja ndihet me pak, ndihemi me pak te ndjeshem  dhe pragu i dhimbjes se padurushme rritet. 

Trupat tane jane ndertuar ne nje menyre kaq interesante sa ne lekure kemi me shume receptore prekes sesa percjelles dhimbjeje. Nese prekim nje zone ku jemi vrare apo ku kemi dhimbje impulset e perkedheljes rendin rrufeshem drejt sistemit nervor qendror duke penguar arritjen e sinjaleve qe percillen nga receptoret e dhimbjes.  

Sapo vritesh apo perplasesh diku gjeja e pare qe ben eshte ta ferkosh vendin me duar. Femijeve u fryjme tek plaga nese rrezohen dhe kjo jo vetem si nje veprim per t'u hequr vemendien dhe qetesim psikologjik por sepse i ndihmon vertet sherimin. 
Oxytocin krijon besim dhe mundeson lidhje emocionale midis njerezve. Nje studim i njohur nga nje biblioteke konstatoi se vizitoret qe puonjesja e biblotekes i kishte prekur pak me dore gjate shkembimit dhe marrjes se librit ishin me te presupozuar ta kthenin librin ne afat sesa ata qe nuk ishin prekur. 

Edhe marredhenie me te thella mund te krijohen dhe te mbahen gjate nepermjet prekjes. Oxytocina krijon nje qark pozitiv shpjegon Kerstin Uvnäs Moberg. Duke na bere me pak te frikesuar dhe me te hapur per ndryshimin na lejon te kerkojme kontakt. Kontakti cliron me shume oxytocin dhe ne behemi edhe me te hapur e pozitive. 
- Duke qene qe perkedhelja krijon relacione te mira dhe ul armiqesine ajo ka efekte jo vetem per individet po erdhe per shoqerine. 
Edhe ekonomia boterore e ndjen efektin e nje perkedhelje. Mungesa e afrimitetit mund te coje ne varferi. Neuroekonomisti amerikan Paul J Zak ka bere nje studim sesi ndikohet zhvillimi i vendeve te ndryshme nga besimi qe kane njerezit tek njeri tjetri. Prekjet krijojne besueshmeri dhe siguri dhe ne shoqeri ku njerezit i besojne njeri tjetrit ekonomia lulezon eshte konstatimi i tij. 
Nje e rrahur shpatullave ose pak masazh eshte pra nje investim i mire.

Burimi: http://www.dn.se/insidan/omsint-beroring-far-kroppen-att-jubla/



23 September 2014

Barazia gjinore ne suedi 30 vitet e fundit

Ne tridhjete vjetet e fundit byroja qendrore e statistikes suedeze (SCB) ka matur dhe bashkerenduar te dhena per meshkujt dhe femrat. Keto matje krahasojne punesimin, shkollimin, rrogat etj dhe permblidhen ne raportin "Mbi burrat e grate" qe riprodhohet periodikisht. Ne tridhjete vitet e fundit ky raport eshte botuar 13 here dhe materiali krahasues qe ofron mundeson tanime krahasime midis brezave. 
Ideali i barazise gjinore 
Qellimi kryesor i barazise gjinore eshte qe grate dhe burrat te kene te njejten force dhe mundesi per te krijuar dhe dhene drejtim shoqerise dhe jetes vetjake. Kjo nenkupton nder te tjera qe grate dhe burrat te kene te njejtat mundesi dhe kushte ne fushen e arsimit dhe sigurimit te nje punesimi me nje rroge qe lejon stabilitet dhe veteadministrim ekonomik gjate gjithe jetes. 
Dita ka njezetekater ore 
Koha eshte e barabarte. Te gjithe njerezit kane 24-ore ne dite per ti disponuar si deshirojne. Natyrshem cdo individ i perdor keto 24-ore ne menyra te ndryshme. Ne nje prespektive gjinore mund te shohim nje dallim te dukshem. Nje pjese me e madhe grash punojne me orar te reduktuar. Me saktesisht 30 perqind e grave ne krahasim me 11 perqind te burrave. Gjithsej midis moshave 20-64 vjec punojne 77 perqind e grave dhe 82 perqind e burrave.  
Punet e shtepise
Cdo 10 vjet (1990, 2000 e 2010) behen krahasime te detajuara te perdorimit te kohes. Ne keto pikematje analizohet se si e perdorin grate e burrat 24-oreshin (dmth nuk analizohet vetem orari i punes). Matja e fundit tregoi se grate perdorin mesatarisht 3,5 ore ne dite per te mirembajtur shtepine nderkohe qe burrat perdorin 2,5 ore. Krahasuar me matjen e 1990 orari i meshkujve eshte rritur me 8 minuta nderkohe qe totali eshte ulur sepse grate tanime perdorin nje ore me pak sesa ne 1990. Nuk dihet nese ndryshimi i dedikohet rritjes se nivelit teknik qe e mundeson kete pakesim apo thjesht ndryshimit te mentalitetit dhe menyres sesi zgjedhim te organizojme prioritetet e dites.
Sigurimi per prinderit 
Qe pas hyrjes se pagesave per prinderit ne 1974 enti i sigurimeve shoqerore (Försäkringskassan) ka analizuar statistiken per te treguar sesi shfrytezohet kjo mundesi. Megjithe obligimin per barazi gjinore dhe detyrimin qe ati te marre minimalisht 2 muaj leje prindi ( nga te cilet njeri u detyrua nga legjislacioni ne 1995 dhe i dyti ne 2005) vazhdojne te jene nenat ato qe e shfrytezojne kete siguri me se shumti.. 75 perqind e nenave marrin leje prindi ne krahasim me 25 perqind te eterve. Kur femija ka mbushur moshen 2 vjecare nena ka terhequr mesatarisht 281 dite me leje prindi dhe babai 51 dite (nga 480 totale).
Diferencat ne rroga 
Dallimi midis punes me orar te pjesshem, punes brenda shtepise dhe marrjes se lejes se prindit jane te ndjeshme megjithe utjen ne tre dekadat e fundit. Ai dallim midis femrave dhe meshkujve qe vazhdon te jete konstant eshte dallimi midis rrogave. Mesatarisht nje grua mer 87% te rroges se nje burri. 
Te ardhurat neto 
Pervec rroges enti i statistikes SCB krahason edhe te ardhurat neto. Ne to llogaritet edhe te ardhurat nga kapitali si aksionet dhe perqindjet e interesit etj. Pas heqjes se taxave dhe tatimeve nga keto te ardhura dmth ne llogaritjen e te ardhurave neto rrogat e grave arrijne 78% te rroges se burrave. 
Pensionet
Dallimet ne rroga japin detyrimisht edhe dallime ne pension. Aktualisht pensionet e femrave jane sot ne nivelin 66 perqind te atyre te meshkujve. Dallimet jane ama me te dukshme per pensionistet mbi 85 vjecare sesa nder ata qe sapo kane filluar terheqjen e pensionit. Kjo varet pjeserisht nga sistemi i ndryshem i pensioneve per breza te ndryshem si dhe nga fakti qe eshte brezi i lindur ne 1940 e me vone ku grate filluan te perfshihen ne punesim ne kushte relativisht te barabarta. 

03 March 2009

Statistike "humane"

- ushqimit i duhen 7 sekonda per te kaluar nga goja ne bark.

- nje fije floku mund te mbaje nje peshe prej 3 kg.

- gjatesia e organit gjenital te mashkullit eshte trefishi i gjatesise se gishtit te madh te dores.

- kerdhokulla (kocka e kofshes) ka te njejten fortesi si cimentoja.

- zemra e femres rreh me shpesh se e mashkullit.

- ne secilen kembe kemi reth 1000 miljarda bakterie.

- femra i pulit syte dy here me shpesh se mashkulli

- vetem per te mbajtur balancen kur qendrojme ne kembe ne perdorim 300 muskuj.


PS: Femrat e kane lexuar tanime kete post.
PPS: Nderkohe meshkujt vazhdojne te shohin gishtin e madh te dores ;)
PPPS: "chain mail" :D

31 March 2008

Analfabete...flirtesh




U be dite qe vras mendjen per nje postim te ri ne blog dhe nuk gjej asnje informacion qe ja "vlen" te ripercillet. Deri para pak minutash dmth. kur zbulova nje artikull "shkencor" mbi flirtimin tek Aftonbladet.

Artikulli fillonte me nje ngushellim per femrat: Nese e ke veshtire te zesh gje kur je duke flirtuar mos u merzit. Nuk eshte faji yt. Meshkujt e kane te veshtire ta kuptojne kur dikush po flirton me ta.

Kuptohet pas nje fjalie te tille hyrese une nuk munda t'i rezistoja dot artikullit dhe aq me pak t'i rezistoja permbledhjes dhe "riprodhimit" te tij ketu.

Behet fjale per nje grup studiuesish nga universiteti i Indianes ne USA qe ka studiuar aftesite e 280 studenteve per te kuptuar sinjale shoqerore.

Studente te te dyja gjinive, pasi pane fotografi femrash, ju pergjigjen pyetjeve nese mendonin se pozat e fotografuara tregonin dike qe ishte "miqesor", "flirtonte", ndihej "e merzitur" apo "refuzonte".

Studentet meshkuj u treguan shume me te paafte te kuptonin shenjat e dhena ne fotografi sesa studentet femra. Ata paten veshtiresi sidomos me dallimin midis gjesteve flirtuese dhe atyre miqesore. Studimi prezantohet nder te tjera edhe ne versionin per internet te gazetes Daily mail.

Kur meshkujt pane foto te femrave qe flirtonin ata i keqkuptuan keto si poza miqesore. Ne te njejten kohe ata konstatuan "flirtime" ne pozat miqesore.

Sipas studiuesve ndodhi gjithashtu qe femrat te mbivleresonin aftesite e meshkujve per te kuptuar sinjale me konotacione seksuale. Sias tyre, femrat mendonin se meshkujt e kishin kuptuar qe behej fjale per flirtim por qe ata nuk ishin te interesuar. Nderkohe femrat ishin te ndergjegjshme se sinjalet shoqerore fare lehte mund te keqkuptoheshin si flirtim.

Se desh lashe pa permendur "celesat" per nje flirtim te sukseshem qe prezantonte artikulli dhe lashe si ata qe duan t'i kuptojne femrat dhe ato qe duan te kuptohen nga meshkujt ne "erresire".


Veprimet e garantuara te mos keqkuptohen (sipas ekspertes se marrdhenieve ne cift Eva Rusz):


Veshtrimi

Kqyre personin thelle ne sy, buzeqesh, dhe mos e shkeput veshtrimin.

Mbahet si nje nga shenjat "klasike" te flirtimit.

Fjala

Thuaj dicka qe nuk mund te keqkuptohet si psh: " Do te doja te te njihja me nga afer"

Perpiqu te sqarosh qe nuk ke ndermend nje dreke pune.

Veprimi

Te prekesh dike ndersa po bisedon me personin quhet te hedhesh "spirancen"( grepin dreqi e mori se s'po kap Titanikun po ngjalen e rradhes) dhe mbahet si nje nga truket e sukseshme te flirtimit.

Nese asnje nga keto te treja nuk funksionon: Perdori te treja njekohesisht. (Fuqia e treshit papapapa)

Mos bej: Mos e perdor flirtimin me teperice si psh mos ngjesh gjoksin me silikon ne fytyren e personit me te cilin po flirton- thote ekspertja Eva Rusz- nese behet fjale per nje mashkull te ndrojtur veprimi do te kete efekt te kunderte me ate qe deshiron.

-------------------------

Keshtu pra shoke dhe shoqe, nje "perle" artikulli si ky mesiper nuk e lija dot pa e sjelle ketu. Jo per gje po ndoshta i duhet ndonjerit apo ndonjeres. Eshte shkence flirtimi ore babam, jo shaka!

29 February 2008

"Zbukuro" te ardhurat

Bukuria eshte e leverdisshme. (Dhe jo, nuk po flas per bukurine shpirterore). Sipas nje studimi te bere ne Universitetin e Texasit (qe paraqitet ne numrin e fundit te The Economist dhe referohet nga shume media boterore) nje nga avantazhet e bukurise eshte rritja e te ardhurave. Sipas studimit ne USA dhe Kanada nje "i shemtuar" kishte te ardhura qe ishin 9% me pak se mesatarja nderkohe qe nje "i bukur" merrte 5% me shume se mesatarja. Edhe femrat ndikoheshin nga "faktori i shemtise" por ndikimi ishte me i ulet sesa tek meshkujt (gje qe i cuditi studiuesit).

Ne Shanghai situata ishte pak e ndryshme. Nje "e shemtuar" merrte 31 % me pak se mesatarja nderkohe qe nje " e bukur" 10% me shume. Raporti per meshkujt ishte -25% dhe +3%.

Ne Britanine e Madhe meshkujt e "shemtuar" marrin me pak se femrat e "shemtuara" (ne perqindje ndaj mesatares). Nderkohe te ardhurat shtese nga "bukuria" ishin ne te njejtitn nivel +1%.

Faktore "shtese": Bukuri/demokraci/perfitim/kozmetike!
Dr Daniel Hamermesh (studiuesi prane Universitetit te Texasit) ka konstatuar gjithashtu se avoktatet private jane me te "bukur" sesa ata qe punojne ne sherbim te "shtetit". Gjithashtu se njerezit e "bukur" i gjeneron me shume te ardhura punedhenesit sesa te "shemtuarit".

Si paralel i studimit te publikuar nga Economist eshte bere nje studim ne Suedi nga perfaqesuesi i "RATIO" Niclas Berggren. Ai ka pyetur persona nga Suedia dhe Amerika te shohin fotografite e 2000 personave qe kandiduan ne zgjedhje ne Finlande dhe t'i rendisin sipas "bukurise". Te "bukurit" paten rezultate me te mira gjate zgjedhjeve.

Shitja e kozmetikes ne bote ecen mire (Shume mire do te thonin ca e ca). Ndoshta ngaqe perceptimi i bukurise mund te sjelle rritje ne te ardhura qe ndoshta e mbulojne investimin. Megjithate Daniel Hamermesh arrin ne perfundimin se kozmetika nuk eshte nje investim effektiv. Rritja ne te ardhura mbulonte vetem 15% te shpenzimit per kozmetike per femrat qe perdornin shume kozmetike ne Shanghai.

21 January 2008

Dita me depresionuese e vitit

Ne 2005 ishte 24 janari, ne 2006 ishte 23 janari ne 2007 ishte 22 janari dhe sivjet eshte
SOT me 21 janar.
Po pra sot!
Dita e madhe e trishtimeve dhe depresionit.
E hene, para rrogave, para fundmuajit shpreserisjelles.

Sipas studiuesit dr Cliff Arnall te universitetit te Cardiff ekziston nje formule matematike per llogaritje qe e pervecon pikerisht diten e sotme si dite "bloze". Formula eshte

[W+(D-d)]*TQM*NA

qe e tejthjeshtuar nenkupton: mot i keq, bira te medha ne kulete pas vitit te ri/krishtlindjeve, panik ndaj faturave qe duhen paguar ne fund te muajit, zotime te thyera te vitit te ri, motivacion i ulet per te punuar dhe nje perjetesi deri ne periudhen e ardhshme te pushimeve.

Menyra me e mire per t'e hequr "the blues" nga truri eshte te ndihmojme dike.
Une po ndihmoj veten me nje kafe :)

ps: pata nje dite aspak depresionuese ndaj konkludoj se dr Cliff Arnall duhet te kete ndonje koeficient gabim.

Diell ju deshiroj edhe juve (ose te pakten qiej pa re dhe suferina)

12 December 2007

Profesioni i gabuar

Sipas studimit te fundit (nuk e kam idene cili eshte i parafundit e as nese ekziston) ne stresohemi gjithmone e me teper nga puna. Cdo nje ne 5 gra dhe cdonje ne gjashte burra ka nje nivel te tille stresi qe ndikon negativisht tek shendeti.

Profesionet me me teper stres per burrat jane:
  1. postier
  2. roje/bodyguard
  3. pastrues
  4. shofer
  5. informator me kontakt direkt me perdoruesin
Nderkohe profesionet me me teper stres per grate jane:
  1. postiere
  2. shofere
  3. Guide/shoqeruese turistesh
  4. roje/bodyguarde
  5. pastruese
Nderkohe konstatohet se berberet dhe parukieret nuk vuajne nga stresi ne te njejtat nivele gje qe sipas studiuesve lidhet me faktin qe shume prej tyre kontrollojne vete sa dhe si punojne duke qene te vetepunesuar.

Dy reflektimet e mia te rastit:
a) paskam zgjedhur profesionin e gabuar (megjithese jashte 5-shes me te rrezikshme)
b) pse nuk permendet niveli i stresit te shtepiakeve apo te CEO-ve ?

26 June 2007

Nese nuk e dinim...

Erdhi prova e fundit...e shumepritura...

Jane fytyrat e bukura te femrave ato qe bejne te shiten me shume prodhimet e reklamave. Vertetimi vjen ne nje studim te bere ne shkollen e larte te tregetise ne Stokholm. Doktori i ekonomise Frederik Lange ben nje prezantim te shkurter te studimit ne gazeten Metro.

Permbledhur, studimi thote se njerezit bejne nje vleresim te fytyres se personit ne reklame dhe nese kjo ka tipare te bukura behet nje lidhje direkte me produktin. Produkti merr rrugen me te shkurter per ne kujtese i ndihmuar nga imazhi.

Supozohet (pa u vertetuar) se e njejta teori vlen edhe per fytyrat e meshkujve.
Tiparet qe karakterizojne fytyren e bukur femerore jane:
  • pozicioni i syve (jo afer me njeri-tjetrin)
  • molleza te larta
  • sy te medhenj dhe buze te plota
  • simetri fytyre
Tiparet qe do te karakterizonin nje fytyre te bukur mashkullore:
  • pozicioni i syve (jo afer me njeri-tjetrin)
  • vetulla te plota
  • mjeker e rregullt
  • simetri fytyre.
Por studiuesit nuk kane qene "pergjithesues" ne percaktimet e tyre ;).
Ata kane lene hapur mundesine sipas se ciles nese bukuria fizike mungon, ajo mund te zevendesohet me famen.

pfffffffffffffffffttttttttttttttttttttttttttt

Une do thosha ate qe e dime te gjithe empirikisht
pushteti shet, paraja shet, seksi shet, fama shet.


dhe:
"Pushteti absolut (qofte edhe ne studime ku mund te besh cfare te duash e te shesesh sapunin per djathe) korrupton ne menyre absolute!"

27 May 2007

Trego gishtin e talentit...

...dhe konstato nese je matematicien apo gjeni i letrave.

Studimi me i fundit perfiton nga deshira e prinderve per te ditur ne cilen fushe femijet kane prirjen me te madhe. E gjitha behet duke matur dhe krahasuar gjatesine e gishtit te unazes dhe gishtit tregues.


Foto: ERIC ROXFELT- Burimi: Aftonbladet

Supozohet (dhe vertetohet ne studim) se ekziston nje lidhje midis gjatesise se gishterinjve dhe rezultateve te femijeve ne shkolle.

Femijet me gishtin e unazes me te gjate se treguesin jane me te zotet ne matematike nderkohe qe ata me gishtin tregues me te gjate se gishtin e unazes jane me te zotet ne gjuhe-letersi.

Dallimi u dedikohet si zakonisht hormoneve gjinore.
Studiuesit e universitetit Bath ne Angli, maten gjatesine e gishterinjve te 75 femijeve 7-vjecare. Me pas ata krahasuan matjet me rezultatet e femijeve ne provimet e matematikes dhe te anglishtes.

Hormoni dominues ne barkun e nenes (pra ose testosteroni ose estrogeni) eshte percaktori kushtezues i ndryshimit ne gjatesine e gishterinjve si dhe te prirjeve.

– Testosteroni ndikon pjese te trurit qe jane te lidhura me zotesine ne matematike. Qe do te thote se estrogjeni ndikon prirjet ne gjuhe- sipas doktorit studiues Mark Brosnan.

Relacioni midis gjatesise se gishtit dhe prirjeve ishte i njejti si tek vajzat dhe tek djemte qe moren pjese ne studim.

Per te parandaluar konfuzionin (ndoshta dhe sherrin ne familje) studiuesit konstatojne se tek grate gishti tregues dhe gishti i unazes jane te barabarte. Nderkohe qe tek burrat raporti i gjatesive eshte 0.98 (gishti tregues eshte gjithmone me i shkurter).

16 May 2007

Ne vend te dyte :(

Suedezet zene vendin e dyte per ankesat me te medha ne lidhje me kushtet e punes. Vendin e pare e ”zoterojne” francezet.

Nje studim i bere nga nje agjensi britanike i rendit suedezet ne vendin e dyte ne shkallen e ankimit (te njejtin vend si vete britaniket).

Studimi publikohet online nga ”The register”. Ne studim moren pjese 14 000 veta nga 23 vende te ndryshme te botes. Ankesa per rrogat e uleta ishte aresyeja kryesore e pakenaqesise. Nder ankesat e tjera ishin pamundesia per te ndikuar mbi menyren sesi organizohet vendi i punes, pazotesia e shefave dhe qe leja vjetore eshte e shkurter (ne Suedi garantohen me ligj 25 dite pune si leje ne vit. Ne disa vende pune ditet e lejes jane me te shumta 28-41 ne vit ne varesi te moshes) .

Ajo qe i le pa ”fjale” studiuesit eshte fakti se ankesat jane me te shumta ne vendet e Europes Perendimore. Taialndezet pershembull nuk e kane per zakon te ankohen, pavaresisht se kushtet e tyre te punesimit jane shume here me te keqia se ato te Europes.

Rrogat ne Tailande jane 8 here me te uleta se ne Europe dhe USA sipas Charlotte Cornish (nje nga studiueset).

Grindavecet me te medhenj jetojne ne:

  1. France
  2. Suedi
  3. Britanine e madhe
  4. USA
  5. Australi
  6. Portugali
  7. Kanada
  8. Greqi
  9. Poloni
  10. Gjermani.

15 May 2007

Talent is overrated

Mendon qe duhet te jesh i talentuar per te patur sukses si artist ne fushen e muzikes ?
E ke kryekeput gabim.

Te dish t'ja marresh nje kenge si bilbil apo te kesh ze te bukur nuk eshte nga kerkesat elementare per te qene i sukseshem ne showbiz. Gjithcka qe nevojitet eshte teknika e duhur e marketingut dhe "Voila'! "

Nje studim i bere kohet e fundit nga Mark Voorneveld, docent i matematikes se aplikuar ne Universitetin tregtar te Stockholmit (Handelshögskolan) verteton se artiste si Madonna, Michael Jackson apo Britney Spears nuk ja dedikojne suksesin faktit qe kane talent.

– Kushdo qe eksponohet mjaftueshem ne media mund te behet nje artist i sukseshem! -eshte thelbi i studimit.

Me se 90% e suksesit i perket aresyeve te tjera. Vetem 10% e suksesit eshte ne varesi te talentit muzikor. Suksesi i ngjan topit te debores qe rrokulliset nga maja e malit. Sa me i dukeshem ne media te jete nje artist aq me shume shitet muzika e tij. Shumica e bleresve te muzikes ndikohen nga televizioni, radioja, bisedat e miqve etj. Shumica jone ndjek "rrymen".

Sipas studiuesit suksesi i Madonnes pershembull eshte perjashtim (deri-diku) i rregullit. Mark thote se me e rendesishme se talenti eshte fakti qe artistja nderron stil si kameleont.

Nuk besoj se eshte e domosdoshme te them qe studimi eshte hedhur poshte si budallallek nga perfaqesues te muzikes. Ata a e dine se sado para te harxhosh per nje perfaqesues te patalentuar te ndonje zhanri muzikor ata nuk behen popullore pa patur talentin e mjaftueshem.
Edhe nese talenti ne vetvete nuk eshte garanci per sukses.

07 May 2007

Filma per gra dhe burra

Ja dhe nje cudi tjeter te ciles i eshte gjetur "zgjidhja".
Nese nuk bini dot dakort cilin film te shihni nuk ka problem. Kjo shkaktohet nga qe grate dhe burrat kane shije te ndryshme !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! (sipas BBC)

Nje studim i ri e "verteton" katerciperisht kete. Gra dhe burra (sa ?!?!) u pyeten se cilat filma do te donin te ri-shihnin. Grate zgjodhen filma "romantike" ndersa burrat "te dhunshem".
I vetmi film i perbashket per te dy grupet ishte trilogjia e "Luftes se yjeve(Starwars)".

Me teper se gjysma e te intervistuarve pohuan se e kishin pare filmat me Luke Skywalker me se 20 here (????)

Filmat qe burrat duan t'i rishikojne
Star Wars
Aliens
The Terminator
Blade Runner
Godfather (Il Padrino)

Filmat qe grate duan t'i rishikojne
Dirty Dancing
Star Wars
Grease
The Sound of Music
Pretty Woman

* info vjen nga Aftonbladet qe citon BBC
** pikepyetjet dhe pikecuditjet jane te miat - se i kuptoj por s'i marr vesh te tilla studime.
*** do preferoja te rishikoja Dodgeball dhe Starship Troopers perhaps even Wild things ;)

04 May 2007

E degjove te fundit...

Thashethemin, cfare tjeter. Vjen nga Londra.

Sipas nje analize te bere (me falni po nuk ma nxe goja ta quaj studim) te gjithe bejne thashetheme por vecanerisht mesuesit. 79 ne cdo 100 mesues pranojne pa doreza se kritikojne koleget kur keta te fundit nuk mund t'i degjojne.
27 perqind i dedikohen thashethemeve te pastra nderkohe qe 54 perqind pohojne se mbajne "sekrete" per t'i dhene vetes avantazhe dhe per t'u pare me sy me te mire
nga shefat.

Organizata Leaders ne Londer ka intervistuar me se 2 000 vete dhe ja konkluzioni i nxjerre:
– sa me shume te varet suksesi i nje projekti dhe avancimi ne karriere, nga perpjekja individuale, aq me shume thashetheme do te bejne njerezit duke perdorur njeri-tjetrin si mjet per te siguruar perfitime vetjake.


Thashethemexhinjte me te thekur:
Mesuesit- 79%

Bankieret dhe llogaritaret 78%
Kamarieret e guzhinieret 71%
Mjeket dhe infermieret 70%

Guidat dhe punonjesit e agjensive turistike 70%
Policet 66%

Gazetaret dhe media 65%
Punonjesit e telekomit 60%

Farmacistet 35%
Ndihma e shpejte 33%

* si gjithmone nga Aftonbladet

16 April 2007

Symengjer...


Ja dhe prova tjeter. Symengjerit jane me te zgjuar. Perdor doren e djathte dhe sheh me syrin e majte? Urime. Je me i shpejte menderisht se koleget.
Nje e treta e njerezve kane syrin e djathte si sy dominues. Pjesa tjeter kane te majtin. Shkencetaret kane zbuluar se kombinimi perfekt eshte pikerisht djathtosh symengjer.

Kombinimi eshte vecanerisht fatsjelles sepse njerezit me kete kombinim i kuptojne gjerat ne ajer si dhe lexojne me shpejt se te tjeret sipas gazetes Diego qe citohet nga Aftonbladet.
Kombinimi nenkupton (sipas studiuesve te Modern University for the humanities ne Moske) qe njera gjysem e trurit fokusohet tek dora nderkohe qe gjysma tjeter e trurit tek shikimi. Pra nuk kemi mbingarkese te njeres gjysem te trurit.

U bere kurioz nese je djathtosh(-e) symengjer ? Mund ta gjesh fare lehte:
  • Me te dy syte hapur trego me gisht nje objekt ne distance
  • Vazhdo te tregosh objektin me gisht dhe mbyll syrin e majte.
  • Nese gishti tregon te njejtin objekt syri jot dominues eshte i djathti.
    Ne te kundert je symengjer.
ps: Desh shkrova i djathi ne vend te i djathit.
Nje tjeter aresye per te cilen gishti mund te jete duke treguar nje tjeter pozicion mund te jete se je syvengerr.
pps: Syri ne foto nuk eshte imi. Vjen nga www.svt.se.

03 April 2007

Njerez te llojit B

Lexova para disa javesh dicka po thashe te mos nxitohem se kush i dihet eshte ndonje genjeshter e 1-prillit e ardhur paradhenie. Kur e rilexova dje m'u be zemra mal. Me ne fund dikush qe do te mbroje edhe te drejtat e mia per gjumin e mengjesit dhe leximin e mbremjes-mendova.

Para rreth tre muajsh u hap ne Danimarke bashkesia B. Bashkesia ka tani per tani 4 400 anetare. Emertimi B vjen nga termi qe perdoret per njerezit qe kane dy proteina te shkurtra ne genin "orar". Njerezi e tipit A jane njerez qe jane shume aktive mengjezeve. Sipas shoqerise ku jetojme gjithcka niset heret ne mengjes , gje qe nenkupton qe njerezit e tipit B per shekuj te tere i jane nenshtruar diktatures se njerezve te tipit A.
Bashkesia-B qe eshte krijuar ne Danimarke synon per ndryshime rrenjesore ne shoqeri. Qe nga pershtatja e orarit te punes sipas ritmit ditor te individeve.

Sipas llogaritjeve 15-25% e njerezimit jane njerez me tipare te theksuara B nderkohe qe njerezit me tipare te theksuara A jane vetem 10–15%.
Nder kerkesat e bashkesise B jane ato per nje orar shkollimi dhe pune fleksibel ku njerezit mund te vijne kur e ndjejne veten me prodhimtare. Gje qe sipas perfaqesueses se Bashkesise B eshte teper e rendesishme ne kete kohe qe jetojme (ndarjen midis shoqerise industriale dhe shoqerise krijuese).
Ne boten ideale (sipas njerezve te tipit B) ata qe jane me efektive paradite fillojne punen ne ora 7-8 nderkohe qe te tjeret fillojne disa ore me vone.


Njeriu i Mbremjes: Preferon te jete zgjuar deri aps mesnate kur qetesia perreth i lejon te mbledhi mendimet e hallakatura. Do te mos kete ngarekese pune paradite. Periudha me krijuese eshte pas ores 14 dhe vazhdon madje edhe gjate mbremjes.

Njeriu i Mengjezeve: Lodhet shpejt ne darke dhe e ze gjumi para televizorit reth ores 22. Zgjohet heret ne mengjes (me pulat) dhe eshte i clodhur dhe plot energji per punen e dites.

26 March 2007

Te marrim shembull- Dashuria qe tejkalon 77 vjet

Ndodh ne Londer.
Receta: Ajo e injoron, ai nuk kerkon asnjehere te falur.
Lajmin e lexova ne gazete sot ne mengjes. Herbert Maddox 98 vjec, e shoqja Frances 97 vjec.
Cifti me martesen pothuaj me jetegjate. (Rekordi eshte 79 vjet martese).
U takuan ne tramvaj 1929. Herbert ra ne dashuri me shikimin e pare.
Nderkohe i ati i Frances e paralajmeroi ate qe Herbert ishte teper i rregullt.
Ajo nuk u vuri veshin keshillave te babait dhe u martua me Herbertin.
Cifti ka nje djale qe eshte 74 vjec. Ata vete nuk pine alkol dhe as cigare.
– Nje nga aresyet qe vazhdojme te jemi bashke eshte se i them "PO" edhe kur ai nuk ka te drejte ne ate qe thote. - Thote Frances per The Sun.
Nderkohe Herberti nuk kerkon asnjehere falje.
*****
Zgjidhje interesante ?!
Personalisht me pelqen nganjehere te degjoj "me fal" dhe " e kisha gabim". Kuptohet preferoj qe gabimet apo kerkesat per falje te ndodhin sa me ralle por kur ndodhin ama te kerkohet falje pa doreza dhe justifikime. Nuk para e perdor shprehjen " E sheh qe kisha te drejte" se me duket prepotence. Nderkohe me ndodh qe "Po, po. Mire e ke"- ta them me gjysem zeri.

19 March 2007

10 Lojra historike per kompjuter

Spacewar! (1962)
Star Raiders (1979)
Zork (1980)
Tetris (1985)
SimCity (1989)
Super Mario Bros. 3 (1990)
Civilization I/II (1991)
Doom (1993)
Warcraft series (beginning 1994)
Sensible World of Soccer (1994)

Studiues prane universitetit Stanford kane pergatitur listen e mesiperme te lojrave kompjuterike me kumptimplota. Secila prej tyre ka hapur nje epoke te re ne historine e zhvillimit te lojrave kompjuterike.

Konstatoj me kenaqesi qe gjysma e kuptimit historik te lojerave kompjuterike nuk me ka kaluar pa e vene re (ndonese me vonese dhe jo ne renditjen e duhur).

Tetris, Warcraft, Doom, Civ, Super Mario Bros. 3. jane lojerat qe kam provuar.

16 March 2007

Te zgjedhesh ariun



Ne mungese te afersise se partnerit, njerezit do te preferonin nje mik te bute prej pellushi si shoqeruesin e duhur per t'i vene ne gjume. Kjo eshte, sipas Sky News, pergjigja e nje ankete te bere nga nje grup hotelesh britanike. 63 perqind e 2000 personave qe moren pjese ne ankete pranuan se kishin nevoje per perqafimet dhe afersine e partnerit qe te mund t'i zinte gjumi. 20 perqind e meshkujve pranuan se ne mungese te partneres flinin me nje arush prej pellushi. Vetem 15 perqind e femrave pranuan te njejten gje. Perfundimisht reth nje e dhjeta e te anketuarve ka frike te flere vetem.

15 March 2007

Jooo mami nuk e dua profesor

Ne vend te dyte mjeket Foto: ANDREAS LUNDBERG

Profesionet qe u pelqejne vajzave
1. Zanatci
2. Mjek
3. Zjarrefikes
4.Te punoje me media/informacion/reklame
5. Inxhinier
6. Artist
7. Arkitekt
8. Polic
9. Ekonomist
10. Pilot
11. Ushtarak
12. Profesor fiskulture

Profesionet qe u pelqejne djemve
1. Infermiere
2. Doktoreshe
3. Stjuardese
4. Te merret me media/informacion/reklame
5. Artiste
6. Ekonomiste
7. Police
8. Aktore
9. Zysh fiskulture
10. Inxhiniere
11. Zanatceshe
12. Pilote

Tiparet qe u pelqejne vajzave

1.Inteligjent
2. I zoti (praktik)
3. Krijues
4. Qe perkujdeset
5. Zbavites (me humor)
6. I moralshem
7. I guximshem
8. I pergjegjshem
9. I rregullt
10. Me njohuri juridike

Tiparet qe u pelqejne djemve

1.Inteligjente
2. Zbavitese (me humor)
3. Krijuese
4. Qe perkujdeset
5. Shtepiake
6. E rregullt
7. E zonja (praktike)
8. E guximshme
9. E pergjegjshme
10. Etike/morale


Ja pra rezultatet e shumepritura ;) Testimi i mesiperm eshte bere me 700 persona qe jane ne kerkim te "idealit apo ideales" .

Sqarim: Tek zanatcinjte hyjne njerezit me kombinoshe dmth: hidrauliket, zdrukthetaret, muratoret, etj. Thashe ta sqaroj se ndonjeri e lexon dhe kujton se tek numri 1 hyjne orendreqesit.


05 March 2007

Shkenca imiton artin ...

..ose njohurite matematike te perdorura nga artizanet e arkitektet islamike ne shekullin 14 qe u "zbuluan" nga matematikanet perendimore ne shekullin e 19.


Behet fjale per te ashtuquajturat modelle "girih". Referenca per artikujt qe shpjegojne lidhjen midis motivit girih dhe matematikes kvasikristaline te Penrose te zbuluar ne 1960 ne anglisht, italisht, gjermanisht shiko faqen e Peter J. Lu dhe suedisht

Ne pamundesi per te krijuar imazhe njerezore (sepse kundershtojne Kuranin) arkitektet islamike krijuan pese pjesezat Girih me te cilat jane krijuar mozaiket dhe format si ajo ne foto.
Pese poligonet baze te Girih jane
Pesekendeshi, rombi, hexagoni, "bowtie" dhe dekagoni. Me teper shpjegime per menyren sesi keto pese poligone mund te bashkevendosen per te krijuar mozaiket

Une per vete u mahnita.