You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label blogg100_2015. Show all posts
Showing posts with label blogg100_2015. Show all posts

14 March 2015

Përgjithësisht për emigracionin në Suedi (1)

Kuptoj se në Shqipëri e Kosovë ka një florë informacioni për emigracionin ne Suedi. Ca janë të dhëna korrekte e të tjera jo. Pjesë të informacionit ndoshta lihen pa u permendur kastile. Një pjesë zbukurohet apo harrohet në ri tregim e përsëritje. Qoftë për mundësitë kërkesat kushtet, rezultatet  etj etj.

Duke mos marrë përsipër të sqaroj apo shpjegoj gjithçka sepse vendimet e përzgjedhjet ashtu si dhe mundësitë apo rezultatet e mundimeve e përpjekjeve janë individuale do të doja t'i dedikoj disa postime fakteve të emigracionit ashtu siç gjenden në të dhënat zyrtare apo mediatike.

Në postin e parë do të them diçka për azilkërkuesit por duke paralajmëruar se në 2013 (vit për të cilin e gjeta me lehtësisht shifrën) 1 156 shqiptarë dhe 1 209 kosovare kërkuan azil në Suedi. Nuk e di saktësisht  sa prej tyre morën të drejtën e azilit por po të gjykoj nga artikujt në media për grevën e urisë nga persona të emigruar për gjakmarrje  në tetor 2014 (për të cilën do të flas herë tjetër) si dhe rastin e fëmijës 3 vjeçar nga Kosova që për shkak të sëmundjes nuk mund të transferohej e prapëseprapë ju refuzua aplikimi probabiliteti është shumë i vogël.

Ndërkohë procesi i aplikimit për azil (më tepër detaje për formatin e aplikimit herë tjetër) është i zgjatur, (deri disa vjeçar) depresionues dhe demotivues  (për të thënë më të paktën).  I takon azilkërkuesit të vërtetojë nevojën për mbrojtje dhe rrezikun që i kanoset e që e shtyn të kërkojë leje qëndrimi në Suedi.

Azilkërkuesi  pasi ka bërë kërkesën dhe deri sa të marrë lejen e punësimit e të qëndrimit nuk ka të drejtë të punësohet dhe banon në një banesë të marrë më qera nga Enti i emigracionit së bashku me aplikues të tjerë. Banesat kanë qenë të paracaktuara por dyndja e viteve të fundit ka krijuar probleme. (Edhe për  këtë linjë shpresoj të  shtjelloj më tepër me vonë por banesat gjenden nga qytetet më  qendrorë e deri në fshatrat më të humbura ish kazerma ushtrie hotele të falimentuara etj etj)

Por për tu rikthyer tek ajo që në fakt doja të shpjegoja te ky post. Diçka që është relativisht pozitive në mes problemeve dhe vështirësive. Ana financiare e mbijetesës së azilkërkuesit.
 
Një person që ka aplikuar për azil në Suedi dhe nuk ka mundësi të financojë qëndrimin këtu merr këto pagesa ditore derisa të merret vendim për kërkesën e tij.

Nëse banon në një nga banesat e dhëna nga Enti i Emigracionit ku jepet edhe ushqim (kr= korona suedeze ose ndryshe SEK. 9 kr afërsisht 1 euro)

24 kr/ditë  për të rritur
19 kr/ditë për të rritur që bashkëjetojnë
12 kr/ditë për femijë deri 17 vjeç (Nëse janë më shumë se tre fëmijë përgjysmohet vlera nga fëmija i tretë e sipër)

Nëse aplikuesi banon vetë dmth kujdeset vetë për ushqim etj pagesat janë:

71 kr/ditë për të rriturit
61 kr/ditë për të rritur që bashkëjetojnë
37 kr/ditë për fëmijët deri 3 vjeç
43 kr/ditë për fëmijët 4–10 vjeç
50 kr/ditë për fëmijë 11–17 år (nga fëmija i tretë e sipër përgjysmohet vlera)
Përveç ushqimit pagesa ditore duhet të përdoret për rroba këpucë medikamente dhe vizita mjekesore dentist artikuj higjene dhe të përdorimit të përditshëm  si dhe për aktivitete të kohës së lirë (kafe cigare etj etj).

Shifrat më sipër vijnë nga Enti i emigracionit si dhe nga Migrationsinfo
http://www.migrationsinfo.se/fragor-och-svar/hur-mycket-pengar-fr-flyktingar/

13 March 2015

Dikur zhgarravisja....italisht (1)

Pieta' (Aprile 1994)
Tu preghi a la gente da sempre
Con i ochi e la boca tremante
Tu chiedi a la gente da sempre
Una spinta un'aiuto pendente.

Hai imparato a cambiare volto
A fregare i altri si sa
Ma mentire a tutti non puoi
Il diavolo amici non ha.

Per pieta ti dano da mangiare
Ma vivere non si puo di pieta
L'amore non cede a preghiere
Castelli di sabbia non si fa'.

Io non voglio bricciole di vita
Nei pratoni arrichiti d'or
Non mi vanno le collane e i gioielli
Che ala morte ancora fann' l'onor'.

Mëshirë (12 prill 1994)
Ti u lutesh njerëzve gjithnjë
Herë me sy me veprime a gojë
Ti njerëzve u kërkon diçka gjithnjë
Një ndihmë një shtytje në rast nevoje

Dhe je mësuar lëkurën ta kthesh
Tja u hedhësh të tjerëve pse jo
Por t'i gënjesh të tërë mundesh
Djalli shok në djallëzira s'do

Për mëshirë edhe mund të hash
Por të duash të rrosh s'është thënë
Dashuria s'fitohet me lutje
Themele në rërë kurrë s'janë vënë

Unë  s'i dua thërrimet e jetës
Në pjatanca të lara në ar
Nuk i dua zinxhirët dhurata
Pranga tërheqëse në varr.

12 March 2015

Blogg 100

Harrova të them se tagg blogg100_2015 i dedikohet faktit që do të përpiqem të postoj çdo ditë për 100 ditë.
Nëse do ta arrij apo jo është tjetër punë po qëllimi është ky.

Kryesisht do të postoj krijime. Shpresoj te reja por nëse frymëzimi mungon mund të vijnë edhe të vjetra.
Ndërkohë një temë tjetër për të cilën kam premtuar të shkruaj është emigracioni në Suedi.

Këto priten.
Kaq për momentin.

11 March 2015

H2O

Uji
I ka fajet!
Që një me diellin do të bëhet
Ndaj e lë ta ngrohë ta ndajë
Avull ta bëjë molekulen veç nga molekula
Pezull ta ngrejë
Lart lart lart
Derisa ta gjejë vendin mes shoqesh.

Avulli
I ka fajet!
Tek grumbull rri në re të bardha a të hirta
Tokën zileps e ndjell
E tatëpjetë drejt saj si shi lëshohet
Ta lagë ta njomë ta ngopë
E pastaj rreke a lumë në det të rrokulliset përsëri
Pa ngopur.
E tokës si dallgë t'i rikthehet
Larg e afër
Ikë e eja
Derisa lodhja a mërzia përsëri drejt diellit ta çojë.

E dielli
Përsëri i mirë sjellshëm do ta presë
E lart të tjera re të avullta puplore
Do presin radhën.

E të mërzitura
Larg
diellit do duan t'i rrinë
Ndaj do të ngrijnë.

Bora
I ka fajet!
Që diellit e as tokës s'do t'i jepet
Vetëm vezullon e vetëkënaqur
Dhe bie e shtron
E mpin e ngrin
Acaron e ndjell
Derisa lodhet e në ujë kthehet.

Se uji
I ka fajet.
Të gjitha!

09 March 2015

Perla muzikore në shqiperim të lirë

Pjesa e pare e tekstit te kenges
Nga malli për ty

Një përjetësi e jetova sikur të mos ishe ti
Në çdo endërr ishe afër kaq afër e pranë
Kur  mendoja se të gjeta ishe ti tjetërkund
Sa herë gjeta dikë pashë që ëndrra mirazh qe bërë

Pa mendo gjithë perqafimet qe u ika nga malli per ty
Se e dija që aty je dhe mua me pret
Po të gjitha ditët kur renda e lodhur  e trishtë
Derisa gjeta njeriun me t'bukur që ishte

Ish e thjeshtë e bukur. Më the qe me kishe prit'
E pernima që kishte një parajsë mbi tokë dhe e pashë
Dhe m'u lute ta ndaja jetën time me ty
T'i ndoqa hapet dhe gjithë ëndrrat i patëm bashkë

Teksti në suedisht: http://artists.letssingit.com/cajsastina-akerstrom-lyrics-av-langtan-till-dig-m76cgqp#ixzz3Tg00EZEu

Åsa Jinder & Cajsa Stina Åkerström* Av längtan ti…: http://youtu.be/ihFqBn4jrk8

08 March 2015

Për ty vetëm femër

Shoqe, fqinjë, mësuese, eksperte
Shumë emra shumë role,
                                           të ndryshme
Nënë, grua, bijë, motër
Akoma më shumë
                                të plotfuqishme
Rolet ndryshojnë
Kohërat ndryshojnë
Ndryshojnë mendimet
Shpesh e qartësisht tanimë vihen barazimet

Për punë të njëjtë
të njëjtën vlerë
të njëjtën matje

Brenda e jashtë
I përbashkët mundimi dhe rehati

E ndërsa shumëkah evoluojnë mendimet
Diku ende të pandryshuara janë përjetimet
E më vjen keq kur vlerë i vihet veç urimit.
Një ditë në vit pseudovlere e vlerësimit.

Por ç'desha të thosha pa ju larguar temës
Nënë po por s'është keq kur je dhe femër.
Me ëndrra jete shpresa dhe dëshira.
Që merr dhe vetë ashtu siç jep, nga më e mira.

Ndaj kur ma nis me buzagaz ti sot urimin
Siç të vjen ,pa censurë ma përcill mendimin
Nuk tutem në më sheh edhe si femër
Në ndjell dëshirë a mall a neps pa emër.

Se barazinë që luftojmë ta kemi
S'e marrim dot nëse vetes i fshihemi.

E ta di pra që më ke SHUMË për zemër 
Për TY
            jam FEMËR!
©Elais©