You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label rambling. Show all posts
Showing posts with label rambling. Show all posts

27 February 2017

Qeni

Qeni që leh nuk të ha.
Qentë le të lehin karvani të shkojë përpara.
Kujto qenin bë gati shkopin.
#skasishqipja

Kaq.
Në 1 mars fillon sfida e re. 100 postime në 100 ditë. Blog100.
Pa hë njëherë...

09 June 2015

Grimca

U nisën vikingët një natë
E hypën në vark´
brigje e yje të huaj
I ndillnin larg.
 
Ne jemi thjeshtë kalimtarë në botë
avullorë si vesa
herë herë vetja na gënjen të mendojmë
se jetëgjatësinë mund ta shtojmë me pak interesa.
 

12 March 2015

Blogg 100

Harrova të them se tagg blogg100_2015 i dedikohet faktit që do të përpiqem të postoj çdo ditë për 100 ditë.
Nëse do ta arrij apo jo është tjetër punë po qëllimi është ky.

Kryesisht do të postoj krijime. Shpresoj te reja por nëse frymëzimi mungon mund të vijnë edhe të vjetra.
Ndërkohë një temë tjetër për të cilën kam premtuar të shkruaj është emigracioni në Suedi.

Këto priten.
Kaq për momentin.

24 January 2015

Pyetje

Pse? Kur? Si? Çfarë?

Të gjitha pyetjet kanë të paktën një përgjigje.
Shumë përgjigje mund të kenë po ashtu
Dhe s'ka rëndësi në pyetja u bë në mëndje
A zë i fortë nga turma s'di se ku.

Sepse. Atëherë. Kështu. Gjithçka.

Përgjigjet mund të kenë si fillim.
Por, po, jo, ndoshta asnjëherë,
Herë dalin e herë duan prapë shpjegim.

Dikur pyetje nuk bëhen më, as konstatime.
As teza brenda vetes s'ngrihen më.
Arësyeja e mosarësyes në dyzime
Mungesë interesimi nën zë.

Në fakt kur pyetje s'ka janë hequr shpresat
Dhe parimore bindja köken ngrë.
Lumin e pyetjeve e thau harresa.
Ose i mori fshesa një  nga një.

18 December 2014

Përshkruaj një ditë dimri në Çorovodë dhe figura të ndryshme me kafshë. ..

Çfarë kanë të përbashkët dy gjërat më sipër?
Janë kërkimet në Google që kanë sjellë këtu, në blog, rreth 15 veta vetëm këtë javë.

Çudira që ndodhin.

16 December 2014

Koha (jo moti)

Nuk ja dimë vlerën kohës. As kur e planifikojmë as kur e humbasim as kur nuk na del.
Gjithmonë e nënvlerësojmë ose e mbivlerësojmë. Po të ishte njeri do ndihej e fyer. E keqpërdorur e keqkuptuar e shfrytëzuar  (jo dobishëm).

Për hir të së vërtetës është koha për gjumë.

15 December 2014

Dimri

Dimri figurativ është një babagjysh me mjekër. I dashur. Rondokop. Që na i di dëshirat dhe na i plotëson ato. Dimri natyror ideal është po ashtu i bardhë dëshiraplotësues me pushim e përgatitje festash gaz e hare pa fund.

Realisht dimri është jo i bardhë. Shi ngricë errësirë. Erë e suferinë. Deadlines e kohë e mangët. Realisht dimri është një mesoburrë i ngrysur me ndonjë fije  floku të bardhë po me shume me flokë të rëna. Barkderr e i pakënaqur njëkohësisht.

Ja kështu kështu.
Kohë e shpifur.

24 November 2014

Stilton

Shkrepëse të parrezikshme squfuri të fabrikës Llapshin.
Shoqëria e pjatave të lara.
Djathë stilton.
Kafe që vjen erë karamele zana.
Etj etj
Thonë se dashuria kalon nga stomaku.
Në fakt dashuria si shumë gjëra të tjera kalon nga hunda.
Kaq kisha.

17 November 2014

Kjo arrihet me punë, me përpjekje...

Ok. Frymëzimi nuk vjen. Normale. Më vjen mua te gjej një vrimë e të fshihem jo frymëzimit që dhe aq është nazeli.
Po unë s'kam ndërmend ta lus.
Po deshi derën e ka hapur. Po s'deshi varja. Po deshi të vijë po s'ja mban të rrijë dera prapë hapur. Me zor as leshtë e kokës (as mendjen nuk mbaj). Ja kështu.
Pikë.
Krye radhë.

Frymëzimi të bëjë si të doje. Blogu ka detyra për të përmbushur.

Pikë së pari. Të gjithë shkrimtarët e shkrimtarucët që kanë botuar ndonjëherë ndonjë rresht on-/ose offline thonë që oreksi vjen duke ngrënë dhe shkrimi vjen duke shkruar. Budallallëqe ose jo. Çdo rresht ï shkruar është një hap më afër dy rreshtave të shkruar. (Krahasime cilësore nuk bëjmë se ngec muhabeti pastaj).

Pikë së dyti. Kaq.

29 October 2014

Konfuzion

Disa nga gjerat qe DUHET te shkruaj
  • Raporte statsistike
  • Analiza
  • Kritika
  • Kontrolle
  • Plankontrolle
  • Sugjerime
  • Rekomandime
 
Gjera qe DUA te shkruaj
  • Rima
  • Hartime
  • Tregime
  • Vargje
  • Meditime
  • Vezhgime
  • Persiatje
 
Gjera qe DONI te lexoni ne blog
  • Thashetheme
  • Receta gatimi
  • Informacione mjekesore
  • Kurse gjuhe
  • Fjale te urta
  • Pershkrime
 
Gjera qe me duhet te BEJ
  • Takime
  • Mbledhje
  • Planveprime
  • Kalkulime
  • Buxhet
  • Rezervime
  • Sherbime
  • Kurse
 
A eshte cudi pastaj qe nga te gjitha gjerat qe nisen vetem cereku bitisen?
 

25 October 2014

The best revenge is forgiveness they say...

The best revenge is to forget I retort.

Not that I  know. I guess I've made more choices which others need to either forgive or forget or get revenge about than the other way around. Which means bh the way that I should have some sort of revenge heading my way. Life is a bitch and all that. But I mean if people have wronged me what's to say they are even aware of it. I mean what good would it do to them of me if I forgave them things they don't even know they have caused. There's no learning curve in that.
So forgetting them altogether is a better option. That would however mean one would have to get off of the high horses and admit to being ordinary. Which most hurt people can't. So I guess for most people in their unfailable grandeur and uniqueness the generosity of forgiving will add to the self esteem and self appreciation and boast their morale. Me, if and when day comes that I need to get revenge I hope I will pay heed to my own advice and forget. After all I am just another commoner among others. 

Natyrore

Manite e fundit jane nje qerre pretendimesh.
Per largim nga jeta moderne
per rikthim ne baze
per ri-natyralizim

Per gjera sublime
natyrore
pa plotesime 
ngjyrime 
perpunime 

Gjithcka ta marrim nga
          NATYRA
me shume shije
          NATYRE 
me shume ngjyre 
          NATYRE
me shume 
PRETENDIME regresive per permiresim, riciklim, rikthim. 

Mos harro se:
Sheqeri vjen nga natyra

Niseshteja vjen nga natyra
Xhelatina vjen nga natyra
Duhani vjen nga natyra
Patatinet vijne nga natyra
Rakia vjen nga natyra. 

Vetem pretendimet. 
Paragjykimet
i sjellim ne.

18 October 2014

If it's important you'll find a way...If not you'll find an excuse

Justifikime
Të gjitha
Asgjë
Ripërtypje
E tëra
S' tretet më.

Qumesht
kos 
gjize
hirre
djathe jo.
Po gjize e presuar e tera
E kripur me kripe guri jo Joni.

Edhe buke
gruri, misri
tershere
e zeze (tym?) po prape e bardhe brenda
pa krunde
me munde.

Gjalpe reaktiv 
me yndryna te teperta
lopa nuk di shkence
po margarina e naftes 
doemos me e bindshme 
per enet e gjakut te ngopura, 
me yndyra te teperta
qe as mendimet nuk i lejojne te kalojne ne kapilar
Megjithse ato perseri e gjejne rrugen

shkarkesa magnetike
fizike
me efekte te papranueshme fiziologjike.

Prape
prape
prape
edhe pak(e)

E rendesishme mbijetesa 
e ca gjerave 
atje
me buke, kripe e nenprodhime qumeshti a uji
a nafte 
Justifikime, rezervime
ndonjehere 
rizgjime 
me pretendime.

Me merr me vete
dhe...fjete!

05 October 2014

Nostalgji kunderproduktive...



Fotoja eshte nje lajmerim ne nje gazete. Teksti lexon si me poshte:

"Kerkoj nje burre me mbiemrin Kristensen emri nuk me kujtohet, me orgjine nga Alborg. Je 75+ vjec. Punove ne Suedi veren dhe vjeshten 63 ne Lidköping dhe Uppsala. Me mban mend mua Ann-Marie (Millan). U takuam shume here ne Lidköping. E mbajtem kontaktin permes mikeshes sime Ruth Ört sepse une nuk isha e lire.
Te kam menduar keto 50 vjet, kam pyetur c'ndodhi ne jeten tende, shpresoj te kesh qene i lumtur. Nese jeton ende dhe e sheh kete njoftim kontakto gazeten, ata kane adresen time." 


Lajmerimi perhapet faqeve te Facebookut si imazh romatizmi, shprese dhe prove e mbijeteses se dashurise. Natyrisht.

Mua nderkohe ky njoftim me ben te reflektoj. Per ikshmerine e shpreses. Per brishtesine e ndjenjav
e. Per njerezit qe detyrimisht dhe pakthimshmerisht zgjedhin te sigurten para te paditures dhe jetojne 50+ vjete me koken pas sepse kur e paten mundesine nuk guxuan. Sepse nuk i besuan vetes e as dashurise se tyre. E aq me pak tjetrit. Mundesite merren ose harrohen. E nese s'jane atje krijohen. Te jetosh gjithe jeten me "ne se.." do te thote te jetosh pergjysem.

Nuk e di c'i ndau, e as c'i bashkoi, Kristensenin dhe Millen. Di qe te pakten njeri prej tyre ka jetuar me koken pas e ajo nuk eshte jete. Jeta nuk mund te jete nostalgji. Kujtimet jane nje gje. Jeta dicka tjeter. Mund te jete absurde po ne ate absurditet ka vend per jete te kitheta qe papritur behen paralele.

Nese eshte e mundur...ajo qe deshiron.. eshte e bere.
Ne qofte e pamundur...ne e deshiron...do te behet.

E rendesishme eshte qe rrathe koncentrike te deshires, jetes, realizimeve te kene pikenisje veten dhe limit qiellin.



30 September 2014

Nga pak bestyte

Mendoja se ishte vakumi i mosbesimit ne te cilin qe bente qe asnje shqiptar te mos i shpetonte bestytnise. Te ruhej nga syri i keq, nga macja e zeze, te mbante hudhren me vete, apo patkoin e kalit ne dere apo ndonje gje te ngjashme e personale si hajmali.

Sa me shume shkon koha aq me shume shoh se nuk ka asnje njeri te cfaredo lloj kombesie qe te mos jete pak bestyt. Shpesh here nuk e pranojne. Por faktet jane aty. Edhe provat. Edhe veprat.

Ja disa (pa dallim orgjine)

  • te martat dhe te premtet jane dite tersi. Edhe sikur gjithcka te shkoje mire do te kete te pakten pak sherr. 
  • e merkura eshte dite me fat. 
  • e shtuna eshte dite me fat dyfish sa e merkura
  • macja e zeze sjell habere te keqia
  • nese humbet dicka vendos gersheren ne parvazin e dritares dhe gjeja e humbur do te rigjendet
  • nese humbet dicka eja rrotull dhe thirr "rrodhe, rrodhe, koke rrodhe nem ate qe me vodhe" dhe gjeja e humbur do te rikthehet
  • nese thyen dicka te kane ngrene me sy keq dhe gjeja qe thyhet te ruan nga semundja apo efektet me te keqia te syrit
  • nese flet per semundje ose fatkeqesi qe i ka ndodhur dikujt tjeter mund te evitosh qe te te ndodhi ty duke trokitur tre here ne dru (ja percjell drurit) 
  • letrat e dashurise nuk duhen postuar diten e krishtlindjeve
  • nese fut lopate ne shtepi dikush do te vdese 
  • e fundmi lexova per gersheren ne parvazin e dritares 
  • nese e fshin shume shtepine mund te rrezikosh te nxjeresh prej saj gjithe lumturine (kineze)
  • kur te ha dora e majte do marresh para
  • kur te ha e djatha do japesh ose do presesh vizita (meqe pershendetjet behen me te djathten)
  • kur te ha kemba e majte do presesh vizita 
  • kur te ha e djatha ke rruge per te bere 
  • dhe kur te kruhet veshi dikush po flet per ty
Kaq e dita kaq e thashe...kush te doje te vazhdoje se ja lashe :) 

29 September 2014

Writers block

Nuk
me
shkruhet.

Kam kaq dite qe evitoj te shkruaj. Jo se nuk kam per se te shkruaj. Jo se nuk di te shkruaj. Por sepse..po pres. Cuditerisht pritja nuk po sjell rezultatet e duhura. Megjithese kur ka sjelle pritja ndonjehere rezultatet e duhura. Vetem veprimi sjell rezultate. Veprimi aktiv. Pro-aktiv madje. Sepse kushtezon kunderveprim. Ose te pakten vijim veprimtarie. Gjithsesi kushtezon vendimmarrje.

Shqip themi se oreksi vjen duke ngrene. Ndoshta (detyrimisht) edhe fjalet do te rrjedhin me mire duke shkruar. Ne fakt fjalet qe duhet te rjedhin nuk jane shqip. Nuk jane te rastesishme. Jane te domosdoshme. Me kufij kohore qe aviten. Me sasi marramendese. Me formate te kushtezuara e te paracaktuara. Pak te frikshme.

Por do burojne edhe ato. Detyrimisht. Sapo te nxehen pak. Sapo te mbaroj se pari oren qe me perndjek me 7:07, 8:08, 10:10. Sapo...t'i bej pak lavazh trurit
Sapo te heq dore nga zvarritja coroditja dhe gjitha -itjet e tjera disktraktuese.
Shef ti. E shpika nje fjale te re. Jo se i mungonte shqipes po...me mungonte mua. DISTRAKTUESE.
Ca llafi pompoz. Po pompoz i mungonte shqipes thua apo e kishte huazuar "gia".

Vaj-me-det. Ky zhvillimi gjuhesor kontemporan (jo bashkekohor se mos ngaterrohemi) eshte me i frikshem se te shkruarit. U pa puna. Po vete te shkruaj dicka tjeter. Te pakten duke bere ate nuk do detyrohem te shpik shqipe te paqene e t'i hy ne hak rilindasve.

Pa' (shkurt per mirupafshim)

*Tani me takon vetem te pres e qete perhapjen e shkurtimit te fundit. Me ndihmen e  supermenjehershme shperndarese te mjeteve sociale (qe me kujtojne gjithmone ndihmen sociale dhe cuditerisht jo facebook, twitter, kik, wassup)



26 August 2014

Fokus

Po ti shohesh shume gjera ne distancen e kohes mund te kuptosh qe ato perseriten. Frymezimi vjen e iken. Kurbat matematikore mund te ishin nje menyre figurative per ta treguar kete. Periudha produktive pasohen nga periudha vegjetuese ose informative dhe cikli perseritet. Gjithcka eshte nje proces hapat e te cilit jo gjithmone jane te dukshme.
Gjithsesi, doja te thoja se ky blog ra ne heshtje per shume kohe sepse nuk gjendej dicka me fokus te mjaftueshem per ta mbajtur gjalle. Statistikat ishin joinspiruese. Frymezimi krijues i pamjaftueshem etj.
Shpresoj se rizgjimi i tanishem do te vazhdoje. Teorikisht do te doja qe blogu te permbante tre gjera:
a) krijime (qe te mos humbasi ajo pak trashegimi vargjerimi qe bart)
b) informacione per jetesen ne Suedi apo gjera tipike suedeze (qe te informojne edhe ata qe nuk e njohin vendin per gjera tipike te Skandinavise ne pergjithesi e te Suedise ne vecanti.
c) statistika pop nga ato qe gazetat i percjellin ne gjithe vendet e botes pa i analizuar por vetem si lajme flash. Keto do te kalojne ne siten e analizes time qe zakonisht eshte me shume gjemba e me pak frute ;)

Ah sa pa harruar. Sugjerime temash, pyetjesh sociale per Suedien apo alternativa idesh krijuese etj mirepriten :)

17 August 2014

Expectations

Languages are a complicated thing. It's like they are sufficient each one in itself but than...once you've learned and used another one you find them inssuficient. You can express everything in one language but once you've taken the leap into a second or third you find some things can't be quite put in the right wording.
And you long to have someone who's taken the same leap as you have. Who can connect and understand your references who can see what meaning is lacking in a word.

Unfortunately even though you may make the transition together your feeling of another language will never be the same as someone else's. Because, and I think this is important, languages are like seeing. Like seeing color for instance. The depth (intensity) of the color is individual. Green is what I see. My green is not necessarily yours. My words are not necessarily the ones you'd use.
Anyhow taking the leap into another language means the old references in the "old" language shift also. And the problem reiterates itself once again.

I remember the fuss we made once about the word awkward. We were three of us in the famous expository writing course. We were gladly using, and abusing, the word until one of us half-jokingly asked: " what does awkward really mean?" and we were lost. There was not one "good" translation in our other tongue. And we started laughing like morones because somehow we knew. We were aware of the meaning and we had taken the same leap but my awkward was not the same as my friends. Awkward moment nonetheless :)

Now to the point. Why ramble about languages today. Because I promised myself I'd keep this blog a live this autumn. I kinda need to. As a breathing hole. As a point of reference in a shaky hopefully productive but whichever way you cut it extremely intense season. An autumn full of expectations for which in at least one of the languages I know there's not a proper word. Not one that covers my depth of meaning for it anyhows.

09 April 2014

Att tappa fart och hitta det igen

Ja. Så är det nog ibland att man tänker och tänker och sedan står allt still. Allt man velat få gjort, allt man skrivit upp på listor kors och tvärs känns oöverstigligt. Man står still. Det syns ingen början inget slut och ingen mening. Motivationen saknas. Varföret saknas. Meningen är bort. Nyttan i sig är inte nyttigt nog. Det tar emot.
Och så slappar man en stund. Och så skärper man sig igen.
Jag tror jag är där nu. I skärpningens stund. En liten stund. En kvart eller så räcker långt.

26 September 2012

Nuk kam durim...

...per
a) njerezit qe te marrin ne telefon per te pyetur si je dhe pas 20 sekondash fillojne te grijne sallate per aventurat e tyre