
Sic u tregova ne postin paraardhes isha nje vizite ne
Minnesota. Ajo qe dija me pare per Minnesoten mund te permblidhej me keto fjali:
Minnesota eshte afer Kanadase.
Minneapolis eshte nje nga qytetet e njohura te Minnesotes (jo kryeqytet) ne te cilin vjet u shemb nje ure. Lumi i
Missisipi fillon ne Minnesota. Ne shtetin e Minnesotes ka shume njerez me orgjine suedeze.
Minneapolis dhe
StPaul jane bashkangjitur aq shume sa quhen qytete binjake (twin-cities)
Ajo qe di tani eshte dicka me teper (kuptohet). Pershembull Minnesota njihet per
liqejte qe jane mese
10 000. Per veren e kendshme dhe te lagesht dhe dimrat e ftohte dhe me ere te mprehte brisk qe e rrit proporcionalisht ndjesine e te ftohtit. Gjate vizites ne Minnesota zbulova gjithashtu qe dija plot gjera te tjera qe kishin te benin pikerisht me kete shtet por qe une nuk i kisha "lidhur" me njera-tjetren. Per shembull fakti qe nje nga autoret e mi te preferuar vjen nga
St. Paul Minnesota (po flas per
F.Scott Fitzgerald).
Apo fakti qe nje nga musicals me te njohur te kompozuar nga
Benny Andersson dhe
Björn Ulveus (Benny dhe Björn te njohur si dy B-te e
ABBA) titullohet "
Kristina nga Dufvemåla" dhe merr spunto nga nje seri prej kater librash qe mund te quhen liber "themeltar"apo madje madje "bibel" mbi emigracionin.
Seria e perbere nga
Mergimtaret (org.
Utvandrarna. eng
The Emigrants),
Drejt tokes se premtuar (org.
Invandrarna. eng
Unto a good land),
Kolonia e re (org.
Nybyggarna. eng
The Settlers) dhe Letra e fundit familjes (org.
Sista brevet till Sverige. eng
The Last Letter Home) eshte shkruar nga
Wilhelm Moberg dhe rrefen epopene e emigranteve suedeze qe moren rrugen per ne Ameriken e "mundesive"ne fillimin dhe mesin e shekullit te nentembedhjete. Mese
nje milion vete emigruan (krahaso me faktin qe popullsia aktuale e Suedise eshte rreth
tete milione) dhe here lane kockat, here shpresat dhe nganjehere paten fatin te arrijne ate qe deshiruan ne po te njejten Amerike.
Aktualisht vetem
1,4 perqind e popullsise (shifra vjen nga census bureau) ne Minnesota ka prejardhje suedeze pra shume gjera kane ndryshuar.

Nder gjerat tipike suedeze ne Minnesota eshte qyteza
Lindstrom qe e ka marre emrin nga emigranti Daniel Lindtröm me prejardhje nga
Hassela (qytet me te cilin qyteza e Lindstrom eshte e binjakezuar dhe ka shkembime jo vetem turistike por dhe ekonomike e kulturore). Ne Lindstrom mund te soditet
statuja Karl-Oskar dhe Kristines- dy personazhet kryesore te epopese se emigranteve. Ne afersi te Lindstrom eshte edhe varreza "Glader" ku glader ishte nje emertin i perdorur per ushtaret ne Suedi ne fillimin e shekullit te nentembedhjete si dhe emri i personit qe zoteronte tokat ku eshte ngritur varreza, perkatesisht Anders Peter Nilsson Glad lindur 1853 ne Furuby te Suedise. Vete shkrimtari
Vilhelm Moberg jetoi per pak kohe ne nje nga pronat e ndodhura prane varrezave Glader teksa bente kerkime per vepren qe do te shkruante me pas. Pamje nga varreza paraqiten edhe ne filmin "Toka e Re" qe bazohet ne librin e dyte te serise. (Foto e bashkengjitur tregon statujen e
Moberg me bicikleten e tij teksa ndiqte gjurmet e emigranteve dhe studionte ne biblotekat kishtare rrotul Lindstrom. Marre ashtu si dhe fotot e tjera te keti posti nga
http://www.christers.se/).
Vizita ne gjurmet e
Moberg dhe emigranteve suedeze me coi edhe ne
Taylor Falls si dhe ne
Chisago. Chisago ishte fillimisht nje fshath me vetem gjashte banesa kur kolonizatoret e pare suedeze mberriten ne fillim te 1850. Ne 1854 u ndertua kisha e Chisago Lake Church ne varrezat e te ciles pothuaj te gjithe guret bartin emra me orgjine suedeze.
Pak me tej ne
Scandia gjendet edhe Muzeumi i
Gammelgarden (fshati i vjeter) qe perbehet nga gjashte ndertesa druri te periudhes 1850-1860, nder te tjera njesine e pare mjekesore, banesen e priftit si dhe disa banesa emigrantesh. Njera nga ndertesat perdoret tanime si muze shkollor sepse ne te mesonin shkrim dhe katekeze femijet e emigranteve.

Nga gjerat me imponuese qe pashe gjate vizites ishte ndertesa qe shikoni ne foto dhe qe ndodhet ne
Minneapolis. Per nje moment me beri te deshiroja qe shqiptaret te kishin te njejtin dedikim ndaj ruajtjes se historise se tyre sa kemi dedikim dhe nerv te merremi me politike apo te diskutojme njerin apo tjetrin politikan sharlatan e kokegdhe.
Ndertesa eshte per momentin qendra e
Institu
tit Suedezo Amerikan dhe eshte dhuruar nga nje djale qe emigroi ne Amerike si femije i varfer 8 vjecar, korri sukses pas suksesi si gazetar dhe njeri i shtypit dhe ndertoi nje banese historike qe nder te tjera permban 11 vatra te dekoruara me pllaka porcelani ( si ne foto), piktura, gdhendje druri, tavane te varura viktoriane e detaje pa fund si dhe nje dyqan me ornamente, libra, kostume kombetare etj. etj.
Ne te njejten ndertese mund te soditej mozaiku i meposhtem i bere prej qelqi te ngjyrosur qe paraqet renien e
Gotland orgjinali i se ciles ndodhet ne
Visby.

Po ashtu ne ambjentet e institutit mbahen shpesh shfaqje, ekspoze, kokteje si dhe festohen tradicionalisht festa suedeze si Midsommar, krishtlindjet, Lucia etj. Keto dite ne muze ekzpozohen nder te tjera edhe skicat e piktorit te njohur suedez
Anders Zorn ne nje ekspozite te titulluar "Nga fshataret deri ne presidentet" sepse Zorn gjate jetes se tij ka pikturuar pervec shume njerezve te zakonshem edhe tre nga persidentet amerikane.
Fola gjate per udhetimin ne gjurmen e emigranteve suedeze. Por mund te kisha folur edhe me gjate sepse ishte vertet interesante te ndiqje gjurmet e njerezve qe e kane dokumentuar udhetimin e tyre, qe krenohen me ate qe kane arritur si ne vendin nga vijne ashtu dhe aty ku ndodhen tani. Qe jo vetem nuk e harrojne prejardhjen por bejne gjithcka per ta kujtuar dhe mbajtur gjalle ate qe i ben te ndryshem nga te tjeret qe nga emertimi i vendeve si
Mora apo
Lindstom deri tek librat e shkruara ne anglisht per te percjelle tek brezat e lindur ne amerike festat tradicionale suedeze si
Midsommar apo
Lucia.