You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !
Showing posts with label aktuale. Show all posts
Showing posts with label aktuale. Show all posts

15 March 2015

Teori jo konspirative

Nganjëherë na duhet të marrim vendime e të bëjmë përzgjedhje problemesh të ndryshme. Mënyra më e lehtë për këtë është tabela plus minus ku në njërën anë vendosen gjërat pozitive e në tjetrën ato negative. Nëse e bëjmë analizën realisht, krahu me mbipeshë numrash sado kundër intuitës të jetë tregon zgjedhjen që duhet të bëjmë.

Një tjetër metodikë për zgjidhje cilësore problemesh është pjesë e modelit  të njohur si modeli Toyota ose LEAN.
Në LEAN gjithçka orientohet drejt përmirësimit të përhershëm e të vazhdueshëm të proceseve (qoftë procese prodhimi si ne rastet e makinave por edhe në proceset njerëzore etj). Metodika LEAN ka shumë struktura ndihmëse por një nga ato më thelbësoret në përballjen me një problem është struktura më "5 përse".

Shembulli: 
Problemi i dukshëm: T'u vu gjobë se po ecje me shpejtësi. (problem)
PSE ? - Se ishe vonë për punë . (Pse-ja nr 1)
PSE ? - Se të  zuri gjumi. (Pse-ja nr 2)
PSE ? - Se nuk ra zilja. (Pse-ja nr 3)
PSE ? -  Se kishte mbaruar bateria (Pse-ja nr 4 )
PSE?  - Se kishe harruar ta ndërroje. (PSE-JA nr 5 = një shkak thelbësor )
Zgjidhja në rastin e marrë për shembull, apo masa parandaluese (procesi që eviton përsëritjen) është blerja e baterive apo krijimi i rutinës për ndërrim baterish me intervale të paracaktuara.

Natyrisht mund të shtrohen edhe pse nr 6, nr 7 e më tej. Por në përgjithësi pas pse-së nr 5 i jemi afruar bollshëm shkakut kryesor për të patur mundësi të veprojmë e t'i japim zgjidhje reale problemit.

Çelësi kyç në përdorimin e metodikës është që analiza të fokusohet dhe të përpiqet të ndjekë lidhjen shkak-efekt pa kapërcyer disa hallka arsyetimi njëherësh dhe duke parë përtej shtresave vetëjustifikuese.

Siç vihet re edhe në shembullin më sipër PSE-ja e pestë sjell në vëmendje një proces të gabuar apo të munguar veprimi ose një sjellje që mund të ndryshohet/përmirësohet. Kjo lidhje është një nga indikatorët që vërteton se i jemi afruar mjaftueshëm thelbit të problemit.

Një nga gjërat që duhen mbajtur mend sa herë që aplikojmë metodën me 5 Pse është fakti që "fajet nuk i kanë njerëzit pjesëmarrës por proceset (ndoshta të munguara) dhe mangësitë në to". Prandaj nëse sugjerimet për parandalimin e përsëritjes përmbajnë përgjigje të tipit "po të kishte më shumë kohë në dispozicion, më shumë para, më shumë njerëz etj" ato, edhe pse të vërteta nuk janë zgjidhje (mund të jenë zgjidhje ose lehtësues momentalë) të përsëritshme.

Sepse normalisht çdo zgjidhje duhet të paraprihet nga një analizë historike e një përmirësim të ardhshëm ashtu siç  shprehet bukur në shqip
"Të bëhesha edhe njëherë nuse pa e di unë si nusëroj!"

14 March 2015

Përgjithësisht për emigracionin në Suedi (1)

Kuptoj se në Shqipëri e Kosovë ka një florë informacioni për emigracionin ne Suedi. Ca janë të dhëna korrekte e të tjera jo. Pjesë të informacionit ndoshta lihen pa u permendur kastile. Një pjesë zbukurohet apo harrohet në ri tregim e përsëritje. Qoftë për mundësitë kërkesat kushtet, rezultatet  etj etj.

Duke mos marrë përsipër të sqaroj apo shpjegoj gjithçka sepse vendimet e përzgjedhjet ashtu si dhe mundësitë apo rezultatet e mundimeve e përpjekjeve janë individuale do të doja t'i dedikoj disa postime fakteve të emigracionit ashtu siç gjenden në të dhënat zyrtare apo mediatike.

Në postin e parë do të them diçka për azilkërkuesit por duke paralajmëruar se në 2013 (vit për të cilin e gjeta me lehtësisht shifrën) 1 156 shqiptarë dhe 1 209 kosovare kërkuan azil në Suedi. Nuk e di saktësisht  sa prej tyre morën të drejtën e azilit por po të gjykoj nga artikujt në media për grevën e urisë nga persona të emigruar për gjakmarrje  në tetor 2014 (për të cilën do të flas herë tjetër) si dhe rastin e fëmijës 3 vjeçar nga Kosova që për shkak të sëmundjes nuk mund të transferohej e prapëseprapë ju refuzua aplikimi probabiliteti është shumë i vogël.

Ndërkohë procesi i aplikimit për azil (më tepër detaje për formatin e aplikimit herë tjetër) është i zgjatur, (deri disa vjeçar) depresionues dhe demotivues  (për të thënë më të paktën).  I takon azilkërkuesit të vërtetojë nevojën për mbrojtje dhe rrezikun që i kanoset e që e shtyn të kërkojë leje qëndrimi në Suedi.

Azilkërkuesi  pasi ka bërë kërkesën dhe deri sa të marrë lejen e punësimit e të qëndrimit nuk ka të drejtë të punësohet dhe banon në një banesë të marrë më qera nga Enti i emigracionit së bashku me aplikues të tjerë. Banesat kanë qenë të paracaktuara por dyndja e viteve të fundit ka krijuar probleme. (Edhe për  këtë linjë shpresoj të  shtjelloj më tepër me vonë por banesat gjenden nga qytetet më  qendrorë e deri në fshatrat më të humbura ish kazerma ushtrie hotele të falimentuara etj etj)

Por për tu rikthyer tek ajo që në fakt doja të shpjegoja te ky post. Diçka që është relativisht pozitive në mes problemeve dhe vështirësive. Ana financiare e mbijetesës së azilkërkuesit.
 
Një person që ka aplikuar për azil në Suedi dhe nuk ka mundësi të financojë qëndrimin këtu merr këto pagesa ditore derisa të merret vendim për kërkesën e tij.

Nëse banon në një nga banesat e dhëna nga Enti i Emigracionit ku jepet edhe ushqim (kr= korona suedeze ose ndryshe SEK. 9 kr afërsisht 1 euro)

24 kr/ditë  për të rritur
19 kr/ditë për të rritur që bashkëjetojnë
12 kr/ditë për femijë deri 17 vjeç (Nëse janë më shumë se tre fëmijë përgjysmohet vlera nga fëmija i tretë e sipër)

Nëse aplikuesi banon vetë dmth kujdeset vetë për ushqim etj pagesat janë:

71 kr/ditë për të rriturit
61 kr/ditë për të rritur që bashkëjetojnë
37 kr/ditë për fëmijët deri 3 vjeç
43 kr/ditë për fëmijët 4–10 vjeç
50 kr/ditë për fëmijë 11–17 år (nga fëmija i tretë e sipër përgjysmohet vlera)
Përveç ushqimit pagesa ditore duhet të përdoret për rroba këpucë medikamente dhe vizita mjekesore dentist artikuj higjene dhe të përdorimit të përditshëm  si dhe për aktivitete të kohës së lirë (kafe cigare etj etj).

Shifrat më sipër vijnë nga Enti i emigracionit si dhe nga Migrationsinfo
http://www.migrationsinfo.se/fragor-och-svar/hur-mycket-pengar-fr-flyktingar/

07 October 2014

Sekreti i marrëdhënieve të gjata e të lumtura

1. Përqafohu
Studimet tregojnë se katër minutat e para të ardhjes në shtëpi i japin tonin ndjesive që do të shoqërojnë gjithë mbrëmjen.  Nëse kthehesh i/e pari/para në shtëpi ndërpre atë që je duke kryer kur partneri vjen në shtëpi dhe dhuroi një përqafim.  ”Një përqafim, qoftë edhe vetëm për 10 sekonda, rrit nivelin e hormonit oxytocin në tru dhe që rrit ndjesinë e përkatësisë e të qënit së bashku," sipas terapistit Bob Taibbi për Goodhousekeeping.com.

2. Ji mirënjohës
Mos harro që herë pas here të kujtosh se çfarë të tërhoqi tek partneri dhe përse u dashurove me të. Vlerësoi anët pozitive të partnerit tënd dhe tregohu mirënjohës sa herë të jepet mundësia.  Mos harro të falenderosh dhe të japësh komplimente për gatimin apo gjithçka tjetër që partneri bën për ty.

3. Qesh
Duket e natyrshme por vërtetohet edhe nga shkenca. Studime të bëra në universitetin e Denverit tregojnë se çiftet që bëjnë aktivitete të këndshme së bashku bashkëjetojnë më gjatë.  ”Sa më shumë të investosh në një miqësi dhe në aktivitete të përbashkëta që ju japin kënaqësi aq më të lumtur do ta bëni marrëdhënien tuaj." i tha Howard Markman, një nga studiuesit Goodhousekeeping.com.

4. Fli zhveshur
Një studim i ri tregon se mënyra më e mirë për të qëndruar gjatë së bashku është pikërisht të flini zhveshur. Studimi tregon edhe se sjellja në dhomën e gjumit ndikon mjaft. Gjysma e të anketuarve inatosen kur partneri ha në shtrat, 59 % urren teshat e hedhura përtokë dhe 23% urren kur partneri fle me çorape.

5. Puthe
Një studim vëzhgoi çifte që kanë bashkëjetuar gjatë dhe ende janë të lumtura. Studimi tregoi se me shumë se seksi ishte frekuenca e puthjeve ajo qe kishte një lidhje me një marrëdhënie të sigurtë e stabile. Janë të shumta raportet që tregojnë se niveli i oxytocinës rritet dhe kjo lejon që nivelet e stresit të ulen natyrshëm. Edhe endorfinat, substancat që na bëjnë të ndihemi mirë, rriten dhe shkëmbimi i puthjes në buzë bën që të rritet dopamina- gjë që na jep atë ndjenjën e romantikës.

6. Shihe ndryshimin
Kur njeriu bashkëjeton gjatë ndodh që nuk e "sheh" më partnerin. Atëherë zhduket edhe tërheqja. Pasioni do dedikim. ”Tjetri nuk rri i pandryshuar vetëm sepse ti nuk e vë më re ndryshimin”, thotë psikologia e Harvard Ellen Langer për Psychology Today. Vëreje partnerin dhe numuro pesë ndryshime.

7. Grindu
Është jo vetëm e paevitueshme por madje faktikisht e domosdoshme të grindesh. Një studim i botuar në American Psychologist marrëdhëniet ndihmohen, në aspektin afatgjatë, nëse i diskuton sjelljet që nuk i pëlqen tek partneri dhe madje edhe inatosesh. Nëse inati është aq i madh sa nuk mund te flasësh (ose rrezikon t'i thyesh të tëra 😂 ), atëherë është më mirë të shkruash një mail ose letër, sugjeron Karen Elizaga, këshilltare jetese dhe shkrimtare.  Ji konstruktiv në kritikë, trego pse inatosesh dhe sugjero një zgjidhje. Mos harro t'i rikujtosh partnerit se e do dhe kritika ka për qëllim përmirësimin e situatës për të dy.

8. Shkollim dhe burrë më i madh në moshë
Një studim i ri i bërë në Zvicër tregon se çiftet që bashkëjetojnë më gjatë kanë të përbashkët, përveç mungesës së divorcit më parë, të dhe faktin që gruaja është të paktën 5 vjet më e re se burri. Faktori që jepte ndryshimin më të madh ishte gjithsesi shkollimi. Nëse gruaja kishte më shumë shkollë së burri atëherë çifti kishte 8 herë më shumë shans të vazhdojë të jetë bashkë.

9. Fol hapur
Flisni për gjithçka.  Që nga diskutimet e të ngrënit te problemet e punës të fantazitë seksuale. Përditshmëria ka një efekt negativ në marrëdhënie gjë që dihet. Një mënyrë për ta evituar atë është të diskutosh fantazinë.  ”Çdo gjë ka të bëjë me besimin që ke te partneri dhe guximin për të treguar hapur edhe për situata ku mund të ndihesh i brishtë e i pambrojtur. Besim që reciprokohet pa të qeshura e nënvlerësim nga tjetri", thotë Charles Orlando, që shkruan për marrëdhëniet në çift, për Goodhousekeeping.com.

10. Qetësohu
Të gjithë kemi nevojë për shplodhje e karrikim baterish.  Merr leje, ndrysho rutinën, bë diçka ndryshe vetëm ose së bashku. Energji e re dhe perspektiva të reja sjellin frymëzim. Është e rëndësishme të qetësohesh nga pak çdo ditë, 5-10 minuta MINDFULNESS (ndërgjegjësimi) ku reflekton për veten dhe vendin ku je aty ku je mjaftojnë.

11. Shih gjërat pozitive
Jeta është plot surpriza.  Jo vetëm pozitive.  Të tej analizosh gjërat e këqija nuk të çon në asnjë vend pozitiv.  Ata që shohin mësimet në gjithçka negative që ndodh ndihen më mirë në skemën afatgjatë të jetës.

PS: Nëse nuk ju del llogaria mos e vrisni mëndjen. Disa marrëdhënie mbijetojnë e të tjera jo. Pavarësisht nga prania apo mungesa e dashurisë.  Disa mbijetojnë megjithëse do kishte qenë më mirë të mos e bënin. Ca për hir të zakonit, fëmijëve, ekonomisë apo gjithfarë gjërash banale. Por sipas shkencëtarëve të cituar më sipër gjërat e mira mund të bëhen pak më të mira pak më gjatë me pak më tepër punë (ose shumë më tepër qejf). 😀😆

Që të mos i hamë hakun informacioni më lart vjen nga  http://www.expressen.se/halsoliv/sex--rel ationer/hemligheten-bakom-en-lang-lycklig-relation/

05 October 2014

Nostalgji kunderproduktive...



Fotoja eshte nje lajmerim ne nje gazete. Teksti lexon si me poshte:

"Kerkoj nje burre me mbiemrin Kristensen emri nuk me kujtohet, me orgjine nga Alborg. Je 75+ vjec. Punove ne Suedi veren dhe vjeshten 63 ne Lidköping dhe Uppsala. Me mban mend mua Ann-Marie (Millan). U takuam shume here ne Lidköping. E mbajtem kontaktin permes mikeshes sime Ruth Ört sepse une nuk isha e lire.
Te kam menduar keto 50 vjet, kam pyetur c'ndodhi ne jeten tende, shpresoj te kesh qene i lumtur. Nese jeton ende dhe e sheh kete njoftim kontakto gazeten, ata kane adresen time." 


Lajmerimi perhapet faqeve te Facebookut si imazh romatizmi, shprese dhe prove e mbijeteses se dashurise. Natyrisht.

Mua nderkohe ky njoftim me ben te reflektoj. Per ikshmerine e shpreses. Per brishtesine e ndjenjav
e. Per njerezit qe detyrimisht dhe pakthimshmerisht zgjedhin te sigurten para te paditures dhe jetojne 50+ vjete me koken pas sepse kur e paten mundesine nuk guxuan. Sepse nuk i besuan vetes e as dashurise se tyre. E aq me pak tjetrit. Mundesite merren ose harrohen. E nese s'jane atje krijohen. Te jetosh gjithe jeten me "ne se.." do te thote te jetosh pergjysem.

Nuk e di c'i ndau, e as c'i bashkoi, Kristensenin dhe Millen. Di qe te pakten njeri prej tyre ka jetuar me koken pas e ajo nuk eshte jete. Jeta nuk mund te jete nostalgji. Kujtimet jane nje gje. Jeta dicka tjeter. Mund te jete absurde po ne ate absurditet ka vend per jete te kitheta qe papritur behen paralele.

Nese eshte e mundur...ajo qe deshiron.. eshte e bere.
Ne qofte e pamundur...ne e deshiron...do te behet.

E rendesishme eshte qe rrathe koncentrike te deshires, jetes, realizimeve te kene pikenisje veten dhe limit qiellin.



30 August 2014

Rregulla per prinder e femije (1)

Ky postim behet per te shuajtur kuriozitetin tuaj (nese jeni kurioze per rregullat dhe zgjidhjet praktike ne Suedi) si per te permbledhur shpjegime per disa gjera per te cilat me behen shpesh pyetje. Suedia eshte vend i perparuar persa i perket ndihmes sociale dhe kompensimeve te ndryshme. Nder te tjera kompensimi per prinderit eshte mjaft i mire (vlera minimale arrin per 2014 ne 180 SEK/dita (afersisht 19 euro). Per cdo femije qe lind prinderit perfitojne 480 dite leje prindi qe mund ti disponojne deri sa femija te mbushi moshen 8 vjecare (12 vjec sipas rregullave ne varesi te vitit te lindjes). Pervec ketyre diteve 10 dite jane vecanerisht per babain dhe mund te merren deri sa femija te mbushi 60 dite. 480 ditet mund te disponohen si te duan prinderit (shteti nxit ndarjen e barabarte dhe paguan 50 SEK shtese ne dite per prind( 5 euro)nese prindi qe ka te ardhurat me te mira merr dite leje. Shume familje i ndajne keto dite ne menyre qe femija dhe prinderit te mund te rrijne ne shtepi sa me gjate. Ideja kryesore eshte qe sa me shume femija te rrije me prinderit aq me shume avantazhe do te kete me vone. Sa me shume te evitohet ndenja ne ambjentet e "stresuara" me shume femije te kopeshteve aq me mire per femijet. Cerdhe nuk ekzistojne dhe mosha me e heret ne te cilen femija mund te nisi kopeshtin eshte mosha 1 vjecare. Zakonisht jane 3 edukatore per nje grupp me 13-21 femije( ne varesi te moshes se femijeve). Maksimumi i orarit te kopeshtit eshte e barabarte me orarin e punes se prindit plus rrugen per/nga puna e kthim. Shumica e femijeve jane ne kopesht 6 ore sepse suedezet besojne ne attachment parenting dhe perkujdesjen e vete prinderve per kultivimin e femijes. Cdo komune (bashki) ka rregullore te vetat per administrimin e kopeshteve dhe te shkollave. Fisi, familja etj nuk ndihmojne ne mbajtjen e femijeve ne ndonje menyre te vecante sepse zakonisht ata jane akoma ne marredhenie pune ose merren me hobby dhe aktivitete te tjera (mosha e pensionit eshte 65 vjec me disa perjashtime per dalje ne pension me marreveshje nga mosha 61 vjecare).Nese prinderit jane te papune, te semure, studiojne apo jane me leje prindi me femijen nr 2 etj femija i pare mund te jete ne kopesht maximalisht 15 ore (ne shumicen e komunave). Nese prindi eshte me leje (pushime) femija nuk mund te jete ne kopesht. Sistemi me dado etj nuk ekziston (me perjashtim te rasteve te vecanta si psh princesha Estelle etj. Mundesia per te marre au pair ekziston por kompensimi eshte shpesh here i paperballueshem ne krahasim me ndihmen e paket qe mund te ofrohet (mazimalisht 15 ore pune dhe duhet te ofrohet rroge e pranueshme ushqim ndihme per studimet sigurime etj). Ndermarrjet qe ofrojne ndihme me pastrim etj kane filluar te ofrojne edhe ndihme per detyrat apo edhe per mbajtjen e femijeve megjithate praktikisht vetem nje perqindje e vogel e njerezve e shfrytezojne kete mundesi. Kjo sepse kostoja eshte relativisht e madhe per aresye te orareve te papershtatshme dhe sigurimeve e pagesave shtese te lidhura me to (cmime nga 250-400 SEK/ora dmth 25-40 euro/ora hyjne tek tarifat normale). Shpresoj te mund t'i rikthehem temes me vone me me shume plotesime e detaje. Per lejen e prindit dhe kompensime te tjera per kete mund te lexoni ne shqip (mgjse jo plotesisht korrekt) informacionin zyrtar nga agjensia e sigurimeve shoqerore Försäkringskassan http://www.forsakringskassan.se/sprak/shqip/foralder_shqip Vecanerisht per pagesen prinderore (po ne shqip) http://www.forsakringskassan.se/wps/wcm/connect/7e87839a-f62c-4eef-a408-16660cbef131/F%C3%B6r%C3%A4ldrapenning_FK_4070+Fa_sq.pdf?MOD=AJPERES Pergjithesisht per sistemin e kujdesit ndaj femijeve (kopesht, parashkolle shkolle) mund te lexoni ketu (ne suedisht)http://www.barnomsorgsguiden.se/empty_27.html

31 August 2012

Shkurt si per nxemje...prape emrat shqiptare

Vera po iken dhe me te erdhem dhe ikem edhe ne emigrantet ne Shqiperi.
Trafiku u qetesua pakez ne u cmallem, po pakez, dhe u kthyem te "mihim" ne te perditshmen qe vazhdon.
Kete here vizita ne Shqiperi me rikujtoi nje teme qe e kam shume per zemer. Ate te emrave.
Emrat m'i kujtoji vecanerisht nje publikim i ALUIZNI (Agjensise se Legalizimit Urban te Zonave informale).
Ne te publikoheshin emrat e perfituesve nga legalizmit qe ende nuk kishin paguar per keto.
Gjithsesi ajo qe me ra ne sy mua ishin Emrat.
Duke lexuar emrin mua m'u krijua nje ide (e qarte mgjse totalisht e paprovuar) se mund te kuptoje fare mire moshen e perfituesit, parapelqimin fetar te prinderve, zonen e lindjes dhe te rritjes, qarkun e zhvendosjes (kjo duke pare qarkun ku behej legalizimi kuptohet).
Pak a shume keshtu vajten mendimet e mia:
Shembujt jane te shpikur e jo te marre nga lista te cilen per pertese nuk e ruajta megjitse do te kishte perbere nje ekzemplar te shkelqyer reference.

Rrahman Bajram Rrapushi - legalizonte nje prone ne Korce. Sipas meje personi eshte 50+ vjec bir partizanesh e ne Polici do kete punuar s'ka tjeter.
Eual Kasem Zaganjori - legalizonte nje prone ne qarkun e Durresit. Sipas meje eshte 28 vjec bir studiuesi i kthyer biznesmen.

Kaq per tani se thashe do i bie shkurt.
Me vone do ju defteris pse shprehja "Policia ben me dije se..."  me acaron nervat.


09 October 2008

Pse muzike nga Wendy McNeill ne postin paraardhes

Heren e fundit qe shkrova ne blog e kalova lehtshem duke vene linkun e nje videoje. kete e bera sepse nuk e ndieja veten te afte te "raportoja" per koncertin nje oresh qe pashe te premten e shkuar.

Behej fjale per nje iniciative te shtepise se kultures (E quajne vertet shtepia e kultures).
Per nje cmim shume te pranueshem (madje te ulet) mund te shohesh nje koncert nje oresh gjate orarit te drekes ne te njejten kohe qe shijon dreken ne nje nga sallat e shfaqjeve te shtepise se kultures. Salla eshte kompletuar me tryeza ngrenie dhe stola ne vend te karrigeve te auditorit qe zhvendosen automatikisht. Menyja eshte zakonisht ne forme bufeje (ha sa te ngopesh) me disa sallata, patate te pjekura ne furre, oriz, makarona dhe mish ose peshk.Dreka pasohet nga kafe dhe embelsire (of course). Ideja eshte qe gjate drekes te jepet mundesia te njihesh me nje forme te re shprehjeje (muzikore kryesisht) dhe te zgjerosh horizontin duke u prezantuar shkurt me dicka te cilen ne nje rast tjeter nuk do ta kishe shijuar.

Artistet zakonisht japin edhe dy ose me shume koncerte te gjata po ate dite ose javet ne vazhdim dhe perfitojne nga dreka per te promovuar materialin e zotesine e tyre.




Te premten e kaluar ishte radha e Wendy McNeill. Nje kanadeze qe jeton ne Suedi, Wendy ajo percjell nje ndjesi vetmie teatrore me muziken e saj. Si nje rrefimtare perrallash ajo pershkruan kafshe e njerez surreale dhe ngjarje e ndjesi reale. Muzika eshte dramatike dhe melankolike. Perdorimi i fizarmonikes qe ne e shoqerojme me se shumti me festa dhe gezim e ben edhe me dramatike shfaqjen.

18 June 2008

BIG BROTHER - te lexon

Para dy oresh u miratua ne parlamentin suedez njeri nga ligjet me te kritikuara te momentit.
Ligji i jep te drejte Institutit te Mbrojtjes se Radios- Försvarets radioanstalt (FRA) - Swedish National Defence Radio Establishment- qe pergjigjet per pergjimin dhe analizen e transmetimeve, identifikimin e kercenimeve te jashtme, sigurimin e sistemeve informatike te shtetit dhe te agjensive shteterore, ndihmon ushtrine suedeze me materiale ne rast lufte informatike, analizon sisteme kryptimi dhe dekryptimi per perdorimin e qeverise dhe ushtrise suedeze, te grumbulloje, perpunoje e analizoje te gjitha materialet elektronike, zanore, radiofonike, telefonike qe kalojne kufijte e Suedise.

Ne nje vend ku integriteti personal eshte pothuaj i shenjte ku histeria e ndjekjes dhe pergjimit te personave me prirje politike te majta krijoi skandale si afera IB (Byroja sekrete informative puna pergjuese dhe ndjekese e se ciles u zbulua nga gazetari dhe me vone shkrimtari Jan Guillou) nje ligj si ky qe u miratua sot eshte kthim mbrapa. Krahasimet e fundit ne forume interneti e vene Suedine ne paralel me shtete si Kina dhe Turqia.

Ligji i jep institutit te mbrojtjes per detyre te pergjoje te gjitha komunikimet me "kabell" qe kalon kufijte e Suedise.

Me ndertimin e sotem te internetit pothuaj cdo lloj komunikacioni, edhe ai qe e ka si pikenisjen ashtu edhe pikemberritjen brenda Suedise, kalon pertej kufirit gjeografik te vendit. Gje qe e fut kete informacion brenda fushes se pergjimit te Institutit. E-maile, chat, sms, transmetime ne web, biseda me telefon fiks apo celular, gjithcka do te analizohet.

Per pergjimin, sipas ligjit te ri, nuk eshte e nevojshme asnje vendim gjykate. Madje madje nuk ka nevoje qe te ekzistoje ndonje dyshim per veprimtari te jashteligjshme.

Qeverise dhe departamenteve apo enteve te ndryshme shteterore nepermjet ketij ligji u hapet rruga per te kerkuar informacion ne bazen e grumbulluar nga Insituti i Mbrojtjes.

Nje nga sigurite e deritanishme (nje gazetar nuk eshe i detyruar t'i tregoje nga i ka marre te dhenat dhe cdokush ka te drejte ti jape informacion medias) shnderrohet ne fjale boshe sepse cdo kontakt me media mund te pergjohet.

Qellimi i ligjit eshte te mbroje shtetin dhe qytetaret suedeze nga "kercenimet e jashtme"qe nuk mund te parashikohen (lexo terrorizmi). Ne te vertete ky ligj kercenon nje shoqeri te hapur dhe te lire.

Per momentin nuk kam nerva te pranoj se ligji ka disa ane te mira- me karrema te vogla mund te kapen peshq te medhenj- sepse ndryshimet e kerkuara nga shume parlamentare nuk u bene- gje qe per mua nenkupton qe me rrjeta te stermedha do kapen peshq te vegjel qe ose do mbyten ose do rihidhen ne det te demtuar- dhe ne vend qe ligji te nisej per rishqyrtim ai u miratua.

Di gjithashtu qe ekziston mundesia per ta vazhduar ta ruaj "integritetin" edhe ne internet fale programeve si skype apo e-mailave te koduara. Por, nej gje e tille kerkon qe te ndryshoj une ne vend qe te ndryshohet ligji per te akomoduar integritetin tim apo te personave si une.


13 April 2008

Rekomandime "biznesi"...

7 pikat e prezantuara me poshte i lexova ne nje artikull per Bernardo Provenzano, bosin mafioz palermitan qe shnderroi nje mafie ne krize ne nje biznes te fuqishem e fitimprures. Qe mafia eshte e dhunshme dhe shkatteron mijera jete njerezish eshte nje fakt qe anashkalohet kur behet fjale per t'u bere "homazh" aftesive te "biznesmeneve" si Provenzano.

Madje madje arrihet ne ekstreme te tilla sa gazeta si "The guardian" konstatojne, pasi lexojne jeteshkrimin e Provenzanos "Boss of Bosses- Si e shpetoi mafien Bernardo Provenzano" shkruar nga John Murray, se si biznesmen, Provenzano ka patur sukses ne pothuaj gjithcka dhe po te kishte qene pergjegjes per biznese te ligjshme do te kishte qene akoma me i njohur dhe i sukseshem. (???)

7 rregullat e biznesit qe Bernardo Provenzano perdori dhe qe ndahen "pa kushtezim" nepermjet librit te tij jane:

Numri 1:

”Shfaqu perpara mediave kur te pershtatet”

Ne situatat e reklames dhe paraqitjes per shtyp mafia ka patur vite te sukseshme. Ne momente te caktuara ka qene e dukshme ne media per t'u zhdukur menjehere me pas. Gje qe ne disa raste eshte dukur e cuditshme, thuaj se ishte mafia ajo qe kontrollonte mediat.

Megjithate logjika eshte e thjeshte, nje biznes me probleme do te jete i "padukshem". Asnje biznes qe ka probleme nuk do qe t'i hapet nami i keq. Nerkohe qe kur je i sukseshem cdo shfaqje mediatike i jep nje shtytje pozitive biznesit tend.

Numri 2:

”Ji i mireinformuar kur negocion”

Ji i qete, i qarte, korrekt dhe konsistent ne ofertat e tua. Mos e harro ate qe te thone njerezit por as mos e beso fjale per fjale. Perpiqu te dish te verteten para se te flasesh dhe mos harro qe per te marre nje vendim te duhet informacion nga shume burime te ndryshme dhe jo vetem nga nje burim.

Numri 3:

”Ji i besueshem – dhe do te kesh njerez besnike rrotull vetes"

Provenzano u pergjigjej gjithmone letrave qe i vinin si nga ente shteterore ashtu edhe nga persona private. Qellimi qe i thjeshte dhe i paramenduar mire, mafia duhej te dukej si nje element pozitiv ne shoqeri. Nje bos qe e di c'deshiron populli, mund t'ja u jape ate ne doza te mjafstueshme sa per t'i mbajtur te kenaqur ata. Populli i pakenaqur mund te bashkohet e te ngreje krye. Dialogu ishte me i fuqishem se dhuna per t'i bindur njerezit te benin ate cka pritej. Provenzano deshironte te ishte nje "diktator zemermire".

Numri 4:

"Ki me vete Zotin”

Provenzano e shfaqi shpesh veten si nje bari i perendise, i besueshem dhe autoritar. Ne letrat e tij citohet shpesh zoti dhe shprehje me zot permendeshin gjithmone. Nder te tjera ne nje leter drejtuar Tony Blair shkruajti " ...u befte deshira e zotit".

Numri 5:

”Ji fleksibel ne politike”

Provenzano kishte kontakt te vazhdueshem me politikane qe mund te lehtesonin aferet. Kontaktet ishin te fshehta sepse po te diheshin do te demtonin si Povenzanon dhe politikanin qe po e ndihmonte per momentin.

Numri 6:

”Ndrysho”

Nese nje skandal del ne pah ne nje biznes atehere gjithcka ne te ardhmen e biznesit varet nga mundesia per ndryshim. Provenzano beri pikerisht kete. pas nje periudhe kur mafia njihej vetem si organizate vrasesish te paguar imazhi u shnderrua dhe provenzano vete dukej si shenjtor.

Numri 7:

”Ji i mefshet”

Provenzano pati sukses dhe kaloi nga te qenit kriminel i paguar ne nje strateg, biznesmen dhe drejtues i zoti. Megjithate askush nuk mund te thoshte nese ai ishte nje gjeni apo idiot. Ai shkruante me shume gabime gje qe disa e permendin si nje strategji te tijen per te zgjuar dhimbshuri tek lexuesit dhe per ta treguar ate si nje njeri "te popullit".

Te qenurit "i ndrojtur" i hapi goxha mundesi Provenzanos. Ne nje leter shkroi ”Me kerkojne te vendos se c'do te bejne. Po kush jam une qe t'u them njerezve si te sillen ? Une nuk mund te urdheroj njeri. Edhe vete jam ne pritje te dikujt qe te me jape urdhera dhe te me thote si te veproj.”

-----------

Keshtu pra. Rregullat i dini. biznesi mbase ju mungon po po t'ju hapen rruget...do te dini si te ndiqni shembuj biznesmenesh te ndritur si ky me lart.

Fundjave te mbare!

04 March 2008

Suedia njeh me ne fund zyrtarisht KOSOVEN!

Ja dhe nje lajm i vonuar por gjithesesi pozitiv.
Sipas agjensise se lajmeve TT se ciles i referohet dhe gazeta Aftonbladet, Suedia njohu sot pavaresine e Kosoves.
-----------------------------------------------------------------
Ja dhe lajmi ne shqip:
Kryeministri i Suedise Fredrik Reinfeldt njoftoi shtypin pas nje mbledhjeje te bordit drejtues ne ministrine e jashtme suedeze se Suedia njeh zyrtarisht pavaresine e Kosoves.

Sipas kryeministrit Reinfeldt dhe ministrit te puneve te jashtme Bildt, vendimi i marre nga qeveria suedeze nuk ka qene pa probleme. Ata e konsiderojne ceshtjen e pavaresise se Kosoves si nje ceshtje qe juridikisht i takon zones "gri" pra te padefinuar te te drejtave per vetevendosje kombetare.

Nje aresye qe nenvizohet nga kryeministri Reinfeldt si shtyse per mbeshtetjen qe jep Suedia per pavaresine e Kosoves, eshte fakti se qe nga fillimet e viteve 1990 Kosova ka qene nen protektoratin e Kombeve te Bashkuara dhe jo pjese me te drejta veteadministrimi nen qeverisjen e shtetit serb.

– Megjithate- thote kryeministri Reinfeldt- ne jemi te ndergjegjshem qe ceshtja e pavaresise se Kosoves ndan ne grupe pro dhe kundra anetaret e Kombeve te Bashkuara dhe te komunitetit Europian .

Serbia refuzon njohjen

Kosova shpalli pavaresine ne 17 shkurt te ketij viti. Serbia e sheh Kosoven si pjese te veten territoriale dhe refuzon pa asnje kompromis veteshpalljen e pavaresise se Kosoves. Aleati kryesor i Serbise eshte Rusia.

Mese 90 perqind e popullsise prej 2,2 miljonesh te Kosoves eshte me orgjine shqiptare. Pjesa tjeter, rreth 120 000 jane me orgjine serbe te shperndara ne enklava te vogla kryesisht ne veri te vendit.

Kontrolli nga Kombet e bashkuara

Qe pas nderhyrjes dhe bombardimit nga NATO ne 1999 qe i detyroi forcat serbe te terhiqen nga Kosova, provinca ka qene nen protektoratin e Kombeve te bashkuara. Nje mision i Komunitetit europian eshte duke u pergatitur aktualisht te marri persiper pergjegjesine per Kosoven nga Kombet e Bashkuara.

Shume shtete kane deklaruar se e pranojne pavaresine e Kosoves. Nder to SHBA, Britania e madhe, Gjermania, Franca, Danimarka, Norvegjia. Disa nga shtetet e komunitetit Europian e kane refuzuar pranimin si pershembull Spanja qe i trembet aktivizimit te separatisteve baske qe mund te marrin si shembull vetevendosjeje Kosoven.

Serbia ka terhequr ambasadoret nga te gjitha shtetet qe kane pranuar pavaresine e Kosoves.

Vendim i vonuar

Zedhenesi per ceshtjet e politikes se jashtme te partise Socialdemokrate Suedeze Urban Ahlin, thote per agjensine e lajmeve TT se ai mendon se eshte gje mjaft e mire qe Suedia me ne fund pranon pavaresine e Kosoves. Megjithate ai kritikon procesin "jo flexibel" te pranimit dhe shpreh keqardhjen qe vendimi u detyrua te zvarritej deri ne 4 mars.

– Suedia eshte nder te fundit shtete ne grupin e shteteve te EU qe e pranon pavaresine e Kosoves. C'kemi fituar nga kjo vonese ?- pyet Urban Ahlin.

29 January 2008

Dy rekomandime per diabetiket


A) Kafeja ben dem
Alarmi percillet nga expertet e qendres kerkimore te universitetit "Duke University". Duke kontrolluar efektet e sheqerit ne gjak ne te semuret me diabet te tipit 2 (diabeti i moshes/pleqerise) specialistet konstatojne se kofeina rrit sheqerin ne gjak. Mjeku James Lane qe citohet nga Reuters keshillon madje abstenim nga pirja e kafes dhe pijeve te tjera me permbajtje kofeine. Lajmerimi vjen vetem nje jave pasi studiues amerikane rekomanduan ndalimin e pirjes se kafes per grate shtatzena. Ne rastin e shtatzanise rezultati i studimeve tregoi qe 2 filxhana kafe ne dite mund te shkaktojne deshtim te barres. Nderkohe kofeine e barazvlefshme me 4 filxhana kafeje ne dite jep rritje me 8 % te sheqernave ne gjak.

B) Caji i gjelber ndihmon madje mund te parandaloje diabetin
Lajmi percillet nga agjencia e lajmeve TT. Nje nga substancat qe gjendet ne cajrat e gjelbra mund te parandaloje ose frenoje zhvillimin e diabetit. Studimi eshte bere nga profesori Åke Sjöholm prane instututit studimor "Karolinska". Studimi eshte bere me kavie dhe nese ato reagojne si njerezit mund te thuhet se paciente tek te cilet sapo eshte konstatuar diabeti i tipit 2 ose te cilet shfaqin shenjat e para te diabetit mund te mjekohen me caj te gjelber. Kerkimet do te vazhdojne per te analizuar sesi reagojne gjenet ne qelizat qe prodhojne insuline ne pankreas ndaj "mjekimit" me substancen e gjendur ne cajin e gjelber. Substanca emertohet EGCG dhe eshte nje polyfenol si dhe antioksidant. Ka efekte mbrojtese ndaj qelizes dhe gjithashtu lehteson adaptimin e niveleve te sheqerit ne gjak.

Ps: Me erdhi koha e kafes se pasdites. Per mungese caji mali ne ambjentet zyrtare po e zevendesoj me caj te gjelber menteje. Me mire te parandalosh sesa te mjekosh si thoni ;)

19 April 2007

Dije

Lexova nje shkrim rreth psikologes Petruska Clarkson. Ajo flet per vleren e te qenit i vetedijshem per kurben e te mesuarit te cilen na duhet te zoterojme kur fillojme nje pune te re, nje hoby te ri, mesojme nje gjuhe te re etj. Fazat e procesit te te mesuarit sipas saj jane:

• Mungese dijesh (kompetence) e pandergjegjshme (i padituri eshte me i lumturi-ignorance is bliss).
• Mungese dijesh (kompetence) e ndergjegjshme (dua te mesoj dicka).
• Dijeni (kompetence) e ndergjegjshme (ate qe e di e di).
• Dijeni (kompetence) e pandergjegjshme (kam harruar si e mesova dicka por megjithate e di).

Kapercimi i njeres apo disave prej ketyre fazave sjell ate qe Clarkson me delikatese e quan pseudokompetence. Me beri kurioze. Me kujtoi provime e testime kur gjerat mesoheshin papagallce per t'u harruar te nesermen e provimit.

12 March 2007

Nxitje kunder kosovareve- Perndiqet politikani

Ndaj politikanit te qytetit Burlöv, Dahn Pettersson eshte deponuar akuza e nxitjes se persekutimit ndaj grupimeve etnike. Ai rrezikon te paditet publikisht nese prokuroria i gjen te vertetuara te dhenat e padise.

Ne nje propozim te partive te aleances per keshillin bashkiak te Burlöv ne shkurt te vitit qe kaloi, politikani Pettersson shkroi " 95% e heroines hyn nepermjet Kosoves. Pa dyshim qe numri i njerezve pa banese rritet kur ne importuam kete droge nepermjet vendimit te Friggebo qe u dha 46 000 Kosovareve leje qendrimi permanente". I informuar per propozimin nga nje tjeter politikan i zones, ndihmeskomisari i policise se rajonit vendosi te deponoje akuzen e nxitjes se persekutimit ndaj grupimeve etnike.

– Nuk bera ndonje vleresim juridik pervec konstatimit se kishte aresye te mjaftueshme per te regjistruar akuzen- thote Michael Storm.

Prokurori i rajonit Mats Svensson vendosi ta hetoje ceshtjen dhe te filloje hetimin paraprak per akuzen nxitje e persekutimit ndaj grupimeve etnike.

Pettersson e mohon akuzen.
– Nuk kam asgje kunder popullit por nese ndodhen ketu duhet t'i rrine larg droges, thote ai.
Sa per te dhenen se 95% e heroines qe qarkullon ne Suedi vjen nga Kosova, Dahn Pettersson thote se ate e ka marre nga policia e qytetit Malmö.

Nderkohe Lars Bjurling, zevendesshef operative per spiunazhin kriminal prane zyres shteterore te Kriminalistikes, thote se shifra i duket teper e larte.
– Shifra qe kemi prezantuar ne eshte qe 80% e heroines qe konsumohet ne Europe vjen nga rruga ballkanike. Ndjek rruge te ndryshme, edhe nga vende te tjera pervec Kosoves, thote Bjurling.
lexuar ne gazetat Metro 20070309, Sydsvenskan 20070308