Permasa: 18,5x18,5 dhe 16x22
U perpoqa t'i regjistroj sa me te detajuara dhe korrekte por bluja e detit tek akuareli psh nuk ka dale tamam.
Typical Libra-seeking balance&perfection.
Mesazh
I dashur perfaqesues teknik!
Vitin e kaluar nderrova program nga Dashnor 5.0 ne Burre 1.0 dhe vura re nje perkeqesim te madh ne programin e luleve dhe ate te bizhuterive (programe qe funksiononin shume mire me Dashnor 5.0).
Gjithashtu Burre 1.0 hoqi nje sere programesh te vlefshme si psh, Romance 9.9 dhe instaloi vetvetiu programe te padeshiruara si Llotari 5.0 dhe Futboll 3.0.
Bisede 8.0 nuk funksionon fare dhe Pastrim_shtepie 2.6 e mbyll fare sistemin.
Kam bere perpjekje te aplikoj Grricje 5.3 per te korrigjuar problemet por nuk me ka bere pune.
Si t'ja bej hallit ?
Pershendetje
Hallemadhja
.........................................................
Pergjigje:
E nderuar Hallemadhe!
Pike se pari mba ne mendje se Dashnor 5.0 eshte nje program mirembajtje nderkohe qe Burre 1.0 eshte nje sistem operativ.
Perpiqu te perdoresh komanden C:/UNE_KUJTOJA_SE_TI_ME_DOJE_MUA dhe instalo Lote 6.2. Burre 1.0 do te aktivizoje automatikisht programet: Ndjenje_Faji 3.0 dhe Lule 7.0.
Ki parasysh se perdorim i teperuar i komandes se mesiperme mund te sjelle qe Burre 1.0 te riaktivizoje Heshtje 2.5 Zbavitje 7.0 dhe Birre 6.1. Sidomos Birre 6.1 eshte nje program shume i demshem qe krijon file te tipit Gerhitje_me_ze_te_larte.Wav :-)
Sido qe te vije puna, mos instalo ASNJEHERE programin Vjerre 1.0 dhe mos u perpiq te instalosh asnje program-Dashnor. Keto programe nuk i mbeshtet sistemi operativ Burre 1.0.
Perfundimisht, programi Burre 1.0 eshte nje program i mire, por ka kapacitet te kufizuar dhe kerkon shume kohe qe te mesoje funksione te reja. Ndoshta duhet ti blesh programe plotesuese qe te rrisesh funksionalitetin.
Personalisht rekomandoj Gjelle_te_ngrohte 3.0 dhe Te_brendshme_seksi 6.9.
Pershendetje,
Perfaqesuesi teknik.
|
Suedezet zene vendin e dyte per ankesat me te medha ne lidhje me kushtet e punes. Vendin e pare e ”zoterojne” francezet.
Nje studim i bere nga nje agjensi britanike i rendit suedezet ne vendin e dyte ne shkallen e ankimit (te njejtin vend si vete britaniket).
Studimi publikohet online nga ”The register”. Ne studim moren pjese 14 000 veta nga 23 vende te ndryshme te botes. Ankesa per rrogat e uleta ishte aresyeja kryesore e pakenaqesise. Nder ankesat e tjera ishin pamundesia per te ndikuar mbi menyren sesi organizohet vendi i punes, pazotesia e shefave dhe qe leja vjetore eshte e shkurter (ne Suedi garantohen me ligj 25 dite pune si leje ne vit. Ne disa vende pune ditet e lejes jane me te shumta 28-41 ne vit ne varesi te moshes) .
Ajo qe i le pa ”fjale” studiuesit eshte fakti se ankesat jane me te shumta ne vendet e Europes Perendimore. Taialndezet pershembull nuk e kane per zakon te ankohen, pavaresisht se kushtet e tyre te punesimit jane shume here me te keqia se ato te Europes.
Rrogat ne Tailande jane 8 here me te uleta se ne Europe dhe USA sipas Charlotte Cornish (nje nga studiueset).
Grindavecet me te medhenj jetojne ne:
Faleminderit per detyren e shtepise N.Ago.
Ja dhe pergjigjet e mia:
1. Lumturia e plotë për ju është?
- Cdo cast ne krahet e tij. Ka dicka me frymemarrjen, rrahjen e zemres se tij qe eshte teresisht qetesuese dhe lumturindjellese per mua. Nuk ekziston as bota, as puna as e perditshmja asgje tjeter
2. Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes?
Stacioni i preferuar i radios qe aktivizohet ne vend te ziles, me muzike-lajme-thashetheme etj ne programin RIXMORGON- ZOO.
3. Hera e fundit që u shkritë në të qeshur?
Para pese minutash.
4. Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është?
Toleranca. I pranoj njerzit ashtu sic jane ndaj dhe bej shume leshime.
5. Mangësia juaj kryesore?
Jam teper zemermire edhe me njerez qe nuk e meritojne kete.
6. Në cilat gabime tregoheni më tolerant?
Me gabimet e te tjereve. Errare humanum est.
7. Me cilën figurë historike, je i apasionuar?
Mbreteresha Kristina e Suedise (8.12.1626-19.04.1689), bije mbreti, protestante, mbreteroi, u be katolike, dha doreheqjen nga froni, emigroi ne France, Itali, bashkepunoi me kardinalin Mazarin per te pushtuar Napolin, jetoi ne Palazzo Farnese dhe Palazzo Corsini, shume e interesuar pas arteve te bukura etj etj etj. Shkurt nje figure shumeplaneshe.
8. Cilët janë sot, heronjtë tuaj?
Heronjte jane bere telef.
9. Udhëtimi juaj më i dashur?
Drejt se ardhmes.
10. Shkrimtarët tuaj më të dashur ?
Zola, D.H. Lawerence, Marguerite Duras.
11. Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë?
Mendjemprehtesine.
12. ...dhe tek një grua?
Idem (si me siper)
13. Kompozitori juaj i prefeuar?
Verdi (Aida) dhe Franz List (ky i fundit me teper per jeten dhe idete interesante se muziken nuk ja njoh mire).
14. Këngën që fishkëllen kur je në dush?
"True heaven is a place on earth" - Parajsa e vertete gjendet ne toke.- nga Belinda Carlisle 1988.
15. Libri me mbresëlënës?
Te gjitha librat e gazetarit, debatuesit dhe shkrimtarit Jan Guillou . Qe nga libri qe zbuloi parregullsi ne zyren shteterore te intelligjences IB (Informationsbyrån) tek librat e fantazuara per spiunin Carl Hamilton apo serine me tre libra mbi tempullarin Arn Magnusson.
16. Filmi më mbresëlënës?
Gone with the wind (Via col vento)
17. Piktori juaj me i dashur?
Piktori suedez Carl Larsson. Pikturat e tij kane nje ngrohtesi te cuditshme.
19 Ngjyra juaj e preferuar?
Ciklamin. (Magenta) dhe jeshile (si ketu ne blog).
19 Cilin quani, suksesin më të madh tuajin?
Ate qe nuk kam arritur ende.
20 .Pijet e preferuara ?
Ale " Bishops finger", dry martini, cider dardhe (vere e gazuar me e embel se shampanja). Jam gjithepirese ne fakt :P
22 Për çfarë jeni penduar më shumë?
Per "miqte" qe nuk e paten merituar miqesine time dhe qe e shperdoruan ate.
23 Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë?
Injorantet prepotente qe e quajne veten me te mire se te tjeret dhe kujtojne se dine gjithcka.
24 Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur?
Te bej plane.
25 Frika juaj më e madhe?
Nuk kam frike. Merakosem per te dashurit e zemres kur jane larg po me duket e natyrshme.
26 Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Preferoj te jap sugjerime dmth te them gjysem te verteta "white lies" sepse pavaresisht qe te gjithe duan te dine gjithcka askush nuk deshiron vertet te perballet sy me sy me te verteten. Eshte me e pranueshme t'i zbulosh vete disa gjera.
26 Cila është moto-ja juaj?
Pervec "Sapere Aude-guxo te tregosh zgjuarsi" dhe " Audentes fortuna iouvat- fati i buzeqesh guximtarit" u besoj ketyre dy shprehjeve:
All you need in this life is: ignorance and confidence. Then success is guaranteed!- Gjithe c'te duhen ne jete jane injoranca dhe vetebesimi. Atehere suksesi eshte i garantuar!" - Mark Twaine
If people talk behind your back, it only means that you are two steps ahead.- Nese njerezia flasin pas kurrizit, kjo do vetem te thote se ndodhesh dy hapa para tyre.- Jack Reno
27 Si do preferonit të vdisnit?
"Ne koke e ne grope".
28 Nëse ju ndodhte të takonit zotin, çfarë do të donit t’ju thoshte?
- Pse u ktheve kaq shpejt ?!
29 Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe?
Ne paqe.
--Kush te deshiroje mund ta marre flamurin dhe te na tregoje dicka me teper per veten.
Beauty, happiness, pleasure, success, luxury, dissipation.
The Empress is associated with Venus, the feminine planet, so it represents, beauty, charm, pleasure, luxury, and delight. You may be good at home decorating, art or anything to do with making things beautiful.
The Empress is a creator, be it creation of life, of romance, of art or business. While the Magician is the primal spark, the idea made real, and the High Priestess is the one who gives the idea a form, the Empress is the womb where it gestates and grows till it is ready to be born. This is why her symbol is Venus, goddess of beautiful things as well as love. Even so, the Empress is more Demeter, goddess of abundance, then sensual Venus. She is the giver of Earthly gifts, yet at the same time, she can, in anger withhold, as Demeter did when her daughter, Persephone, was kidnapped. In fury and grief, she kept the Earth barren till her child was returned to her.
What Tarot Card are You?
Take the Test to Find Out.