You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

28 February 2007

pergjigje ne vijim

  1. Numrat nuk kane fund. Ndaj dhe nuk eshte "emeruar" numri me i larte. Nga numrat me te medhenj qe jane emeruar jane gogol dhe gogolplex. Nje gogol eshte nje njesh me nje milione zero nga pas. Nje gogolplex eshte nje gogol me 10 gogola ne fuqi te 100. Emri Google vjen pikerisht nga numri.
  2. Nje peme kushton 60 SEK nje peme me e vogel kushton reth 20 SEK nderkohe qe pemet e parritura zakonisht hiqen para se te rriten. Nje ndermarrje perpunimit te drurit paguan reth 200 SEK per nje meter katror pyll.
  3. Te gjitha llojet e majmuneve dine not. (I vetmi perjashtim jane njerezit qe duhet ta mesojne notin).
  4. Jezusi nuk kishte mbiemer. Kjo per aresyen e vetme se m´biemri nuk perdorej ne te njejten menyre si sot. Jezusi nuk kishte as emer dytesor (sic perdoret ne shume vende). Jezus do te thote "zoti shpeton" ne hebreisht.
  5. Cmimi per te prodhuar nje kartmonedhe eshte "sekret shteteror"

27 February 2007

Ju pyesni...

...ne pergjigjemi.

Besoj se "kush nuk pyet, humbet" megjithse kjo nuk eshte nje aksiome popullore e te njejtit kaliber si "pyet shtate a tete dhe bej si di vete" dhe as si " mat shtate here dhe pri njehere" madje as si " thuame me ke rri te te them se cili je".

Nje nga manite qe kam eshte te "shpjegoj" gjerat. Disa here mania e te "shpjeguarit" arrin ne nivele kaq banale sa "it kills the mood". Ndihem mire kur mund te gjej pergjigje. Nganjehere ama nuk me pelqen pergjigja prandaj dhe pyetjet ngelen ne "ajer".

Pse po hidhem keshtu "dege me dege" do thoni ju.
Po ja..sepse sot eshte dita e pare a panairit te librave. Kjo do te thote libra pafund qe nga atlaset, fjaloret, romane, libra historike, libra per femije etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj me cmime sa 1/3 ose edhe me pak e cmimeve normale.

Libri i pare qe bleva titullohet "Guxo te pyesesh" dhe eshte permbledhje pyetjesh dhe pergjigjesh nga nje program radiofonik i radio RIX e ka si pyetje ashtu edhe pergjigje mjaft interesante.

Nga pyetjet mund te permend:
1- Cili eshte numri me i madh qe mund te numurojme ?
2- Sa kushton nje peme ?
3- A dine not majmunet ?
4- Si e ka mbiemrin Jezusi ?
5- Sa kushton prodhimi i nje kartmonedhe ?

26 February 2007

Iluzione optike..vazhdim


Per amatoret e iluzioneve optike ju rekomandoj te shihni pikturat tredimensionale ne trotuare te Julian Beever (piktor anglez).Per me teper
Vizatime trotuari

The world is not enough...

If you feel like an adrenaline junkie than there is no hope that you will ever be satisfied.-
Personally, I feel like an adrenaline junkie since neither all I have (love included) nor all I can have (neverending success stories) satisfies me right now.
I crave the world ...hmm no hold the horses ...Not even the world is enough!

In case you find this post weird and awkward it's cause I am testing the e-mail blogging "potential" (and failing miserably att posting via e-mail).

Two of my favorite quotes:
- All you need in this life is ignorance and confidence, than sucess is guaranteed. - Mark Twaine
- If people talk behind your back, it only means that you are two steps ahead.- Jack Reno

Cheerio

25 February 2007

Iluzione optike





Chick lit..feel good etc.

Thuhet se zoti punoi gjashte dite dhe pushoi te shtaten.
E megjithate perkufizimi i pushimit apo clodhjes (shpelodhjes?!) eshte i ndryshem per njerez te ndryshem. Pune pese dite (ose me pak) nje roman "roze" nga Maryan Keyes apo Jane Green (i perket fundjavave te tjera dhe nuk premton ndonje clodhje sidomos kur deshira per rilexim eshte zero), nje xhiro nga tregu ( e domosdoshme, e beshme po prape jo aq imediate dhe kohemarrese sa te mbushi gjithe fundjaven), nje film ordiner ne kinema (gje qe nuk ja vlen te behet ne fundjave kur detyrohesh te besh konkurrence me karrocat dhe vogelushet qe perfitojne nga cmimet e uleta te biletave) ose videofilm "Legjioni i Nente" per luften ruse ne Afganistan (qe rezulton ne po aq shqetesime dhe kokecarje sa nje jave e tere ordinere pune).
Dozen e nevojshme te "rehatise" po e marr me pikatore duke pare programet qe nuk kam arritur t'i ndjek gjate javes (fale Piratebay dhe transmetimeve te disa stacioneve ne internet).
Melodia e momentit vjen nga nata e mbremshme e Festivalit te kenges.
E kendshme padyshim kenga e Andreas Johnsson

24 February 2007

Forme verberie


Sipas nje studimi gjerman rreth 2% e njerezve vuajne nga verberia per tiparet njerezore. Nuk behet fjale per nje verberi figurative por per mosnjohjen e fytyrave apo Prosopagnosia (face blindness)
Sipas studimit defekti eshte i lindur dhe percillet ne menyre gjenetike. Shkaku eshte nje mutacion gjenetik. Gjysma e femijeve me prinder qe vuajne nga prosopagnosia e trashegojne ate. Percjellja eshte e njejte pavaresisht nese femija eshte mashkull apo femer.
Ne shkallen me te rende semundja shkakton mosnjohje te te afermve. Ne rastet e lehta njerezit mund te njohin reth 1000 fytyra por u duhet kohe te mesojne dallimet e tipareve dhe te mesojne te dallojne nje person nga nje tjeter.

Sugar coating

I wonder: What is the point of sugarcoating things?
If people are smart enough to read between the lines they will hate us for pointing out the fallacies in their reasoning.
If they are quite smart they will pretend they did not understand what we meant and try to vindicate themselves some other time.
If they are stupid (or dull) the point will pass by them with no inherent win or lose for anyone. Ok. maybe we will feel better for not "directly" hurting someone's feelings but not quite good enough cause the real point never made its way "across".
We have to admit (in our heart of hearts) that we are judgmental, prejudiced, biased, know-it-all-ers. We don't have to admit (albeit it's a fact) that we might (pontentially) be wrong sometimes. So instead of facing the "music" and accepting the rights as rights and the wrongs as wrongs we go along and compromise with ourselves.

We say approximately what we meant to say but we "sugarcoat" it so that we can flatter ourselves for stearing clear of the conflict that might have arousen. We pretend that the ball is in the other' s court while we still have control of the situation. Nonsense.
Yes, we have survived a clash completely unscathed.
But to what purpose ?Is it only so that we become conscentious to having bartered with our principles and given them away for nothing.

Bottomline. Let's ban the sugar coating and the compromising. They ain't worth the pain they cause if our "self" has to pay the price.

/Elais

P.S.: I know, I'm out of character since as a libra I have to be "diplomatic". Thank god for the fact that my "balance" has to be achieved so in the search for balance I am allowed to question my own motives as well as actions/reactions. Questioning good will and compromises is only the first step.
P.P.S.: You might notice the missmatch of the attached picture with the logic of my reasoning. It's actually not a missmatch. They have compromised to having a bit of what they want though not ALL they want. Furthermore, they are aware of having compromised (bartered with their own needs).

//Deinde scriptum

23 February 2007

Perseri e premte !!!

Por jo feste kete te premte.
Vetem vizita fisnore qe na lene pa pune si gjate dites si ne mbremje.
Pa pune dhe pa internet...
Po ndjej abstinence (fjala mungese nuk me duket e perdorshme ne kete rast).
Dua te bej "normen" e gjerave qe kisha "planifikuar" ne pune dhe jashte saj.
Dua te bej "normen" e verdallosjes neper blogje miqsh dhe te panjohurish.
Dua...qe dita te ishte po aq e gjate sa java dhe te nxinte me teper nga gjithcka.
Edhe nese kjo "me teper" do te ishte lodhje...Ne fund te fundit (pse themi ne fund te fundit dhe jo ne fillim te fundit apo ne fund te perfundimit apo dicka tjeter) do te ishte lodhje me produktive sesa mungesa e kohes se ciles ja veme fajin per gjithcka.

Vi syns!

22 February 2007

Syckat si ato te tuat....

Syte. Pasqyra e shpirtit. Sipas studimeve te bera dhe te raportuara nder te tjera ne gazeten METRO ekiziston njefare vertetesie ne kete thenie.
Disa studiues suedeze kane kontrolluar irisat e 428 veteve per te pare nese dallime ne to ndikojne ne personalitetin e njeriut. Syte e personave u fotografuan dhe "aplikantet" ju pergjigjen pyetjeve mbi personalitetin e tyre. Rezultatet e testit sugjerojne nje shkalle me te larte empatie dhe besimi ndaj te tjereve tek persona irisat e te cileve jane me te hapura (si ne foton ne te majte). Nje tjeter faktor qe u analizua ishte lartesia (gjeresia/trashesia ?!) e irisit.
Sipas testuesve njerezit me iris me te larte kishin tendenca te ishin me impulsive se te tjeret.
Gjithsesi studiuesit kane mbledhur mendjen dhe konstatojne se vetem vrojtimi apo dhe fotografimi i irisave nuk lejon "leximin" e personalitetit te personit.
Studime te meparshme kane konstatuar se ngjyra e syve ka njefare ndikimi ne personalitet.
Eshte arritur per shembull ne perfundimin se djemte me sy bojeqielli jane me te ndrojtur se te tjeret ne femijeri. Dallimi behej i paperfillshem ne moshat me te larta.

21 February 2007

Canta ime...

Faleminderit Eni per kete "bela" ;)
Megjithese e them sinqerisht qe canta ishte me e thjeshte sesa prezantimi i vetes.
Ja pra canta ime e dites dhe permbajtja e saj:
  1. fletore shenimesh (planesh?!?) cope 3 (hobi, pune, private)
  2. kalendar cope 1
  3. libri kriminalistik qe po lexoj keto dite "Box 21" nga Roslund Hellström
  4. Kuleta te cilen e kam dhurate nga nje vizite e sime meje ne Egjipt. Permbajtja e kuletes i bie te jete post me vete ;). Gjithsesi pervec thelpit te detyrueshem te hudhres permban: Monedha, 4 celesa si dhe nje Victorinox-mini swiss army knife, nje paracetamol (Panodil), n karta te ndryshme anetaresie, karte identiteti, dy foto jo personale, n kartevizita, 3 kartemonedha (preferoj te paguaj me karte per efekte sigurie), disa Post-It te zhubrosura dhe kuitanca blerjesh te ndryshme.
  5. Lejekalimet, kartat e identifikimit ne kompjuter etj te punes - cope 4.
  6. Telefoni celular i markes se preferuar Nokia.
  7. Rimel- Maybelline (i parafundit ishte ne fakt i markes Rimel)
  8. buzekuq (Liptreat nga Isadora me arome e shije karamelesh zana)
  9. nje ton sysh i ngurte ( i gjelbri - jo stilolapsi) nga Isadora.
  10. dy karfica flokesh
  11. tone sysh (pluhur bezhe dhe lejla) nga Lumene.
  12. Stilolapsa - cope 3 dhe portamine-1 cope
Dhe tani le ta percjellim "belane" :)
Dua te shoh canten e Tenes, canten ose xhepat e e.t. tek BBP1K dhe te N.Agos.
Ata qe s'kane blog mund fare mire ta pershkruajne permbajtjen cantore/xhepore ne koment.
Don't keep us waiting ! :)

Pyetje te rendesishme ...

Nxitojme kaq shume ne kete epoke informatike sa harrojme te kerkojme pergjigje per pyetje thelbesore. Per shembull :
  • Pse vjen pica gjithmone me shpejt sesa ambulanca ?
  • Pse porosisin njerezit dopjo hamburger med dopjo djathe me porcion te madh patatesh te skuqura dhe Coca Cola Light ?
  • Pse femrat i lyejne syte me goje hapur ?
  • Pse fjala shkurtim nuk eshte me e shkurter?
  • Pse shtypim butonin ON kur duam te fikim dicka?
  • Pse nuk ka ushqim macesh me shije miu ?
  • Pse shkruhet "tani me me shume shije" ne kanocet me ushqim per qente ?Kush e ka provuar shijen ?
  • Te gjithe kemi degjuar per "kutine e zeze" te avjonave qe i mbijeton gjithckaje. Pse nuk behen dhe aeroplanet me te njejtin material si kutia e zeze ?
  • Pse i shtypim me fort butonat e telekomandes kur e dime qe ka rene bateria?
  • Pse i lajme peshqiret e duarve kur duart i kishim te lara para se t'i fshinim ne peshqir ?
  • Pse shenimi "Mos shkel mbi bar" qendron ne mes te lulishtes ?
  • A pine kafe ne orar te punes ata qe prodhojne cajin LIPTON?
  • Nese nje fjale ne fjalor eshte gabim si e marrim vesh ?
  • Pse kane dryn dyqanet qe jane "24 ore hapur" ?
Buzagaz te kendshem ;-)

20 February 2007

Fjalor shqip-turqisht

Kete procke .....

...qe me bere Nikollaq nuk ta harroj!

M'u kujtuan "Karnavalet e Korces" dhe citati "jeta eshte arithmetike Olimbi"...
Gjithsesi kisha bere ndermend te postoja nje fjalor humoristik shqip-turqisht.
Me kete rast thashe te ma kontrollonte Eni para se ta postoja tek Mamadhia.
Kur e kisha fjalorin nuk e postoja dot.
Tani qe jam ketu e po postoj s'kam fjalorin.
Halle halle...

19 February 2007

TAXI

Taxi jo si ne shprehjen "dua te marr nje taksi per te shkuar diku" por si ne filmat TAXI te Luc Besson (regjisori i Nikites, Fifth element, Banlieu 13 etj etj etj).
Me filmat e tij me ka prezantuar nje shoqe rumune.
Tani po rishoh 3 nga seria TAXI.
Film dhe kokoshka.
C'tju them. Filmat jane te vecante.
Clodhese film-parja nje mbremje te hene.

18 February 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(8)

Kjo poezi u shkrua dhe recitua ne '95-en , ne nje skene provinciale, mes nje parade veshjesh dhe nje koncerti nga te paret e pas "kongreseve". Guximtare jo shaka. Frymezimi kuptohet jo teresisht i imi. Une vetem e hodha ne leter. Sonte vjen si pershendetje per "lizzy-n" ...

Gjysem ore - 10 prill '95
Virus vdekjeprures, kufiri kohor
qe harkun e ores, dredhur mban ne dore
tik-taku kalon, une pres qe te vish
t'i harrojne minutat, zemrat ndare me dysh

Lehtas buzeqesh, ora 5 e 10
do ngrihesh ? do vish ? Apo, te vij vete!
Buzet qe gjakosa, do mi sherosh ti
pse u zbeh fytyra, ku jane ata sy

Ora shkon ngadale. Do dhe 5 minuta
une dridhem si zogu kur i sulet huta
Ja! Nje fershellime.E jotja patjeter.
Une cohem, vishem, sulem jashte si keter.

Te njohesh ...


Ky postim eshte vijim i 5-gareshit (apo 5-pyeteshit) qe inicioi N.Ago nga Athina ne postin "Ja kush jam".
Propozimi ishte te prezantonim 5 gjera per vetveten qe nuk dihen nga lexuesit tane.
Ideja eshte e lehte e megjithate detyra eshte e veshtire.
Jo se nuk e prezantoj dot veten me 5 komente (kush nuk di ta beje kete pasi u eshte pergjigjur qindra pyetjeve te aplikimeve e intevistave "na trego pak per vete ? kush je TI?").
Veshtiresia qendron ne faktin se po te thuash 5 gjera per veten ke thene hicasgje. Madje edhe po te thuash 500 gjera per veten prape hicasgje ke thene.
Se qe te "njihesh" duhet te hash nje thes me kripe me "tjetrin".
E per mua pese pyetje (apo pergjigje) nuk jane as nje thes e as nje luge kripe.
Jane nje verre ne uje.
Ato pese gjera jane vetem detaje te percipta qe renditen thjesht.
Nuk ju bejne te dini me teper per mua dhe as te me "lexoni" me shume apo me shpesh.
Nuk jau heqin kureshtjen.
Nuk me bejne t'ju respektoj apo te me respektoni me shume apo me pak.
Ndaj kete radhe do ta le pergjysem garen (dmth do ta mbyll me veten).
Nese deshironi ta merrni stafeten dhe te prezantoni dicka me teper per veten jeni te mirepritur.
Nese nuk e beni ...une prape do t'ju lexoj me endje (qofte ne blog apo ne e-mailat qe me nisni).
  1. Jam 29 vjec dmth sivjet do te festoj 30-vjetorin.
  2. Kam mesuar ti bie harpes (mgjse nuk i kam rene gjashte vitet e fundit)
  3. Nuk para "vozit" dhe pertoj te marr patenten ketu ku jam (patenta shqiptare qe mora si 18-vjecare nuk me pi uje).
  4. Kam lindur ne Tirane.
  5. Jam bere pioniere tek "shtepia e partise".
  6. (bonus: Jam cinike.)

17 February 2007

Faqe interesante...(3)

Ligje nga gjithe bota per fushat e punesimit, sigurimeve shoqerore, te drejtat e njeriut etj.
http://www.ilo.org/dyn/natlex/natlex_browse.byCountry?p_lang=en

Keshilla mjekesore
http://web4health.info/en/index.shtml

Rrjeti i juridikes europiane per ceshtjet civile dhe tregetare
http://ec.europa.eu/civiljustice/


16 February 2007

Shkurt...

Edhe sot do te shkruaj shume shkurt
dhe me plot gafa.
sepse jam pakez ne humor pas nje feste qe filloi ne ora 16 e mbaroi tani ne 23 (give or take 15 minutes)
Shoqeria e mire eshet e tille apvarsishte nga kushtet dhe mundesite.
Eshte mirenjohese, pa kerkesa , påa pretendime dhe te jep shume me teper se c'i ke dhene pavaresisht nese i ke dhene dicka.
Dhe i vetmi detyrim qe ke ndaj shoqerise se mire eshte te jesh vetvetja. me paragjykimet e tua, me analizat e tua me pjesemarrjen apo mungesen tende.
Shoqeria do te ta pranoje sepse nuk ka asnjehere kerkesa.
Si dashuria. E pakushtezuar.... Unike.

15 February 2007

Jave kujtimesh..

Filloi rastesisht (megjithese une nuk para u besoj rastesive).
Mosbesimi me ka lindur prej kohesh, madje ndoshta sapo fillova te lexoja dhe kuptoja. Nuk me dukej asnjehere rastesi kur dy dite para se te fillonim te lexonim per nje shkrimtar tregohej nje dokumentar per te. Apo kur me duhej te mesoja dicka per gjeografine dhe rastesisht shfletoja nje reviste ku kishte pikerisht te dhena per temen qe me duhej.

Gjithsesi, do te tregoja per keto jave.
Filloi rastesisht (Sic e permenda. E di, jam bere perseritese, po c'ti besh njeriu duhet te perpiqet te perserise qe te mos humbasi fillin e mendimit.) para nje jave e gjysem, me nje mesazh sms nga vajza e halles.
Me pershendeste dhe pyeste pa te keq si zakonisht. Ne mbremje te se njejtes dite rastisa te jem ne "linje" ne internet per te folur me nje shoqe e universitetit. Kishim kohe pa folur. Kishte lindur vajze. Te nesermen u lidha me nje tjeter shoqe te universitetit (nuk do te them asnjehere sa te aferta i kam shoqet se e di se po ta them do m'i keni zili- e rendesishme eshte qe ato e dine se sa vlen shoqeria e tyre per mua).
Nderkohe qe flisja me te me erdhen dy mesazhe e-maili, te dyja nga shoqe te gjimnazit, te nisura ne te njejten ore nga dy cepa te ndryshme (te Tiranes).
Po ate dite dola per dreke me nje te njohur tjeter, juriste me te cilen kam bere nje kurs sindikalist para 6 muajsh. Ajo ka nje jave qe ndodhet ne qytetin tim.
U ndjeva e lidhur me boten me fije te pandashme njohjeje. I perkisja dickaje me te madhe.
Sikur sapo u vendosen lidhjet e une mora vesh qe ato ishin mire u ndjeva edhe vete me e qete.
Te premten qe shkoi mora mesazh nga nje adashe. Kishim kohe pa folur (Jane bere 12 vjet valle ?!). Kishte rigjetur adresen dhe i premtoi koha te me niste nje pershendetje.
E kam harruar pak rradhen engjarjeve (harresa e zakonshme e se perditshmes plot ndodhi pakuptim por qe kerkojne "bite" kujtese) por mund te kujtoj qe edhe dje mora perseri shume mesazhe. Nder te tjera nga te njohura pune (me te cilat pothuaj i kam shkeputur lidhjet prej kohesh - per shkak te ndryshimit te vendit te punes), nga te njohura shkollash, kursesh private etj.
Dahlia ne foto eshte simbol kujtimesh. Te bukura, te trazuara, melankolike dhe jo te tilla.
Ju uroj te gjitheve dite e jave kujtimesh. Te pakten ndonjehere.
Ja vlejne...Sinqerisht!

14 February 2007

Gezuar...

Me teper se kaq nuk kam kohe te shkruaj sot.
Madje edhe kaq thuaj e pamundur.

Shen valentin te lumtur te gjitheve .

13 February 2007

Gjumi...jetedhenes




Foto: ABLESTOCK
Nje studim i ri verteton se gjumi gjate dites (pasdrekes) mund te shpetoje jete.
Studimi eshte grek dhe sipas tij gjumi i pasdrekes ul rrezikun e vdekshmerise nga semundjet e zemres.
Ideja e "powernap" apo dremitjeve te shkurtra (5-20 minuta) gjate dites ka disa vite qe perdoret ne Danimarke, me bindjen se efektet e gjumit jane gjithmone pozitive.
Shume njerez konstatojne nje lodhje pasi kane ngrene dreke dhe nese do t'u jepej mundesia askush nuk do t'i thoshte jo nje "sieste" pasdrekes.
Gjithsesi, behet fjale per nje grup studiuesisht prane universitetit mjekesor te Athineste cilet gjate gjashte vieteve kane studiuar zakonet e "fjetjes pasdreke" te mese 23 000 grekeve. Resultatet nuk mund te keqinterpretohen. Ne krahasim me personat qe nuk flene ne dreke, ata persona qe fjeten reth 30 minuta te pakten 3 here ne jave, shfaqen nje ulje me 37% te rrezikut te vdekshmerise se shkaktuar nga semundjet e zemres.
Nder meshkujt, efekti i uljes se vdekshmerise , ishte 64%. Studimi eshte unik ne llojin e vet sepse pjesemarresit ne te ishin te gjithe njerez ne forme te mire shendetesore.

12 February 2007

Dikur ..persiatja...(1)

Lodhje- 16 maj 1995
U lodha duke kerkuar grimca dedikimi ne trupin tim.
Kur e gjeta me ne fund "pepiten" e famshme, ajo ishte fsheur ne nje nga ujevarat e shpirtit.
Ndoshta jam teper e marre ose ndoshta jam aq e mencur sa ta kuptoj se vetem marrezia adhurohet sot ne bote.Ndaj i kultivoj vetes delirin e marrezise si ai qe ka para e i hyn ne gjak deliri i madheshtise.
Dhe une persiat mbi realen dhe abstrakten, mbi te drejten dhe padrejtesine, te ndershmen dhe te pandershmen dhe lundroj vagullt ne universin e fjaleve dhe fjalive totalisht pa kuptim, totalisht pa shprese qe te lexohen.
Me thone qe e teperoj me pesimizem, por s'kam c'bej jam shume tendencioze per t'i lejuar vetes qe gezimi im te duket.
"Jam e cilter" me thone por nuk besoj se jam e sinqerte deri ne fund.
Jam totalisht e pavendosurdhe i besoj si gjithnje asaj fijes fatsjellese te jetes sime qe do te me ruaje nga rrenimi, nga rrezimi dhe nga te gjitha demet e tjera te mundshme.
Ajo qe me acaron eshte mosperfillja dhe banalizimi i nje dedikimi suprem me nje "nuk e besoj" " mos genje".

----------------------------------------------------------------------
Ok. Nonsense do te thoni ju.
C'rendesi ka. Ishin nonsenset e djeshme qe per mua bartin akoma njefare kuptimi.

11 February 2007

Ide biznesi .....?!?


Sipas gazetes Aftonbladet eshte bere nje studim qe tregon se djersa (e meshkujve) ka efekte qetesuese per femrat. Pervec efekteve pozitive ndaj "nervave" ka edhe efekte pozitive ndaj "hormoneve" . Zbulimi eshte bere nga nje studiues amerikan, Dr George Preti, para disa vitesh. 18 femra moren pjese vullnetarish ne "testim". Aroma e djerses se 6 meshkujve rezultoi ne uljen e nivelit te stresit tek "vullnetaret" pas 6 oresh. Gjithashtu u konstatua rritja e sasise se nje hormoni qe ndikonte ne rritjen e deshires seksuale.
Studime mbi feromonet jane bere edhe me pare dhe madje industria kozmetike i ka perdorur feromonet ne pergatitjen e parfumeve te ndryshme sepse feromonet vete nuk bartin as ere as ngjyre dhe mund te perdoren ne kombinime te ndryshme parfumerike . Gjithsesi nje "konkluzion" kaq "konkret" sa ky i doktor Pretit ka prespektive te behet biznes fitimprures i menjehereshem.
Imagjino pershembull biznesin "kartopeceta me ere djerse" .
Sa "clodhese" do te ishin per nje nene te stresuar nga puna dhe ngarkesa ne familje.
Sa yyyyyyyyyyyy shume para do te sillte ky biznes.

O burra djersituni .....se na (c) lodhet
:-P.

10 February 2007

Multitasking dhe mungese perqendrimi

Po bej shume gjera dhe asgje njekohesisht.
Lexoj Glamour (jo numrin e shtatorit qe duket ne foto por ate te shkurtit) nderkohe qe po ndjek ne TV naten e dyte(nga kater te fazes se pare) te festivalit te kenges "Melodifestivalen" ku konkurrojne 8 kenge qe 2 prej tyre te mund te fitojne te drejten e shansit te dyte kurse 2 te tjera te shkojne direkt ne finale.
Njekohesisht lexoj disi e shperqendruar nje roman kriminalistik te autorit Stig Larsson "Män som hatar kvinnor" qe aktualisht eshte nje nga 10 librat me te shitur ketu. Shoh ne internet rifreksimet e dites se blogjeve qe ndjek, shoh ne youtube copeza humori dhe lexoj grimca lajmesh telegrafike nderkohe qe flas ne telefon (kur nuk gricem nese eshte apo jo radha ime per te mbushur filxhanet e zbrazur te kafese).

Me kalojne ne mendje 1001 mendime (idiote dhe jo te tilla) qe nuk ja vlen ti coj deri ne fund (se pertoj ose s'ja vlen), te cilat duke kaluar marrin me vete si kohe ashtu dhe ato therrime perqendrim qe me kane ngelur. Diku dikur, lexova se grate kane aftesine te mendojne disa gjera paralelisht, nderkohe qe burrat i bejne gjerat "nje nga nje". Ishte shkruar ne nje menyre pozitive, si tip komplimenti apo pergezimesh nuk di.
Megjithate sa here me kujtohet si koment, irritohem. Me irriton kushtezimi gjinor prej se cilit edhe po te doja te mendoja vetem nje "mendim" te vetem deri ne fund nuk do ta beja dot.
Sepse njekohesisht me ate mendim do te isha duke menduar listen e ushqimeve per te blere, oraret e mbledhjeve, lajmet e degjuara, vizitat e planifikuara, muziken e deshiruar etj etj etj.

09 February 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(7)

Si do te vije demokracia (per 31 marsin 91) -'shkurt '91
Pak yje
pak qiell i pastër
Shume re të errëta
Pak shpresa të bardha.
Vallë, do të fitojë demokracia ?
Si do të vije ajo ??
-E heshtur, duke ecur me hapin e vjetër
Pak më të bukur, pak më të shpejtë (PS)
- E vrullshme për përmbysje
e gatëshme të ecë ne rrugët e botës (PD)
-E qetë, por cuditërisht e fuqishme (PR)
-Erudite por e pakapshme (PE)
-Apo me kazëm e bel në arrat e lashta (PA)

Si, vallë si ?
Si do jesh Shqipëri.
Nesër do të votojnë për ty.
Si ?!

Edhe hëna e zbehtë është sonte
se s'di si do të zbardhë mëngjesi
Por dielli do të lindë patjetër
dhe jeta do të ecë
puna do të fillojë
dhe ti Shqipëri do të gëzohesh me ne.
Për demokracinë që do të fitojë
për jetën e re!
______________________
Sa idealiste (naive) isha si 13 vjecare ...sido qe te vinte puna do fitonte "demokracia" ...
Pshërëtij



Faqe interesante...(2)

Nje harddisk privat ne Internet. Gigabite i pare falas. http://box.net/

Kur fabrika ruse qe prodhonte aparatin fotografik lomo u mbyll, hapesirat e saj u pushtuan nga entuziaste fotografish qe kane grumbulluar pozat e tyre disi paradoxale ne http://www.lomography.com/

Per te gjithe te interesuarit ndaj scoop-eve dhe thashethemeve http://www.wesmirch.com/

Nese do te krijosh pemen tende gjenealogjike http://www.geni.com/

Si te ziesh vezen (dhe gjera te tjera) tamam sic e do ti http://khymos.org/eggs.php

Ju uroj nje te permte sa me zbavitese!

08 February 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(6)

Kushtet 4 gusht '98
I dashur!
- Mos më perqafo pranë stadiumit Dinamo.
Nje kushërirë llafazane, në një kioskë do na bejë legjendë.

-Mos
puth tek stacioni i trenit.
Vajza e dajës s
ë fqinjës shet diku atje.

-Dor
ën, mos ma hidh tek rruga Bardhyl
Dy teze dhe 6 kush
ërinj do të na shohin patjetër.

-Mos
kap përkrahu tek Piramida
-Syrin mos ma shkel n
ë bulevard.

-Mos
kerko të vij tek ekspozita
Se na sheh syri i bot
ës e s'na fal.

I pastrehi 22 korrik '98
Anës rrugës
Truri jashtë trupit
nga lart poshtë e sodit

gjysëm i gjallë-
gjysëm i vdekur.

Krimbat dhe njerëzit
copëza shpirti i k
ërkojnë-suvenirë!


Perseri per emigracionin

Fotoja e bashkangjitur i referohet nje libri dokumentar te titulluar:
"Pas gjimnazit te gjithe shoket tane kane marre arratine jashte shtetit!"
Libri eshte shkruar ne 2002 si nje forme dokumentari. Kohet e fundit behet gjithmone e me e zakonshme qe te rinjte suedeze kalojne nje pjese relativisht te gjate te rinise jashte vendit. Shume prej atyre qe largohen zgjedhin te banojne ne ndonje kryeqytet europian. Pyetjet qe shtrohen nder te tjera jane: Pse largohen ? Pse qendrojne nje pjese ketu? Pse kthehen ata qe kthehen? Cilat paragjykime u vertetohen dhe cilat hidhen poshte?
Libri eshte nderthurje intervistash, meditimesh, refleksionesh dhe eksperiencash personale. Perpjekja e autoreve eshte te bejne njefare analize per rezultatet qe ky fluks emigracioni i sjell shoqerise suedeze. Nje nga problemet me interes per te gjithe "emigrantet" eshte ndjenja e vecante e "shkeputjes" kur jeton jashte shtetit.
Autoret: Lisa Irenius ka studiuar shkence politike dhe eshte gazetare e lire nder te tjera per gazeten Svenska Dagbladet. Madelaine Levy ka studiuar per gjuhe-letersi dhe punon si gazetare e lire. Ka qene nje nga iniciatoret e revistes letrare Mono.
Te dyja jetojne ne Paris.

07 February 2007

Kaos...

Doja te shkruaja per plot gjera sot, por me duket sikur nuk shkruaj dot per asnjeren tamam.
Po i rendis shkurt.

a) Nje shoqja ime u transferua ne nje qytet tjeter. La apartamentin, shiti biznesin (e te shoqit), mori femijet dhe iku. Iku me gjithe te shoqin ne fakt por duke qene qe ajo eshte shoqja ime dhe jo ai nuk i takon te harxhoj rreshta. Per me teper ajo do te udhetonte vetem ngaqe ai eshte transferuar para 2 javesh dhe po merret me "instalimin" ne qytetin e ri. Nuk me besohet. Jo se kemi qene aq te lidhura sa te hynim e te dilnim c'do dite por gjithsesi ishte ketu, afer, gjithmone. Po te me "duhej" apo t'i "duhesha" nuk ishim me teper se 30 minuta nga njera-tjetra.
Dje kur u takuam si here e fundit para nisjes nuk me besohej. Nuk me besohet akoma....


b) Doja e shkruaja per "varesine" ndaj blogjeve dhe blogimit.
Lexova sot (gjate drekes kur doja te hiqja mendjen nga puna) nje artikull interesant ne revisten "shkencore" (e kuptoni shpresoj qe jam ironike) GLAMOUR. Gjithsesi artikulli i jepte drite fenomenit qe na ka pushtuar te tereve ne (po, edhe TY perderisa je duke lexuar kete blog).
Nevoja qe ndiejme per te qene te mireinformuar me jeten e njeri-tjetrit, me mendimet e njeri-tjetrit si dhe per te rifreskuar faqet e internetit cdo 30 sekonda se mos ka dale ndonje postim/koment i ri. Kishte edhe disa keshilla per te evituar "varesine totale" ndaj blogjeve por duke qene se une kam frike se po t'i postoj ketu ju do filloni ti ndiqni po e evitoj problemin :P

c) Gafat qe na bejme te qeshim
Pata nje diskutim (prape ne pune ..atje ku behet pjesa me e madhe e thashethemeve/diskutimeve te dites) per incidentet me te cilat qeshim.
Dikush tregoi sesi gabimisht kishte mbyllur veten jashte ne ballkon te nje apartamenti ne katin e trete. Kishte qene e premte mbrema dhe ata qe kalonin poshte pallatit ishin ne gjendje "festive" ndaj askush nuk ju pergjigj thirrjeve te saj. Pas disa oresh nje komshi cigarepires kishte dale ne ballkonin e tij dhe si perfundim pas nje diskutimi ishte thirrur nje specialist i cili pasi kishte "shqepur" drynin e deres se jashteme kishte hapur edhe deren e ballkonit dhe e njohura ime ishte rikthyer ne "baze". Ne qeshem kur u tregua gafa dhe dikush sugjeroi qe "specialisti" ndoshta akoma e tregon si histori "budallalleku" nga profesioni i tij.

Ky koment mua nuk ma mbushi mendjen. Jo per gje po mendoj se disa here njeriu e harron se pse qeshi. Mban mend qe u ndie mire, qe u be nje ambjent gallate por jo "ndodhine apo gafen" qe shkaktoi te qeshuren. Te gjithe ata qe moren pjese ne bisede e kundershtuan "vrejtjen" time.
Si thoni ju ? Vertet nuk ka harrese per gjerat e lezetshme ?

d) Kriminalistika
Ose me sakte romanet policore. Ku e gjejne frymezimin njerezit per te shkruar te tille.
Pyetja me lindi sepse jam duke lexuar nje seri librash te tille keto jave.
C'u mungon ne jete nje juristeje, nje ekonomiste, nje gazetare, nje mjeke (pervec parave qe fitojne nga librat) qe i detyron ato te krijojne "vrasje" dhe intriga. Apo jane krijime te tilla te vetmet krijime qe shiten?

05 February 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(5)

Inkoherence (28 tetor 1997)
Inkoherente u linda
- pa e ditur dallimin midis qenies e mosqenies
Inkoherente u rrita
-Pa e mesuar ndryshimin midis jetes dhe JETES
Inkoherente do te vdes
- Pa e kuptuar pse linda, jetova, vdiqa!


Nje cast (28 tetor 1997)
Te desha nje cast
kur puthja jote me rrembente dhe nuk e dija ku isha
e bota irreale me dukej

Piva nje cast
Kur pija ma erresonte llogjiken dhe nuk e dija ku isha
e bota irreale me dukej

U ngazellova nje cast
kur jeta me therriste dhe nuk e dija ku isha
e bota irreale me dukej

Tani. Ketu. Me nje leter, nje laps dhe mure.Mure bosh.
Mure! Mure qe jane shume REALE.

Sa keq qe nuk te dua me
nuk pi dot me
nuk ngazellohem me
asnje cast.


Une..per vete


Posterizim per mungese frymezimi dhe kujtese.
Bardhe e zi eshte melodia e nje dite te lodhshme si e sotmja.
C'rendesi ka nese ishte e "frytshme" apo jo kur tanime ndodhet ne te "shkuaren"...

04 February 2007

Veset qe u tregojne te tjereve se cili je (the telltale stories)

1-Kur je duke lexuar nje liber te merzitshem
Nese vazhdon ta lexosh tregon se je "kokeforte" dhe "luftarak" dhe nuk te pelqen te dorezohesh.
Tregon gjithashtu se c'vlere u ve parave qe ke harxhuar per te blere dicka qe nuk te duhet/nuk te vlen.

Nese e heq menjane dhe e le palexuar tregon ose "mungesen e durimit" qe ke edhe ne fusha te tjera ose qe ke "kurajon" t'u thuash jo projekteve qe te zbrazin shpirterisht.


2-
Si e mban tavolinen e punes
a) tryeza e "dukjes"- e madhe, me pak dekoracione shume hapesira bosh- Sinjalizon kontroll, mireqenie, teperi. Personi me nje tryeze te tille ka ambicie karrieriste dhe nuk e ekspozon veten "private" ne situata profesionale.
b) tryeza e kaosit krijues- te kujton nje tryeze mbi te cilen eshte zbrazur koshi i mbeturinave. Njeriu me nje tryeze te tille eshte krijues dhe i shumeanshem. C'do pjese e interesave te tij ka vend ne tryeze gje qe rezulton edhe ne rremujen e dukshme.
c) Tryeza e "organizuar" -minimaliste,e rregullt. Personi me nje tryeze te tille ka gjithmone nevoje per "konfirmim" dhe ka nje humor te "ndryshueshem". Mund te kete edhe momente "histerie" sidomos kur kujton qe te tjeret e trajtojne padrejetesisht.
d) Tryeza e "kaosit te organizuar" - Tryeza ke nje rregull te cilin e kupton vetem i zoti i saj. Personi ne fjale i sheh gjerat nga shume perspektiva, eshte i shoqerueshem, kompetent por ka tendence drejt punes se teperuar.
e) Tryeza "zgjatim" i personit- Eshte e tejmbushur me kartolina, fotografi dhe gjera te tjera "private". Personi qe mban nje tavoline te tille eshte ne shumicen e rasteve nje femer qe nderhyn shume ne jeten private te kolegeve merret me thashetheme dhe i mungon diskrecioni.

3-Cilen pice zgjedh
Nese merr gjithmone te njejten pice pa i ndryshuar asgje preferon zgjidhjet e gatshme per nje nga tre aresye: sepse eshte me kollaj; sepse ka frike te dali nga e zakonshmja; sepse do te riktheheje nje moment te lezetshem ne kujtese.

4- Si i zgjidh enigmat me foto? (puzzle)
Nese fillon te ndertosh duke u nisur nga motivi pa u menduar se c'vend do te kete motivi ne foto do te thote qe preferon te punosh vetem dhe t'i zgjidhesh vete problemet e tua.
Nese e zgjidh duke filluar nga te kater cepat dhe pastaj gjen pjeset e mesit, je i predispozuar te bashkepunosh me te tjeret dhe sheh avantazhet e nje bashkepunimi te tille.

5- Si i pret ftesat?
Nese e sheh veten si borxhli kur dikush te fton per dreke apo te ndihmon ne ndonje menyre tjeter ke probleme varesie. Nese e pranon ftesen pa problem e sheh veten si pjese e globit ku te gjithe japin apo marrin dicka.

6- Ne cilin vend ulesh ne autobuz/tramvaj
Nese ulesh prane dritares ti e ben kete per te pare jashte ose sepse nuk do te te shqetesojne pasagjeret e tjere. Nese e ben per aresyen e dyte ti ke te njejten sjellje ndaj njerezve edhe ne fusha te tjera te jetes.
Nese ulesh prane daljes mund ta besh kete sepse ke frike dhe do te jesh i siguruar ose sepse do te mos "shqetesosh" fqinjet duke i ngritur nga vendi kur te te vje radha te zbresesh.

7- Teshetima
a) ai qe eshte i "kujdeshem" dhe teshtin me koke te kthyer anash e perpiqet te mos beje zhurme.
Sugjeron nje njeri te qete, te kendshem qe i vlereson marredheniet me njerezit. Mundet gjithashtu te kete frike nga konfliktet.
b) ai qe teshtin gjithmone perpara duke mbajtur doren para hundes. Person "mendimtar" qe ka deshire te kete te drejte dhe nuk deshiron te bashkepunoje.
c) ai qe perpiqet ta mbaje teshtimen sa me gjate. Kur teshtin nje person i tille duket sikur ka kaluar furtuna. Nje person i tille eshte i shpejt, merr vendime me lehtesi dhe ka karakteristika pozitive per nje drejtues.
d) teshetuesi "entuziast" teshtin disa here pas njera-tjeters me ze. Personalitet i shoqerueshem. Eshte gjithmone i hapur per njerez dhe mundesi te reja.

8- Kur i ben gati valizhet para nje udhetimi
Nese dy ore para nisjes fillon te mbledhesh ato gjera qe mendon se do te te duhen je njeri spontan qe i zgjidh problemet kur perballesh me to.
Nese ke bere lista te detajuara per te gjitha gjerat qe mund te te duhen, je njeri metodik qe preferon te jesh i pergatitur ne cdo situate. Mund te kete rezikun qe nuk beson ne vete.

______________________________________________

Nje liber te merzitshem e le pa lexuar (normalisht as qe e blej keshtu qe s'me rendon kuleta).
Kaos i organizuar - hmm I guess I'm flattering myself as usual.
Picen e nderroj nese nderroj restorant- ne te njejtin restoran marr gjithmone te njejten pice, ate me pikanten.
Enigma varet sesa e madhe eshte dhe sa i dukeshm eshte motivi. Ne Enigma me 1500 copa filloj nga kendet.
Plus qe nuk kam durim t'i mbaroj vetem.
Ftesat- what goes around comes around keshtu qe nuk para e vras mendjen. Vetem kur me ftojne njerez qe e "vrasin" mendjen per vete perpiqem t'ja u bej borxh.
Ulem prane dritare- se jam optimiste dhe shpresoj qe vendi ngjitur do te ngelet bosh
Teshtij nga a-c ne varesi te ambientit.
Valixhet i bej naten e fundit.Planin per to e kam bere 2 muaj para. Beso dhe kontrollo me nje fjale :)

02 February 2007

Shq-eng-ip

Pike e zeze, pike e zeze! - Black spot, black spot
Mos e vra trunin - Don't kill the brain
Ne realitet - In reality
Mos e rruj - Don't shave it
Me mire syri se nami - So better an eye than fame
Qofsh shnosh - Be fat
Ne pike te sabahut - In the point of morning
Vaj medet - Oil with sea
Je i mirepritur - you are well received

Kaq gafa jemi njerez bejm anglisht mu kujtuan tani.
Me teper heren ndonje here tjeter.

01 February 2007

Don't dwell on the flaws...

"It is important to remember that your troubles are probably more apparent than real, no matter how real or significant they seem."
The sentece above is a quote from a prediction for the day. I feel like I need to remember it and here's why....

I am troubled. I am angry with myself. I am angry because I had to turn down a weekend's "money for nothing" effort because I have to much to do at work and I have no free time to take on the assignment. I am angry with myself because I had to be egoistical.
I am angry with myself because once I had said NO to being a guide to some italian tourists I felt I had let the people that were asking me of the favor down.
I am angry with them for making me angry. I am angry with them for not taking no for an answer and trying to persuade me.

I am angry because I felt that chatting about with 50 tourists for n hours after a150% work day on friday plus enlightening them with bits of history for about 5 hours on sunday (time on which I had planned to catch up with other work related projects) felt like such a burden that I din't trust myself to do it. And no amount of money in the world would have changed the fact that I din't want to do it. Even if they tried to say that I hade missunderstood the amounts to begin with. Stupid people. It's not about the money you know.

I am angry because taking on the assignment would rattle me wayyyyyy out of my comfort zone. I am angry because when push comes to shove I am a pleaser. I hate to displease myself. I hate to displease others. My logical self's cornering of my real self into going out of my nature, forcing me to say no does no good to my ego. No good at all.